Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 7 Prill 2014 – Presheva me vetëdijesim të pamjaftueshëm për kujdesin shëndetësorë

RTP lajmet 7 Prill 2014 – Presheva me vetëdijesim të pamjaftueshëm për kujdesin shëndetësorë

RTP logo7 prilli shënohet si dita botërore e shëndetësisë. Përkitazi me këtë qytetarët e komunës së Preshevës akoma nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth rëndësisë së kujdesit shëndetësor ka theksuar kështu për RTV –Beqir Nuhiu, kryetar i ShMLP

Qytetarët e Komunës së Preshevës vazhdojnë të mos i kushtojnë rëndësi shëndetit. Sipas kryetarit të Shoqatës së Mjekëve të Luginës Beqir Nuhiu statistikat flasin se qytetarët nuk kanë njohuri rreth mbrojtjes shëndetësore. Dita Botërore Shëndetit Preshevë e gjen pa organizime që do të shërbenin për vetëdijesimin qytetarë. Ndërkaq me rastin e kësaj ditë në Strugë kanë qëndruar anëtarë të shoqatës së mjekëve të Luginës së Preshevës. Ky eveniment për nderë të kësaj ditë botërore të kujdesit shëndetësor është organizuar nga Shoqata  e  Mjekëve Shqiptar në Maqedoni.7 prilli  festohet çdo vit në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.

————————————-

Shoqëria kulturo- artistike Presheva Jehon me çmime të shumta gjatë këtij fillim viti

Shoqëria kulturo- artistike Presheva Jehon edhe më tej vazhdon të jetë pjesëmarrëse nëpër festivale të ndryshme. Sipas  kryetari të SHKA Presheva Jehon Hasim Nuhiu vetëm 60 përqind e programit arrin të realizohet, ndërsa pjesa tjetër nuk mund të  realizohet për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Shoqëria kulturo artistike Presheva Jehon edhe më tej vazhdon të jetë pjesëmarrëse  nëpër festivale të ndryshme kulturore,Hasim Nuhiu kryetar i shoqërisë kulturo –artistike Presheva Jehon për Radio televizionin Presheva thotë se një ndër festivalet më të rëndësishme  ka qenë ai i Bursës në festivalin Ballkanik. Gjithashtu në mars të këtij viti Presheva Jehon ka qëndruar edhe në Zvicër. Ndërsa çdo vit Presheva Jehon  është pjesëmarrëse edhe në manifestimin kulturo-sportiv Flakadani i karadaket,i cili personifikon veprën e komandant Mjekrra, ku  edhe këtë vit ata u shpërblyen me çmim. Kryetari Hasim Nuhiu  fton të rinjtë që të marrin pjesë në SHKA Presheva Jehon,në mënyre që të rritet numri i të rinjve pasi këtyre ditëve në Preshevë do të qëndrojë koreografja nga Shqipëria Arta Paspali e cila do ta ndihmojë këtë shoqëri që të zhvillojë valle të reja,dhe një risi tjetër për Presheva Jehon do të jetë edhe pjesëmarrja në festivale të ndryshme gjatë muajit Prill dhe  Maj.

———————————

Sh.f “ Ali Bektashi” Nasalc –  kalon në gjysmë finale të Kuizit Lugina garon

Në xhiron e VII  , të kuisit të diturisë sh.f Ali Bektashi – Nasalc ka triumfuar kundrejt sh.f.  Ibrahim Kelmedi (1) Prershevë    me rezultat 133 me 121.Ali Bektashi ishte fitues i dy edicioneve të kuisit Lugina garon

Në çerekfinalen e parë  të kuisit të diturisë “Lugina garon 2014 “ ,  janë përballur Diturisë Sh.F. ‘Ali Bektashi – Nasalc e cila ka fituar  kundrejt sh.f.  Ibrahim Kelmedi (1) Preshevë  .

sh.f.  Ibrahim Kelmedi (1) Preshevë                  Ali Bektashi – Nasalc

1. Rina Hasani – kl V-të                             1. Marigona Bektashi  kl V-të

2. Leonit Shabani      kl- VI-të                     2. Arbnora Ibrahimi    kl- VI-të  

3. Fiona Ahmedi kl-VII-të                            3. Besijana Fejzullahu   kl -VII-të

4. Afrim Kamberi      kl- VIII-të                    4. Lirije Dalipi   kl- VIII-të

5. Diellza Presheva                                      5. Leotrim Veseli             

 

Nxënësit janë përballur në këto rubrika :Pyetjet e përgjithshme , drejtshkrimi , Loja e numrave , loja e shkronjave dhe asociacioni .

Në pyetjet e përgjithshme janë përballur në mënyrë individuale nxënësit e klasave të pesta , gjashta , shtata dhe të teta, ku dyja ekipet janë treguar efikas. Rezultatit përfundimtar është publikuar pas asociacioneve ku Sh.f. ‘’Ali Bektashi ’ Nasalc fiton kundrejt Sh. f. ‘’prof.Ibrahim Kelmendi 1 “Preshevë  me rezultat 133 me 121. Kryetari i jurisë prof i gjuhës dhe letërsisë shqipe Xhelal Arifi i  ka vlerësuar lartë dyja shkollat për përgatitjet në këtë kuiz , duke potencuar se kjo garë po ndikon dukshëm në nxitjen e nxënësve për njohuri të përgjithshme. Pas kësaj fitore Ali Bektashi do të jetë pjesë e gjysmëfinales , duke pretenduar kështu që edhe këtë vit të jenë finalisti i kuisit Lugina Garon. Vlen theksuar se kjo shkollë për dy vit resht ishte fituese e kuisit .Në xhiron VIII apo çerekfinalen e dytë do të përballen 9 Maji Leran   dhe Migjeni Caravajkë.

——————

Samit ndërkombëtarë në Turqi, ftohen të interesuarit nga Lugina të aplikojnë për pjesëmarrje

 

Shoqata Ndërkombëtare e Mësuesve dhe Arsimtarëve Lider “Öncü Eğitimciler” me seli në Stamboll të Turqisë organizon samit ndërkombëtarë me mësues nga vende të ndryshme të rajonit. Samiti Ndërkombëtar i Arsimtarëve Lider ka për qëllim ndërtimin e paqes dhe harmonisë së qëndrueshme në Turqi dhe  vendet e rajonit dhe do të mbahet. Ftohen mësuesit e shkollave dhe të interesuar tjerë nga Lugina që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë samit dhe të japin kontributin e tyre me propozime të temave të tyre. Të drejtë pjesëmarrje në këtë samit kanë mësuesit që punojnë në ndonjë institucion arsimor, akademikët, personat që kanë përfunduar studimet universitare, studentë të nivelit master dhe doktoratë. Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë samit mundë t’i drejtohen organizatës joqeveritare “Vëllazërimi” në Bujanoc , e cila do të ndihmojë në paraqitjen e pjesëmarrësve nga Serbia. Sipas organizatorëve të këtij samit në Turqi, pjesëmarrësit duhet aplikuar paraprakisht me propozimet e tyre më së largu deri më 16 maj, ndërsa samiti do të mbahet nga data 23 deri 26 qershor të këtij viti. Gjithashtu organizatorët në njoftimin e tyre lidhur me samitin kanë theksuar se të gjitha shpenzimet e pjesëmarrësve do të mbulohen nga organizatori dhe partnerët e tyre.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch