Home » Lajme » RTP lajmet 7 mars 2012

RTP lajmet 7 mars 2012

Për nder të shtatë marsit ditës së mësuesit dhe tetë marsit ditës së gruas u organizua sot një manifestim solemn në shkollën fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë .Në këtë solemnitet padyshim se morën  pjesë mësimdhënësit, stafi udhëheqës dhe punëtorët e këtij institucioni arsimorë. E hapjen e manifestimit e bëri drejtoresha e shkollës, Hafize Shaqiri  e cila përshëndeti të pranishmit duke uruar festat.

Programi nisi me korin e shkollës të cilët kënduna  këngën Alfabeti Shqip dhe më pas u  lexuan punimet dedikuar 7  marsit dhe 8 marsit.

Por nuk mungoi as kënga dedikuar ditës së shkollës.

E kishte edhe nga ata nxënës që shkruajnë për mësueset e tyre, dhe njëra nga to ishte Alma Ahmeti e cila ia kishte dedikuar një letër mësueses Syzane.

E pas kësaj u kënduan këngë për nënën , u recituan poezi por nuk munguan as vallet që e bënë edhe më madhështorë këtë manifestim.

Drejtoresha Hafize Shaqiri nga solemnitet uroi të gjithë mësuesit dhe nënat që pozita e tyre në të ardhmen të jetë më e mirë.Por ajo falënderoi edhe arsimtarët që u përkujdesën për këtë program kulturo- artistik.

Pozita e mësuesit sot në vendin tonë kur po shkruajmë e flasim për 7 marsin që shënohet në shenjë respekti për ta pa dyshim se është e vështirë. Por edhe e gruas nuk ka lëvizur shumë, ajo edhe sot nuk gëzon autoritetin e saj të plotë që të jetë e përfaqësuar në mënyrë të barabartë me gjininë mashkullore.

———————–

Nën organizimin e Shtëpis së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, është mbajtur sot manifestimi kushtuar 7 marsit ditës së mësuesit. Të pranishëm gjatë kësaj dite ishin veteranë të arsimit, arsimtarë, përfaqësues të pushtetit lokal, nxënës dhe mysafirë të shumtë. Fillimisht para të pranishmëve okteti i shtëpisë së kulturës kishte pregaditur një program kulturor me këngë shqipe.

Mësuesve ditën e tyre 7 marsin ia uroi edhe drejtori i shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” Naser Nuredini.

Për kontributin e tyre dhënë në arsimin e Komunës së Preshevës, shtëpia e kulturës kishte pregaditur edhe 5 mirënjohje në shenjë respekti për ta.

7 Marsi, dita e mësuesit, sot është duke u shënuar me aktivitete të ndryshme, si në të gjitha trojet shqiptare ashtu edhe në Luginën e Preshevës.

————————————

Rilindja Demokratike duke  i mbledhur rradhët e veta dhe konsolidimin e brendshëm, me datë 6 mars të këtij viti duke filluar në ora 18:00 në ambientet e Shkollës Fillore “ Selami Hallaci” në Rahovicë pas shumë kërkesave të një anëtarësie të mjaftueshme të kësaj qendre të rëndësishme të vendit tonë, e mbajti mbledhjen e vetë konstituive të Rilindjes në këtë vendbanim.

Mbledhjen konstituive e hapi z. Burhan Emerllahu i cili i përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar dhe njëkohësisht duke e konfirmuar legjitimitetin e vullnetit të tyre. Pas një sërë shqyrtimesh dhe analizash të gjendjes, u hodh në votim e vetmja pikë  e rendit të ditës: votimi për konstituimin e degës së Rahovicës dhe u miratua Kryesia prej 39 vetash për të nxjerrë  më tutje Kryetarin z. Naser Sadiku, nënkryetare znj. Hana Emerllahu, sekretarë z. Faik Rexhepi dhe arkatarë z. Selajdin Sylejmani.

Pas miratimit të konstituimit të nëndegës së Rahovicës, tamam ashtu sic e kërkon rendi, të pranishmëve i’u drejtua Kryetari RD-së dr. Ramiz Latifi dhe anëtarë tjerë të Kryesisë së poasazgjedhur, duke e konfirmuar edhe njëherë konstituimin e legjitimitetit të vullnetit të tyre, dhe duke u zotuar se do të përpjekemi që gjithmon të jemi në koherencë me kërkesar e kohës dhe të popullatës tonë, njofton Qendra për Media e RD-së.

 

Serbia do t`i dëshmojë Qeverisë së Kosovës se nuk e ka njohur Pavarësinë edhe nëpërmjet shkeljes së drejtpërdrejtë të sovranitetit të shtetit që në bashkëpunimin regjional do të prezantohet me fusnotë.

Presidenti serb, Boris Tadiq, është marrë vesh me përfaqësuesit ndërkombëtarë që të heqë dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, por Serbisë do t`i mundësohet që në veri t`i mbajë zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale nëse vendoset që në shtetin fqinj më 29 prill ose 6 maj të mbahen tri palë zgjedhje: presidencialet, të përgjithshmet dhe lokalet e jo vetëm ato të përgjithshme dhe lokale, siç është vendosur tashmë. Sipas burimeve ndërkombëtare, Tadiq do ta arsyetojë mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale me Rezolutën 1244, ose me pamundësi teknike, por sipas të njëjtave burime, sa u përket zgjedhjeve të përgjithshme për parlamentin e Serbisë, ato do të mbahen në veri, dhe po kërkohet nga Qeveria e Kosovës që mbajtja e zgjedhjeve të mundësohet edhe në pjesët e tjera të vendit, ku qytetarët serbë janë shumicë.

—————————

Vlera e dinarit është duke shënuar çdo ditë rekorde të njëpasnjëshme.

Kursi momental për një euro është 110.93.

Kjo mund të ndryshojë dhe dinari të stabilizohet vetëm nëse Banka Popullore të harxhojë një shumë të madhe devizash nga rezervat e saja shtetërore, e kjo duket shumë pak e realizueshme për momentin.

E humbja e vlerës së dinarit, është duke sjellur edhe ndryshime të çdo ditshme në artikujt ushqimorë, thonë ekonomistët.

Nëse ndodhin situata të paparashikuara, qytetarët deri në fund të vitit një euro do ta paguajnë deri 117 dinarë, thuhet në njoftimet që janë bërë në Analizat makroekonomike dhe trendet.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch