Home » Lajme » RTP lajmet 8 mars 2012

RTP lajmet 8 mars 2012

8 Marsi njihet si ‘Dita e Gruas’, në të gjithë Botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por dhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9të dekada. Kjo ditë u dedikohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat në saj të vlerave të tyre ndryshuan historinë botërore; kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri. Në Greqinë antike, Lysistrata ishte nismëtarja e grevës së seksit ndaj burrave me kusht që ata të ndalonin luftën; gjatë Revolucionit Francez, gratë parisiene kërkuan të drejtat e grave nën thirrjen për “liri, barazi dhe bashkim. Dita Ndërkombëtare e Gruas’ morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Edhe në komunën tonë gratë festojnë nëpër mbrëmje solemne, duke u argëtuar me muzikë lajv, pastaj me dreka dhe darka të shoqëruara në mes vete me mikeshat e tyre si dhe me ceremoni festive nëpër ambiente familjare. Në këtë ditë reflektohet mbi kurajon dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

————————-

Gratë e Luginës i ka uruar kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafas duke shprehur nevojën për përpjekje të vazhdueshme në avancimin e rolit të gruas në rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë. Përgjatë gjithë historisë roli i nënës dhe i gruas ka qenë i domosdoshëm për krijimin e vlerave të përgjithshme shoqërore, kulturore, politike dhe jetësore. Në emrin tim dhe në emër të kabinetit që përfaqësoj dua që të gjitha nënave dhe grave tua uroj Festën e 8 Marsit dhe dua të riafirmoj përkushtimet dhe vizionin e pushtetit lokal në Preshevë për avancimin e barazisë gjinore, përfundon urimi i kryetarit të komunës, Ragmi Mustafa.
————————

Kryetari I Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, njëherit zëvendës kryetarë I kuvendit, Orhan Rexhepi përmes një komunikate përgëzon gratë shqiptare me rastin e festës së 8 Marsit. 8 Marsi është festa e shumëpritur e gruas, Festë që një herë në vit e nxjerr në shesh gëzimin e gruas Shqiptare të Luginës së Preshevës, grua që i ka përjetuar dhe po i përjeton vuajtjet e pandërprera të shkaktuara nga ana e regjimeve të ndryshme serbe. Gruaja Shqiptare, si në Luginë të Preshevës poashtu edhe në gjitha trojet e tjera Shqiptare e ka ruajtur dinjitetin e lashtë, dinjitet ky i trashëguar nga Afrodita, Teuta dhe Kleopatra, i ruajtur më vonë nga Nora, Bubulina, Sevasti Qiriazi, Tringa, Shote Galica e deri te Xhevë Lladrovci. Me siqeritetin dhe dëshirën më të madhe të mundshme për gjithë Gratë Shqiptare kudo ku ato ndodhen që qysh 8 Marsin e ardhshëm ta festojmë në një ambient krejt tjetër nga ai aktual, në Kosovën apo Shqipërinë e Bashkuar, URIME TË PËRZEMËRTA, thuhet në mesazh urimin e Kryetarit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, njëherit zëvendës kryetarë I kuvendit, Orhan Rexhepi

————————-

Klubi I pensionerëve në Stacionin Hekurudhorë në Preshevë me rastin e festës së 8 Marsit, ka grumbulluar sot pensioneret që të festojnë festën e gruas. Pensioneret e ftuara kanë shprehur mirënjohje për drekën solemne që u është organizuar sot të cilat e kanë vlerësuar si rrespekt mjaftë të lartë. Kryetari I klubit të pensionerëve në Stacionin hekurudhorë, Stanimir Stojanoviq ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva se në këtë mënyrë po vazhdohet tradita që ishte më herët. Dreka solemne e pensionereve në kuadër të Klubit të pensionerëve në Stacionin Hekurudhorë për nder të festës së 8 Marsit ka kaluar në atmosferë festive.
—————————

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka theksuar se beteja për të drejtat e grave në Shqipëri duhet të jetë edhe më e madhe. Sekui, në Ditën ndërkombëtare të Gruas është takuar me gratë gazetare, ndërkaq duke vlerësuar se rolin e grave që punojnë në media, ka thënë se ky profesion është edhe më i vështirë në Shqipëri. “Të jesh gazetare në Shqipëri është shumë e vështirë. Është e rëndësishme të nisim ditën me gra që kontribuojnë për vlera. Është me rëndësi që ju të bëni transformimin i cili përbën integrimin”, ka thënë tha Sekui. Duke folur për të drejtat e grave në Shqipëri, ambasadori i BE-së në Tiranë, Sekui ka propozuar që në raportin e Bashkimit Evropian të shtohet një kapitull për rolin e gruas në media

——————-

Kolektivi i shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë, në mënyrë të organizuar mbrëmë kanë festuar 7 marsin ditën e mësuesit. Në këtë festim të organizuar nga drejtoria e shkollës kanë marrë pjesë të gjithë profesorët e kësaj shkolle. Drejtori i këtij institucioni arsimor Talat Arifi me këtë rast ka uruar gjithë arsimdashësit shqiptarë për këtë ditë. organizimi për nder të 7 marsit në shkollëm e mesme teknike “Presheva” në Preshevë, është bërë tradicionale sepse sipas Arifit ajo tashmë është duke u organizuar vite me radhë. 7 Marsi, dita e mësuesit dje është shënuar me aktivitete të ndryshme, si në të gjitha trojet shqiptare ashtu edhe në Luginën e Preshevës.

———————–

Parandalimi i kriminalitetit, drogës e narkomanisë dhe dhuna në familje ishin këto tri temat kryesore që këshilli komunal për siguri bashkë me grupet e saja ka diskutuar gjatë përpilimit të planit aksional. Edhe pse sot 8 marsi është dita kur kërkohen të drejta për gruan , sipas burimeve jo zyrtare dhuna në familje e sidomos ndaj grave po shënon rritje në vendin tonë. Me dhjetëra paraqiten tek ne si pasojë e dhunës në familje dhe kjo dukuri është mjaftë shqetësuese.

Në takimin e sotëm është konfirmuar projekti i fituar në PBILD-ë. Që kapë vlerën e 900 mijë dinarë. E këto dukurive negative të shoqërisë tashmë nuk do të mbahen fshehurazi pasi ato do të luftohen me anë të teknologjisë. Sipas kryetarit të këshilli komunal për siguri Besim Abduli përgjatë rrugës,, 15 nëntori ‘’, e deri tek stacioni autobusëve

do të vendosen kamera që do të vëzhgojnë situatën 24 orë. Sipas kryetarit Abduli ka edhe projekte të tjerë që janë gati por realizim i tyre do të varet nga sigurimi i mjeteve financiare. Ndërkaq nesër do të takohen edhe dy grupet e këshillit komunal për siguri si sigurimi i fëmijëve dhe zonës kufitare, ku dhe do të përmbyllet plani aksional.

——————

Pas themelimit te nëndegës së RD-së në Preshevë, Miratoc dhe Rahovicë mbrëmë më 7 mars të këtij viti me fillim në ora 18 në shkollën fillore të BL Norcë u bë themelimi i nëndegës së Rilindjes Demokratike në këtë bashkësi lokale. Hapjen e kësaj mbledhje konstituive të nëndegës së RD-së për Norçë e beri nënkryetari i Partisë Rilindja Demokratike Naser Nuredini i cili të pranishmit i njoftoi për rendin e ditës, nevojën dhe arsyeje e themelimit të nëndegës në BL Norçë. Në rend dite ishte parapare zgjedhja e organeve të nëndegës e që përbëhet nga kryesia 11 anëtarëshe e nëndegës e cila nga përbërja e vetë zgjodhi kryetarin e nëndegës z.Arsim Hysenin, nënkryetar z.Ejup Salihun, sekretarin z.Qerim Ibishin dhe arkëtarin z.Sokol Mustafën. Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe kryetari i partisë Dr.Ramiz Latifi si dhe anëtarë të tjerë të kryesisë qendrore të partisë të cilët ishin prezent në këtë mbledhje, kurse në fund kryetari i posazgjedhur i nëndegës z.Arsim Hyseni i cili falemideroi të pranishmit për besimin e dhënë dhe u zotua se bashkë me të tjerët do të angazhohet për avancimin e të gjitha heshtjeve që janë në interes të qytetarëve të këtij rajoni.

———————

Me rastin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas në entin parashkollor 8 marsi në Preshevë është mbajtur manifestim kulturor. Ky manifestim është organizuar edhe për nder të shënimit të 30 vjetorit të këtij institucioni arsimor. Kjo festë tani më është bërë tradicionale në vendin tonë,edukatoret e këtij enti parashkollorë me fëmijët e grupeve që i përkasin,kishin përgatitur program kulturo-artistike me këngë e valle për nënat dhe të gjithë mysafiret që ishin prezent. Me këtë rast prindërit e fëmijëve prezent kanë pasur rastin të përcjellin programin e përgatitur edhe në gjuhën serbe. Hapjen e programit e bëri edukatorja Sinavere Shaqiri e cila i uroi festën të gjithë nënave që ishin prezent. Gjithashtu program festiv kishte organizuar edhe paralelja e ndarë e entit parashkollor 8 Marsi,në Shkollën fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë. Edukatoret e kësaj paralele kishin përgatitur program argëtues për nder të ditës së gruas dhe përvjetorin e 30-të të entit parashkollor. Edukatorja Sevdije Kurtishi i përgëzoi fëmijët për programin e prezantuar dhe u uroi nënave festën e tyre. Edhe fëmijët ishin të lumtur me programin e dhënë,dhe të gjithë uruan shëndet dhe lumturi për të gjitha nënat. Lidhur me këtë ditë festive për entin parashkollor 8 Marsi në Preshevë, Selajdin Abdiu drejtor i këtij institucioni theksoi se ne jemi munduar jemi munduar që gjithmonë në këtë ditë ti argëtojmë gjithë prindërit, edukatoret me programin e organizuar për nder të kësaj dite. Gjithashtu zoti Abdiu theksoi se ky është viti i 30-të që ende vazhdon funksionimi i këtij institucioni arsimor. Përmes këtij manifestimi edukatoret dhe fëmijët e kësaj çerdhe kanë pasur rastin që të përcjellin tërë programin e tyre kushtuar kësaj dite.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch