Home » Lajme » RTP lajmet 8 dhjetorë 2011

RTP lajmet 8 dhjetorë 2011

Qyteti i Preshevës sot mori një pamje krejtësisht tjetër në dallim me ditët e kaluara. Malet, çatitë e shtëpive dhe rrugët e qytetit sot u mbuluan nga bora e parë të cilën me pa durim po e prisnin në radhë të parë fëmijët,njerëzit e bujqit për të mbjellat e tyre në kulturat bujqësore. Mirëpo, reshjet e borës nuk zgjatën edhe aq shumë çka do të thotë se probleme në qarkullim të komunikacionit nuk ka pasur. Nga parashikimet e meteorologëve presim ndryshim të temperaturave me reshje bore gjatë periudhës së ardhshme para se gjithash kjo do të ndikoj në radhë të parë në ngritjen e nivelit të ujit kur jemi dëshmitar se në komunën tonë kemi mungesë të ujit në ujësjellësin e qytetit.
———————
Ekipi i Ndërmarrjes Publike “Moravica në Preshevë po e bënë pastrimin e tri puseteve në rrjetin e kanalizimit kryesor të fshatit Miratoc. Persona të pandershëm, me paramendim i kanë mbushur me gurë të mëdhenjë, druj dhe bërlloqe të ndryshme këto pusete, kështuqë është zënë në tërësi qarkullimi i ujërave të zeza të cilët i derdhin banorët e këtij fshati. Ato kanë dalur në sipërfaqe, me çrast është bërë edhe ndotja e tokës së punueshme. Në këto kushte të vështira atmosferike, punëtorëve të “Moravicës iu duhen gati tri ditë punë në fushën e hapur për pastimin e tyre dhe për ta bërë funksional rrjetin e kanalizimit.
————————–
Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Miratoc, Shezai Shaqiri i dënën këto akte barbare dhe apelon tek banorët e fshatit që të jenë të kujdeshëm në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve me rëndësi të veçantë publike, siç është rrjeti i kanalizimit. Ndërkaq , punëtori i Moravicës, Milazim Junuzi, i lodhur nga puna shumë e mundimshme u ankua në kushtet e këqia të punës. Drejtori I Ndërrmarrjes Publike ,Moravica,Naser Sadiku theksoi se mirëmbajtja e rrjeteve të kanalizimit është detyrë e përditshme e tyre,ndërkaq u shpreh I pakënaqur me mjetet e ndara nga buxheti I komunës. Gjithësesi, për këto akte barbare duhet të kyçen edhe organet e ndjekjes dhe të hetuesisë, në zbulimin e autorëve të tyre dhe që ata ta marrin edhe dënimin e merituar. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, bashkëpuntorët e tij të ngushtë, dhe anëtarët e Këshillit Komunal, kanë vizituar sot disa nga projektet që janë në realizim e sipër. Në fokusin e vizitave të sotme kanë qenë hapsirat për nevojat e fakultet në ambientet e Shtëpisë së Kulturës, dhe në pjesën e rregullimit të hapsirave në objektin e mëhershëm të Rtv Presheva. Edhe përkundër kushteve atmosferike, punët që janë paraparë të bëhen brenda këtij viti në këto projekte tashmë janë në fazën e saj përfundimtare. Ish ambientet e Rtv Presheva, tashmë do të shfrytëzohen nga zyra e të rinjëve dhe 3 zyra tjera për nevoja të sigurimit shëndetësorë, qka tashmë qytetarët vertetimin e librezave shëndetsore shumë shpejtë do të mund ta bëjnë në Preshevë, e jo më në Stacionin Hekurudhor. Po sot ka qenë e planifikuar që të vizitohen edhe shumë projekte tjera si salla e edukatës fizike në gjimnazin “Skenderbeu”, ndërtimi I murit rrethues në stadiumin e qytetit në Preshevë, dy projekte në fhsatin Miratocë, ndërtimi i neë rruge dhe shtrati lumit, çerdhja e fëmijëve në fshatin Ashanë, asfaltimin e rrugës në fshatin Raincë, por për shkak të kushteve atmosferike, ato do të vizitohen ditëve të ardhshme.
———————-
Presidenti serb Boris Tadiq ka pranuar se Kosova për momentin është “sfida më e madhe e Serbisë”. Por, sipas Tadiqit, pavarësisht të kësaj, ajo nuk do ta njohë “pavarësinë e shpallur njëanshëm” të Kosovës.”Mirëpo, Serbia dëshiron të gjejë zgjidhje për çështjen e Kosovës – pavarësisht nga ajo nëse një ditë do të jetë anëtare e BE-së ose jo, sepse nuk dëshiron edhe një konflikt që zien në Ballkan. Në kërkim të një zgjidhjeje funksionale të kësaj çështjeje, Serbia mbështetet, mes tjerash edhe në përvojën e dy Gjermanive, të cilat – jo pa kontraversa dhe pa ndërmjetësim dhe përzierjeje nga jashtë – zhvilluan bisedime të gjata dhe të vështira për rregullimin e marrëdhënieve të veta”, shkruan Tadiq në një tekst autorial në gazetën gjermane “Frankfurter algemajne cajtung”. Tadiq ka kritikuar disa politikanë autoritativë gjermanë të cilët, të cilët ndryshe nga mendimi i shumicës së kolegëve të tyre evropianë, angazhohen që Serbia së pari dhe menjëherë duhet ta zgjidhë çështjen e Kosovës për t`u bërë kandidate për anëtarësim në BE.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch