Home » Lajme » RTP lajmet 7 nëntor 2011

RTP lajmet 7 nëntor 2011

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë, direkcioni I policisë në Vranjë përmes një komunikate informon qytetarët për akcionet ditore në të cilën thuhet. Në kuadër të akcionit Morava, zyrtarët e drejtoratit të policisë në Vranjë kanë dorëzuar gjykatësit hetues në gjyqin e lartë në Vranjë Nehat J (1965) nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, prodhim dhe vënie në qarkullim të substancave narkotike. Ekziston dyshimi se Nehat J. gjatë tetorit të këtijë viti nga personi I panjohur ka siguruar mariahuanë të cilën në shtëpinë e vetë në fshatin e lartëpërmendur e ka përgatitur për shitje të mëtutjeshme. Gjatë bastisjes të shtëpisë së Nehat J. në fshatin Rahovicë zyrtarët policorë kanë gjetur tre mijë e 15 gram materie bimore për të cilën fillimisht mendohet se bëhet fjalë për marihuanë, 15 mililitër metadon dhe 17 kapsula të barit ksanaks. Gjykatësi hetues pas marrjes në pyetje Nehat J. I ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh, thuhet kështu në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, direkcioni I policisë në Vranjë.
————————
Me rastin e festës së Kurban Bajramit në bashkësinë lokale Miratoc janë therë sot 8 lopë kurban. Në ceremoninë fetare të therjes kanë marrë pjesë dy imamët Orhan Ademi dhe Bedri Fejzullahu të cilët njiherit janë edhe organizatorë të therjes së kurbaneve. Mishi i kurbaneve do ti dedikohet të varfërve , familje të dëshmorëve dhe banorëve tjerë në fshat. Bejtulla Nebiu është njëri nga donatorët e kurbaneve dhe sipas tij unifikimi banorëve është për tu përshëndetur e sidomos në këtë ditë të madhe që ka si emërues solidaritetin , paqen, mëshirën dhe unifikimin. Ndërsa imami Orhan Ademi thotë se therja e kurbaneve tashmë është tradicionale në fshatit Miratoc. Sipas tij falë kontributit të banorëve kjo traditë po vazhdon. Edhe kryetari i bashkësisë lokale Shezai Shaqiri thekson se ky aktivitet dëshmon humanizmin dhe unitetin e banorëve të fshatit. Ndërkaq ekipi i televizionit tonë në këtë fshat ka përcjell edhe faljen e namazit të Kurban Bajramit.
——————-
Tri nga katër përfaqësues të Bashkësive Islame që veprojnë në Luginën e Preshevë nuk janë të interesuara për krijimin e Bashkësisë Unike islame në Serbi, shkruan B92. Këtë iniciativë e përkrahë vetëm Këshilli i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kryetar i së cilës është Xhemaledin Hasani. Liderët fetar shqiptar në Luginën e Preshevës më së shumti e preokupojnë ndarjet e brendshme, dhe sipas ekspertëve siç shkruan B92, ndarjet që po bëhen në Serbi, aspak nuk i interesojnë. Dr Adnan Ef. Ahmedi, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, e cila kontrollon ndërmjet 60 deri 80 xhami në Luginën e Preshevës, nuk ka qëndrim për raportet ndërmjet dy Bashkësive Islame që veprojnë në Novi Pazar dhe Beograd. Imam Ahemdi ka deklaruar për Tanjug se beson në zotin se do të vijë koha kur të gjithë shqiptarët do të jenë në një Bashkësi Islame. “Dhashtë zoti që të krijohet vetëm një Bashkësi Islame. Shqiptarët në Luginë të Preshevës do ta pranojnë këtë menjëherë” ka thënë dr. Ahmedi. Edhe Mumin Tahiri, gjithshtu nuk është i ngarkuar me raportet aktuale ndërmjet Beogradit dhe Novi Pazarit. Tahiri i cili është kryetar i Këshillit së Bashkësisë Islame në Serbi, thotë se “Nëse Beogradi dhe Novi Pazari mendojnë që është normale që ata të jenë në qendër, atherë edhe ne në Preshevë mendojmë njejtë. Ku është problemi dhe pse Presheva nuk mundet të jetë qendër e Islamit në Serbi? Edhe imami i Xhamisë së Bujanocit Ulvi Fejzullahu pajtohet që të arrihet një koncenzus dhe të formohet vetëm një Bashkësi Islame e fortë.”Të gjithë në Luginën e Preshevës duhet ta dinë se neve këtu së pari na duhen kuadro, një bashkësi islame e organizuar mirë dhe materialisht e fortë” ka thënë Imam Fejzullahu. Iniciativën e Turqisë që të krijohet vetëm një Bashkësi Islame Unike në Serbi e përkrahë vetëm drejtuesi i BIPBM-së, i cili ka qëndrimin e tij se për formimin e saj duhet të jenë bashkëbisedues të barabartë.
———————-
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se me programin e tij, të quajtur “Ndryshimi”, synon ta parandalojë katastrofën e re nacionale serbe. “Serbisë nuk i duhet falli për atë se çfarë do të ndodhë për 30 vjet, e as politika e re e Gazimestanit. Ne duhet të mendojmë për atë se çka na pret për tre muaj. Asgjë nga serbët dhe Serbia në Kosovë nuk do të mbetet, nëse më 9 dhjetor Serbia ndalet dhe nëse jetën dhe fatin tonë e lidhim me barrikada”, ka thënë ai për Tanjug, transmeton Telegrafi. Sipas tij, t’ia marrësh Serbisë të ardhmen evropiane do të thotë ta fusësh në vetizolim. “Serbia është shoqëria më e varfër evropiane, me pagat dhe pensionet më të ulëta, me normat më të larta të papunësisë, investimet më të pakta, rritjen më të lartë të borxhit, sistemin më jofunksional të arsimit dhe largimin më të madh të trurit në Evropë, e këto janë pasojë e politikës së gabuar të Serbisë
———————-
Eksperti për Ballkan dhe këshilltar i qeverisë gjermane Dushan Reljiq konsideron se zyrtarët shqiptar nga Kosova janë gjithnjë e më shumë për bisedime rreth ndarjes së Kosovës dhe rikufizimit. Sipas tij, qeverisja shqiptare gjithnjë e më shumë dërgon sinjale të qarta se janë të ngatshëm të bisedojnë për rikufizim të teritorit. Në serbi ekziston një mundësi që të shkëmbehet pranimi i pavarsisë së kosovës për veriun e saj, ku pjesa veriore e saj të mbetet në Serbi, ku pjesa e mbetur e Kosovës të mbetet shtet në vete ose ti bashkohet Shqipërisë si një teritor i zgjeruar shqiptar, ka thënë Reljiq. Unë mendoj se nga Prishtina vijnë sinjale se edhe kjo qeveri e tanishme e Kosovës do të pranojë një variantë të tillë, thotë Reljiq në një intervistë për Deutsche Welle. Në pyetjen e gazetarit se ndarja e Kosovës a do të ndikojë edhe në vendet tjera ku jetojnë shqiptarët të kërkojnë ti bashkangiten.”Raporti i shqiptarëve me popujt slloven është i ndryshëm. Nuk kanë një gjuhë, ka dallime të mëdha kulturore, në fund të fundit ekziston një konflikt 100 vjeçar ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve rreth saj se ku janë kufijt etnik të ndërmjet këtyre dy nacionaliteve. Pyetja rreth Maqedonisë është e arsyeshme. Mendoj se në Maqedoni ekziston dëshira që shqiptarët që jetojnë atje kanë dëshirë që të formojnë një shtet me shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
——————
Legjenda shqiptare e futbollit, njëri ndër lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare të viteve të ’80 dhe ’90, dhe SK Flamurtari nga Vlora, Sokol Kushta, në një intervistë ekskluzive për Rtv Presheva, fletë për ekipin kombëtarë shqiptarë. Kushta thotë se ekipit kombëtarë nuk i duhen trajnerë të huaj, sepse deri më tash ata asgjë nuk kanë bërë për kombëtaren. Koha për trajnerë shqiptarë ka qenë edhe më herët. Sokol Kushta, kritika të ashpra ka edhe për FSHF, sepse trajnerët e huaj që kanë qenë deri më tash, asgjë si kanë sjell kombëtares, përveç se kur kanë mbetur pa punë atëherë kanë marrë në dorë ekipin shqiptarë, ndërsa sukseset më herët sukseset më të mëdha kanë ardhur me trajnerët shqiptarë. Sokol Kushta, gjithashtu flet edhe për talentat shqiptarë, që tash luajnë për kombëtaret e huaj. Ai, thotë se nuk mund ti kërkosh ndonjë lojtari para që të luaj për kombëtaren, pasi atëherë ia humb ndjenjën për ekipin kombëtarë. Deri më tash shumë talent kanë ikur nga kombëtarja pikërisht se para se të luajnë atyre iu janë kërkuar para. Sokol Kushta, është njëri ndër futbollistët më të dalluar që ka pasur ndonjëherë kombëtarja shqiptare, dhe SK Flamurtari nga Vlora në vitet e saja të arta. Pikërisht ky klub, dhe ky futbollistë, kanë eliminuar KF Partizani nga Beogradi nga garat evropiane, kur në minutën e 90 Sokol Kushta me golin e tij ia pamundësoi ekipit më të mirë në atë kohë në ish Jugosllavi vazhdimin e garave. Sukses tjetër i Flamurtarit në kohën e Kushtës, ka qenë edhe fitorja ndaj Barcelonës me rezultat 1:0 në stadiumin e tyre Flota Kuq e Zi. Kjo ishte edhe fitorja e parë dhe e fundit që një ekip shqiptarë ka bërë ndaj Barcelonës. Tash Sokol Kushta, i dëshpëruar nga FSHF në mënyrën e menaxhimit të saj, si dhe nga udhëheqësia e SK Flamurtari, ka vendosur që definitivisht të mos merret më me sport dhe as me zejen e trajnerit. Ai, tash në qytetin e Vlorës mbanë një kafeteri të titulluar Kampionët, duke iu referuar viteve më të mira të SK Flamurtarit. Në lokalin e tij i cili është hapur para pesë viteve, kurr asnjëherë në TV nuk është emetuar ndonjë program tjetër, por vetëm ndeshje futbolli dhe emisione sportive, ndërsa të gjitha muret janë të mbuluar me foto nga ndeshjet më të rëndësishme dhe takime me udhëheqës të institucioneve sportive.
RTV Presheva

Note privacy spyappsinsider.com/ settings and options can change over time as social networks make updates to their systems

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch