Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 7 Janar 2013

RTP lajmet 7 Janar 2013

Në prononcimin e tij të fundit kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka kërkuar presionin e ndërkombëtarëve ndaj shqiptarëve të Luginës për heqjen e lapidarit. Këto deklarata Daçiq i ka bërë për agjencinë e lajmeve Beta duke shtuar se “duhet të vendosen rrjedha normale, që donë të thotë respektim të ligjit”. “Presim që bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion tek shqiptarët e Luginës që të heqin vetë lapidarin dhe jam i bindur se kështu edhe do të ndodhë, nëse dëshirohet zgjidhje paqësore e problemeve”, ka thënë Daçiq. Ai ka shpjeguar se Serbia është duke u përpjekur që me reagime të jetë parimore dhe e rreptë, por në anën tjetër të mos futet, siç tha kryeministri “në kurthin e provokimeve që po bëhen që Serbia me aksione të caktuara të dënohet për përdorim të tejkaluar të forcës.
—————–
Kryetarët e komunave, kuvendeve, liderët e partive politike shqiptare që veprojnë në Luginë dhe përfaqësuesit e OVL të UÇPMB-së kanë shprehur kundërshtimin e tyre të parezervë ndaj deklaratave të kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq në lidhje me lapidarin e dëshmorëve në Preshevë. Këto qëndrime janë konfirmuar edhe sot në orët e pasdites ku u mbajt takimi I përbashkët në Preshevë me kuvendarët shqiptarë. Sipas tyre deklaratat e kryeministrit Daciq janë vetëm tendeca qëllim kqija për të shfaqur panik tek popullata shqiptare në këto troje. Në mbledhjen e sotme u shqyrtua situata e krijuar pas vendosjes së pllakës përkujtimore në Preshevë. Përveç shqyrtimit të situatës politike dhe të sigurisë u caktua edhe data 12 janarë ditë e shtunë në Preshevë për mbajtjen e seancës së përbashkët të këshilltarëve të tre Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Për mbledhjen e sontme ne intervistuam edhe kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, deputetin popullorë, Riza Halimi dhe kryetarin e LPD-së, Jonuz Musliu. Që nga vendosja e pllakës përkujtimore para godinës së administratës komunale në Preshevë ka pasur reagime të Beogradit, ndërsa kryeministri Ivica Daçiq ka kërkuar heqjen e kësaj pllake duke dhënë si datë të fundit 17 janarin. Në mbështetje të shqiptarëve të Luginës për të mos hequr pllakën, përveç vendasve, kanë dal edhe zyrtarë nga Kosova dhe Shqipëria.
—————–

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se pret përkrahjen e Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë që t’u iket konflikteve të armatosura në Luginën e Preshevës. “Duke pasur mbështetjen e Shqipërisë, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare besojmë se nuk do të vijë deri të ndonjë konflikt i armatosur”, ka thënë Mustafa në RTV 21. Megjithatë ai shton se nuk ka ndonjë raport të vlerësimit ndërkombëtar për shkak të situatës së krijuar për shkak të lapidarit. “Situata e sigurisë nuk ka qenë ndonjëherë më e mirë, lapidari e ka rënduar ndërkaq mediat serbe merren vetëm me aktet e dhunës në Luginë, asnjëherë me problemet e qytetarëve as momenteve të përparimit të këtyre qytetarëve” Ai shton se lapidari u përket të gjithë shqiptarëve. “Ky lapidar i takon kombit sepse dëshmorët e UÇPMB-së janë të kombit.

—————-

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka thënë se Serbia as që duhet të tentojë ta largojë përmendoren e dëshmorëve të UÇPMB-së, e cila është vendosur në Preshevë.“Përmendorja nuk duhet të largohet. Besoj se Serbia nuk do të bëjë gabime sikur në të kaluarën. Serbia duhet të largohet nga politikat kontrantuese”, është shprehur Makolli për “Epoka e Re”. Ai ka vlerësuar se çdo provokim i situatës në Luginë të Preshevës do të ishte në dëm të përpjekjeve për paqe në Ballkan. Ndërkaq, sa i përket mos lejimit të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, që ta vizitojë Kosovën, Makolli ka thënë se parimi i reciprocitetit për vizitat duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

—————–

Ministri i Punëve të Jashtme te Shqipërisë, Edmond Panariti në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit ka deklaruar se heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së do të ndikonte në tensionimin e gjithë Ballkanit. “Duhet parë edhe më gjerë, ky është një kontribut shumë negativ i acarimit të situatës dhe krijimit të tensioneve në atë rajon që mund të ketë ndikim në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Panariti. Serbia duhet të jetë e përgjegjshme dhe të mos ndërmerr akte ekstreme siç është heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së. Një gjë e tillë prek ndjenjat dhe cenon të drejtat e shqiptarëve të Luginës, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Panariti.
—————-

“BE duhet të mendojë mirë kur e bind Serbinë se është neutrale ndaj statusit dhe se dëshiron të ndihmojë që të gjithë të jetojmë më mirë dhe nëse në ditën e sotme ka treguar në të vërtetë fytyrën e vet të vërtetë”, ka deklaruar presidenti serb, Tomislav Nikolic, i cili si duket se nuk pajtohet me faktin se nuk ka marrë leje nga EULEX-i për të vizituar Kosovën. Nikolic ka përsëritur se Krishtlindjet ka dashur t’i kalojë, siç është shprehur “atje ku është më së vështiri– në Kosovë, por komuniteti evropian nuk ka dhënë provimin dhe se kjo ka thënë ‘do të jetë bazë për negociata të ardhshme’”, transmeton Qik. “Unë të kërkoj leje për të cilën e di se më askush nuk do të ma japë – nuk dua”, ka thënë Nikolic i pyetur nëse sërish do të kërkojë të shkojë në Kosovë

—————

Në fshatin Strezoc të Preshevës, ndërroi jetë Skender Musliu, veprimtar i dalluar i kauzës kombëtare, njëri nga themeluesit e OVL-së të UÇPMB-së për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, si dhe babai i dëshmorit, komandantit të njësitit të UÇPMB-së Mitat Musliu. Skender Musliu asnjëherë nuk qiti lot për djalin e tij Mitatin, i cili dha jetën, duke luftuar kundër një regjimi që e gjithë bota demokratike e luftoi dhe e dënoi. Miqësia e tij e madhe ishte me të gjithë familjarët e dëshmorëve, ai disa herë ishte në familjen e krye heroit Adem Jashari, pastaj tek familja Haradinaj, e dëshmorëve të tjerë. Krenohej, që kishte një djalë, në moshë të njomë, që të luftojë një regjim, por dëshira e madhe e tij, ishte që të punohej edhe më shumë, edhe pse shumë iu gëzua pavarësisë së Kosovës, pastaj hyrjes së Shqipërisë në NATO. Para, pak ditësh, mu në kohën që u vulos lapidari i paqes së UÇPMB-së para Kuvendit Komunal të Preshevës, atij i dolën lot, i dolën lot gëzimi, që dëshmorët nuk po harrohen dhe i tha disa të afërmve të tij, se këto lot, janë lot gëzimi e aspak dhimbjeje.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch