Home » Lajme » RTP lajmet 8 dhjetorë 2011

RTP lajmet 8 dhjetorë 2011

Me vonesë por dhe debate të shumta ka nisur seanca e V-të e Kuvendit komunal.
Fillimisht këshilltarët e opozitës kanë lancuar kritika duke kërkuar edhe plotësim ndryshimin e rendit të ditës. Mirëpo një kërkesës shumë me vend ishte që të mbahej 1 minutë heshtje për të ndjerët Leka Zogu i parë dhe politikani e publicistin Sabri Godo, çka të gjithë këshilltarët e kryen këtë obligim. Pas kësaj pati edhe më tej diskutime dhe më pas me shumicë votash për tu miratuar rendi i ditës bashkë me procesverbalin.
Përsëri këshilltarët e opozitës kanë diskutuar duke kërkuar sqarime për çdo pozicion, e në foltore për argumentim janë paraqitur kryetari i komunës Ragmi Mustafa dhe kryeshefi për financa Fatmir Azizi.
Ndërkohë pas 4 orë diskutimesh me shumicë votash u miratua rebalanci i Buxhetit për vitin 2011. E kur kaloi kjo pikë, 5 pikave të tjera nuk iu deshtë shumë kohë. Fillimisht u miratua vendimi mbi taksat administrative komunale, vendimi mbi taksat e qëndrimit dhe ato lokale, pastaj vendimi mbi kriteret dhe masat mbi përcaktimin e Qirasë dhe kompensimit mbi rregullimin e tokës ndërtimore , vendimi mbi kompensimin e shfrytëzimit të tokës ndërtimore dhe miratimi vendimi mbi caktimin e lartësisë së normës së tatimit në pronë të gjitha këto vendime për vitin 2012. Kryetari i Kuvendit Besim Abduli seancën e sotme e cilësoi konstruktive duke marrë parasysh edhe debatet e opozitës dhe këshilltarëve tjerë dhe kryeshefa të administratës komunale. Ndërkaq për seancën e radhë e cila do të mbahet ditën e hënë pritet të diskutohen 6 pika të rendit të ditës e më e veçanta është buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2012.
——————
Fshati Breznicë i komunës së Bujanocit sot kishte festë. Banorët e saj me valle kanë festuar asfaltimin e rrugës 2 kilometërshe, që lidhë këtë fshatë të malësisë së Bujanocit me qytetin. E gjitë udhëheqësia e pushtetit lokal të Bujanocit, thuajse sot ishin në këtë fshatë për të përuruar këtë rrugë, e cila është e rëndësisë së jashtëzakonshme. Në vlerën e përgjithshme të projektit e cila është rrethë 30 milion dinarë, banorët e kësaj Bashkësie Lokale, kanë bashkkëfinancuar në këtë projektë kapital. Po sot është përuruar edhe ujësjellësi i ri në këtë fshatë. Kryetari i BL të Breznicës Ramadan Selmani, falenderoi të gjithë ata që kontribuan në asfaltimin e kësaj rruge, kurse imami i këtij fshati tha se dalëngandal Breznica po merrë frymë, qka pak më herët është ndërtuar edhe xhamia e re e fshatit. Në gjithë këtë projektë, neë person mjaftë i dhënë pas vendlindjes
Baftjar Idiqi, ka kontibuar me neë shumë mjaftë të madhe. Ai si ndihmë në asfaltimin e rrugës ka dhënë mbi 3 milion dinarë. Ndërsa edhe përfaqësuesit e pushtetit local të Bujanocit, përgëzuan gjithë banorët e kësaj Bashkësie Lokale për këtë rrugë. Menjëherë pas përurimit të rrugës në këtë Bashkësi Lokale, menjëherë u përurua edhe ujësjellësi i ri. Ndërsa në shenjë mikëpritje banorët e fshatit Breznicë, kishin organizuar edhe një koktej për të gjithë të pranishmit.
———————–
Zyra e re e obmbudspersonit republikan në Bujanoc është ftesë shtesë për qytetarët e kësaj pjese të Serbisë të cilët konsiderojnë se drejtat i kanë të rrezikuara për të na u drejtuar” ka deklaruar në Bujanoc avokati i popullit Sasha Jankoviq, me rastine hapjes së zyrës së re të ombduspersonit. Hapja e zyrës së re të obmbudspersonit republikan në Bujanoc është ftesë shtesë për qytetarët e kësaj pjese të Serbisë të cilët konsiderojnë se drejtat i kanë të rrezikuara për të na u drejtuar,deklaroi dje në Bujanoc avokati i popullit Sasha Jankoviq.Jankoviq pas hapjes së zyrës së re të ombudspersonit, në konferencën për gazetarë tha se përfaqësuesit e avokatit të popullit në Bujanoc nga fillimi i vitit kanë marr 360 parashtesa të qytetarëve të Rrethi të Pçinjit. A theksoi se përqindja më e madhe e parashtsave ka të bëjë me problemet e për çdo dite jetësore, koha i është stërzgjatur
administratës shtetërore. PIO fondi , librat amë, gjykimet e ngadalshme, ndërsa gati sa nuk ka parashtesa në baza nacionale.
———————-
Këshilli Evropian ka vendosur sot herët në mëngjes që Serbia të mos e marrë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian dhe që ky status t’i jepet eventualisht në marsin e vitit të ardhshëm me kusht që të arrijë rezultate në dialog me Kosovën dhe të ndihmojë në lëvizjen e lirë të EULEX-it e të KFOR –it. Mbledhja që ka zgjatur dhjetë orë ka përfunduar herët në mëngjes, njofton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
———-
Ministria e punëve të brendshme ka propozuar ndryshim të ligjit mbi sigurinë e komunikacionit me të cilin do të kthehet kategoria e regjistrimit të përhershëm të targave për makinat bujqësore. Ministri Daçiq ka sqaruar se kjo do të thotë që bujqit një herë nëse regjistrojnë makinerinë e tyre bujqësore, kjo edhe do të jetë regjistrim i përhershëm, duke kujtuar se ligji i tanishëm për trafik parasheh që traktori dhe makineria tjetër që përdoret në bujqësi të regjistrohet çdo vit. Pas miratimin të këtij ligji, do të jetë jetë një lehtësi për bujqit tanë, që të mos paguajnë për regjistrimin e mjeteve që ata i përdorin për bujqësi.
RTV Presheva

One Response

  1. Mabrur thotë:

    Pebrshebndetje!Prej datebs 15 Mars, do teb mund ta gjeni neb (pothuajse teb gjitha) lirirbateb e Tiranebs. Pak meb voneb edhe nebpebr rrethe. Ndebrkoheb, besoj, mund edhe ta prenotoni tek librari juaj i preferuar. Gjithsesi, do ju mbajmeb teb informuar neb lidhje me e7do gjeb.Faleminderit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch