Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 8 Janar 2014

RTP lajmet 8 Janar 2014

Qeveria e Serbisë preshevarëve u bëri dhuratën më të shëmtuar për këtë fillim vit. Ajo zyrtarisht ka tërhequr në Vranjë e Bujanoc gjykatën komunale të Preshevës pa asnjë paralajmërim në institucionet udhëheqëse. Serbia po centralizohet kjo ishte deklarata publike e të parit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Sipas Mustafës reagimet e politikës shqiptare në vend ishin me kohë karshi autoriteteve qeveritare në Beograd, gjatë takimeve me Trupin Koordinues dhe korin diplomatik lidhur me rishpërndarjen e rrjetit të ri të gjykatave në territorin e Republikës së Serbisë. Përkundër kësaj ne morën deklarata cinike nga përfaqësuesit e qeverisë serbe me arsyetimin se ata bazohen në numrin e popullsisë në komunën e Preshevës, tha ndër të tjera Mustafa. Asnjë seancë për vitin 2014 deri më sot nuk është mbajtur për shkak të tollovive të krijuara, ka konfirmuar sot për Radiotelevizionin Presheva, avokati Ejup Kamberi. Pala më e dëmtuar në këtë rast mbetet edhe më tutje qytetari I cili tani e tutje duhet të udhëtojë dhe shërbimet do të jenë më të kushtueshme karshi kësaj çështje. E vetmja shpresë se gjërat do të ndryshojnë në favorin tonë është rishikimi I ligjit për gjykatat në periudhën në vijim, ndërsa reagimet drejtuar institucioneve përkatëse nuk do të ndalen deri sa të shqyrtohet problematikanë fjalë .

———————————————

Taksat e polisave të sigurimit të automjeteve për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës nuk vlejnë për shqiptarët e Luginës. Ato vendosen për pikat e kalimit kufitarë një dhe 31 në vendkalimet në  veri të Kosovës, për shkak të arsyetimit se deri më tani nuk ka patur asnjë administratë që bën shërbimin e sigurimve të automjeteve. Lajmin e ka konfirmuar sot për Radiotelevizionin Presheva, kryetari I komunës, Ragmi Mustafa.

————————————————–

100 mijë euro do të ndahen nga dy qeveritë shqiptare në kuadër të fondit për zhvillim që parashihet për shqiptarët e Luginës. Këto mjete do të dedikohen për përfundimin e projektit të maternitetit, projekt ky i filluar kaceret. Iniciativa për të ndihmuar luginasit është në momentin e duhur ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva, kryetari, Ragmi Mustafa. Qeveria serbe për të ndihmuar këtë pjesë të territorit të banuar me shqiptarë dështoi në tentativë duke anuluar çdo nismë dhe iniciativë të cilit do ministër për ndihmuar në realizimin e projektit për zonën industriale dhe maternitetin. Sipas kryetarit Mustafa për shqiptarët vendës po nis një epokë e re për këtë vit kalendarik. Shqiptarët të përjetojnë ndryshime thelbësore për jetë më të dinjitetshme dhe më të sigurt. Dhashtë zoti që të mos dëshpërohen luginasit edhe nga iniciativat e dy qeverive shqiptare, me trumbetime të ndihmojmë bashkëkombësit tanë. Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës do të mbahet në 11 janar në Prizren.

—————————————————–

Sindikatat kundërshtojë ligjin e  ri për punë

Punëtorët do të jenë ata  të cilët do të pësojnë më së shumti,pasi të drejtat e tyre do të minimizohen nëse miratohet ligji I  ri për punë i propozuar nga Ministria për Punësim dhe Mirëqenie Sociale

Ministria për punësim dhe mirëqenie sociale është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimittë ligjti për punë. Sipas këtij ligji punëtorët do të jenë ata të cilët do të pësojnë më së shumti, pasi të drejtat e tyre do të minimizohen. Ekspertët madje besojnë se miratimi i këtij ligji në Serbi do të mund të kthehen në epokën e luftës për të drejtat bazë të punëtorëve. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Pavarura të Komunës së Preshevës Shaban Ramadani për Radio Televizionin Presheva theksoi se  janë mbledhur nënshkrime  duke iu drejtuar ministrit që mos ta miratojë ligjin e ri për punë,pasi ky ligj do ti bëjë dëm të gjithë punëtorëve.Gjithashtu Zoti Ramadani shtoi se gjithë  sindikatat vazhdimisht janë duke  e ngritur zërin  që ky propozim  të mos  procedohet në kuvend,përndryshe ata zërin do ta ngrisin   edhe përmes protestave. Propozimi i  ligjit të ri për punë është larg standardeve evropiane  dhe të drejtave sociale dhe me këtë humbin elementet themelore të punëtorëve në Serbi.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch