Home » Lajme » RTP lajmet 7 maj 2012: Në Preshevë nga 34368 votues, gjithsej ftesës për votim iu kanë përgjigjur 15908 votues

RTP lajmet 7 maj 2012: Në Preshevë nga 34368 votues, gjithsej ftesës për votim iu kanë përgjigjur 15908 votues

Në komunën e Preshevës gjatë ditës së djeshme janë mbajtur zgjedhjet lokale, parlamentare si dhe ato presidenciale. Nga numri i përgjithshëm me të drejt vote 34368 gjithsej ftesës për votim iu kanë përgjigjur 15908 votues, nga të cilat 15721 ishin vota të vlefshme. Ekipi ynë sot ka siguruar informacionet me të fundit ku sipas kryetarit të komisionit komunal zgjedhor Zeqiria Myftari numrin më të madh të votave e ka siguruar Partia Demokratike Shqiptare, e kryetarit të deritanishëm Ragmi Mustafa ( 6397), pasojnë PVD e Riza Halimit me 3762 vota, UDSH – Rami Zulfiu me 2247 vota, RD e Ramiz Latifit me 1098 vota dhe BDL e dr Skender Destani me 820 vota. Nga numri i përgjithshëm i listave pjesmarëse në këto zgjedhje 11 sosh , vetëm 5 nga do të jenë participuese në asamblenë e ardhshme komunale, ndërsa 6 prej tyre si Lëvizja e Re , LPD , LKSH , PLD e Çedomir Jovanoviqit, si dhe dy listat serbe nuk kanë arrit të kalojnë pragun zgjedhor të paraparë me ligj. Ndërkaq sa i përket vendvotimit numër 12 në Bukuroc vendimi final do të merret gjatë ditës së sotme nga ana e KKZ.
——————–
Shtabi zgjedhor i PDSH-së vlerëson jashtëzakonishtë të sukseshëm procesin zgjedhor të 6 majit, ku në radhë të parë ata thonë se janë të kënaqur sepse nuk ka ndodhur asnjë incident. E sa i përket rezultateve preliminare zëdhënësi i partisë më të madhë në Komunën e Preshevës PDSH-së Mitat Saqipi, për Rtv Presheva ka thëbë se janë shumë të kënaqur pasi kanë siguruar një epersi mjaftë të madhe kundrejtë partisë së dytë e cila çdo ditë është duke shënuar rënie të jashtëzakonshme në elektoratë. Nga ana tjetër sa I përket koalicioneve të mundshme PDSH është pro vazhdimit të koalicionit të fundit që ka udhëhequr me pushtetin local, por Saqipi thotë se nuk do të përjashtohet asnjë parti shqiptare, pasi që PDSH e ka konfirmuar edhe në mandatin e fundit se bashkëpunon me të gjitha partitë shqiptare. Rezultatet preliminare pa vendvotimin numër 12 në BL Bukuroc e cila është prishur flasin se Partia Demokratike Shqiptare, e kryetarit Ragmi Mustafa ka 6397, pasojnë PVD e Riza Halimit me 3762 vota, UDSH – Rahmi Zylfiut me 2247 vota, RD e Ramiz Latifit me 1098 vota dhe BDL e Skender Destani me 820 vota.

————————

Unionit Demokratik Shqiptar në zgjedhjet e 6 majit ka arritur të siguroj rreth 2247 vota. Rezultatet preliminare që janë të shpallura nga Kominisioni Komunal Zgjedhor janë zyrtare për pos vendvotimit numër 12 në Bukuroc por ne si parti jemi të kënaqur por jo plotësisht nga rezultatet e shënuara sepse kemi pritur edhe më shumë, ka thënë kryetari I shtabit zgjedhor të Unionit Demokratik Shqiptar Naser Aziri. Ai në mes tjerash ka theksuar se ka pasur shumë parregullsi në listat zgjedhore për zgjedhësit konkretisht mos gjetja e emrave të zgjedhësve që ka ndikuar mjaft në dobësimin e rezultatit për UDSH. Zoti Aziri më tej ka shtuar se është bërë një analizë nga anëtarët e kryesisë së UDSH-së për disa vendvotime si në njësinë numër,1,2 ,3 dhe 9 që janë thyer disa rregulla të votimit që së shpejti do ti bëhen publike. Në garën për zgjedhjet e 6 majit Unioni Demokratik Shqiptar është radhitur në listën me numër katër.

——————-

Procesi zgjedhor i 6 majit konsiderohet i qetë edhe nga Rilindja Demokratike. Kryetari i shtabit zgjedhor të RD-së Naser Nuredini, thotë se me rezultatet preliminare është konfirmuar forca e këtij subjekti politik dhe ka heshtur të gjithë ata që kanë sulmuar RD-në në mënyra të ndryshme sa i përket fuqisë që ka. Nuredini gjithashtu thotë se duke parë në rend të parë qetësin e zgjedhjeve, ky subjekt pastaj është i kënaqur edhe me rezultatin që ka arritur dhe me numrin e votave. Edhe RD është pro vazhdimit të koalicionit të fundit që ka ekzistuar pasi me këtë edhe vetë qytetarët kanë konfirmuar se koalicioni ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Në bazë të rezultateve preliminare RD ka marrë 1098 vota apo rreth 7%, mirëpo mungon edhe numri i votave të BL Bukurocë, ku ky subjekt pret që të rritet numri edhe më shumë në çka do të ndikojë edhe në bisedat për koalicione.

———————–

Bartësi i Koalicionit serb Fushëgropa e Preshevës për Serbinë e bashkuar Ivica Dacic, Dragoljub Filipoviq në zgjedhjet lokale ka siguruar 413 vota nga serbët vendorë, vota këto që nuk sigurojnë mandat në kuvendin komunal. Ai e quan si faktorë befasues votimin e partive shqiptare nga serbët lokal. Votuesit ishin mjaftë të përgjegjshëm ashtu siç ishim marrë vesh nga kampanja parazgjedhore. Ekziston një moment që duhet theksuar se kemi paraqitje të votave e duke mos e parë nga konteksti negativ por si faktor befasues. Në mjediset ku kemi pritur përkrahje absolute koalicioneve tona, kemi vota që kanë përkrahur Partinë Demokratike Shqiptare dhe Partinë për Veprim Demokratik. Nëse është vet vullneti i tyre ne do Të respektojmë ata ka deklaruar për Radio Televizionin Presheva, Bartësi i Koalicionit serb Fushëgropa e Preshevës për Serbinë e bashkuar Ivica Dacic, Dragoljub Filipoviq.

———————–

Partia Liberal Demokratike e Çedomir Jovanoviqit nuk ka kaluar pragun zgjedhorë për të hyrë në kuvendin komunal me asnjë mandat këshilltari. Për zgjedhjet lokale kjo parti ka siguruar 108 vota për zgjedhjet parlamentare afro 900 vota ndërsa për zgjedhjet presidenciale Partia Liberal Demokratike ka siguruar 1100. kandidati për deputet njëherët menaxher i kësaj partie për Radiotelevizionin Presheva ka vlerësuar se zgjedhjet e djeshme lokale nuk ishin garë reale duke potencuar problemet teknike që kishin hasur. Komisionarët e PLD-së nuk u lejuan që të qëndrojnë si përbërje e zgjeruar edhe pse ishin me vendim të nivelit republikan. Ndërsa për zgjedhjet parlamentare ishin hasur edhe disa parregullsi me theks të veçantë në vendvotimin numër nëntë ku 280 vota u anuluan përderisa nuk ishte bërë procesverbali nga komisioni i kësaj njësie.

Partia Liberale Demokratike përkundër programit të sajë demokratik nuk mori besimin e duhur të qytetarëve preshevarë për ti përfaqësuar në asamblenë komunale dhe në nivelin qendrorë.
———————–

Bartësi i Listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka deklaruar se ka pasur gabime në procesin zgjedhor të zhvilluar dje në Serbi. “Ka mjaft elementë rëndues filluar nga gabimet shumë të mëdha në listat e zgjedhësve deh certifikatat e regjistrit unik zgjedhor. Janë fshirë mjaft persona, në lista nuk ekziston renditja alfabetike dhe votimi ka zgjatur më shumë”, ka thënë Halimi për FoNEt. Ai ka shtuar se qytetarët në Preshevë kanë pritur “edhe nga gjysmë ore për t’u gjetur dhe për t’u evidentuar në regjistrin zgjedhor “. “Ministria për administrim shtetëror nuk i ka përgatitur me kohë regjistrat zgjedhorë, nuk është respektuar Ligji për përdorimin zyrat të gjuhëve. Çdo gjë ka qenë cirilikë, nuk ka pasur alfabet shqip. Ka gabime në emra për shkak të shkrimit ndryshe, ka edhe gabime të tjera, por më të rëndësishmet janë ato të renditje alfabetike për ç’shkak janë bërë pritej që të gjenden votuesit”, ka thënë Halimi.

—————-

Gazeta Blic njofton se partia e Boris Tadiqi në zgjedhjet parlamentare ka marrë 26,6 për qind të votave ndërsa ajo e Tomislav Nikoliqit 25,2 për qind. Këto janë rezultatet e para, ndërsa numërimet po vazhdojnë dhe këta të dy do të përballën në balotazh. Blic thotë po ashtu se radikalët nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor .Vendvotimet e janë mbyllur në orën 20. Për postin e presidentit kanë garuar 12 kandidatë – në mesin e tyre Boris Tadiqi dhe Tomislav Nikolliqi, të cilët pritet të shkojnë në balotazh.

————————-

Arrestimet e pesë shqiptarëve në Luginën e Preshevës i ka dënuar me vendosmëri edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i cili ndodhet në Vatikan për një vizitë zyrtare. Kreu i Shtetit përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës dënon me vendosmëri arrestimet e fundit të shqiptarëve nga policia serbe në Luginën e Preshevës dhe rritjen e tensionit etnik atje në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi.“Presidenti i Republikës dënon me vendosmëri këto skenare ogurzinj të forcave ultranacionaliste serbe për të krijuar terror dhe frikë ndaj popullsisë shqiptare. Këto veprime të paramenduara që shkelin standardet demokratike dhe personalitetin e palëkundur të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës, synojnë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë e popujve të rajonit tonë”, thuhet në reagimin e Presidentit Topi. Presidenti i Republikës thekson se, “tashmë në Evropën demokratike asnjë skenar i forcave ultranacionaliste dhe shoviniste serbe dhe i kujtdo qoftë nuk mund të trembë shqiptarët, t’i terrorizojë ata dhe t’i largojë nga të drejtat e tyre legjitime për të jetuar të barabartë e në paqe në trojet e tyre amtare”, deklaron Kryetari i Shtetit shqiptar. Më herët këto akte të rëna të Serbisë i kanë dënuar me forcë edhe Qeveria e Shqipërisë dhe Partia Socialiste.

———————-
Arrestimet e kryera nga forcat speciale të xhandarmërisë serbe në Komunën e Bujanocit janë vazhdimësi e politikës millosheviqiane dhe aspak befasuese për qytetarët e Luginës së Preshevës, ka vlerësuar kështu politologu nga Kosova, Albinot Maloku. Vjedhja e lirisë së qytetarëve të pafajshëm indinjon thellë çdo luftëtar të të drejtave të njëriut, andaj me të drejtë qytetarët Shqiptar duhet të protestojnë. Ky arrestim i pacip e i pa bazë, e mbi të gjitha brutal nga forcat e xhandarmëris ndaj familjeve të pafajshme të Komunës së Bujanocit është i motivuar politikisht nga ana e ministrit aktual të punëve të brendshme dhe pasardhësit të Millosheviqit, Ivica Daçiq dhe se i ndihmon acarimit edhe më të madh të raporteve ndëretnike në Luginë të Preshevës. Faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës duhet ta dëshmojë unitetin e saj në këto momente të rënda për shqiptarët atje. Sipas politologut, Albinot Maloku Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës janë të obliguara të shtojnë në këto momente shumë të rënda për shqiptarët e Luginës së Preshevës, vëmendjen e tyre dhe presionin ndaj faktorit ndërkombëtar, duke i informuar për bëmat e Serbisë kohëve të fundit
——————-
Ish- shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tash lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, e ka vlerësuar akt të shëmtuar dhe barbar arrestimin e tetë shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e xhandarmërisë së Serbisë. Në një intervistë për “Epokën e Re”, Musliu ka thënë se shqiptarët e Luginës mund të rimobilizohen sikurse në vitin 2000, kur doli në skenë UÇPMB. “Lindja e UÇPMB-së ndodhi për shkak të këtij diskriminimi që ushtronte dikur regjimi i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosevic. Po qe se vazhdohet kështu, ish pjesëtarët e UÇPMB-së dhe populli në përgjithësi nuk do të rrinë duarkryq”, ka deklaruar Musliu. Në këtë kontekst, Musliu ka bërë me dije se faktori politik shqiptar në Luginë të Preshevës është më i bashkuar se kurrë më parë. Sipas ish shefit politik të UÇPMB-së, në zgjidhjen e problemeve në Luginë të Preshevës duhet të përfshihet Shqipëria, Kosova si dhe faktori ndërkombëtar

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch