Home » Lajme » RTP lajmet 8 nëntor 2011

RTP lajmet 8 nëntor 2011

Nga dita e sotme nuk do të kenë ujë qytetarët të cilët janë shfrytëzues nga ujësjellësi i Zhunicës, këtë e bëri të ditur përmes RTP Drejtoria e Ndërmarrjes Publike ‘Moravica’ në Preshevë. Për shkak të punimeve që do të bëhen gjatë tre ditëve në vazhdim, një pjesë e qytetit afro 60% do të ketë ndërprerje të ujit. Prej nesër atëherë kur fillojnë punimet e deri të premten, pritet një rezultat me sukses dhe të shtohet kapaciteti i ujit,për të gjithë shfrytëzuesit e ujësjellësit të Zhunicës.
—————
Është bërë sot inaugurimi i mbindërtimit të shkollës së mesme Teknike Presheva në Preshevë. Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë delegacioni i komunës së Preshevës i udhëhequr nga kryetari i komunës Ragmi Mustafa , një numër i madh i nxënësve , profesorë dhe dy drejtorët e shkollave të mesme. Gjithçka gati , dhe shiritin e prenë atyre që iu takoi kryetarit Mustafa dhe drejtori Talat Arifi ,që më pas të gjithë hynë për të vizituar objektin e ri të shkollës. Ky objekt është me standarde bashkëkohore dhe ka kushtuar 23 milion dinarë. Por më së shumti për objektin e ri u gëzuan nxënësit , që tani më do të kenë kushte shumë më të mira. Ndërkaq drejtori i shkollës së mesme Teknike Presheva , Talat Arifi fillimisht falëndero pushtetin lokal për këtë investim shumë të rëndësishëm për nxënësit. Sipas tij kushtet e reja do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e procesit mësimorë pasi së shpejti do të pajisen edhe kabinetet. Po ashtu kryetari Mustafa bashkë me anëtarët e këshillit komunal dhe kryeshefin e financave Fatmir Azizi kanë vëzhguar punimet në ndërtimin e sallës së edukatës fizike për gjimnazin ,,Skënderbeu,,. Kryetari Ragmi Mustafa thotë se vlera e sallës është 24 milion dinarë dhe është salla më e madhe në komunën tonë. Ndërsa ky projekt është hartuar edhe në bashkëpunim me profesorët e edukatës fizike. E drejtori i gjimnazit Abdurrahman Zulfiu thekson se kjo sallë është e një rëndësie të veçantë , pasi që të dy shkollat do të marrin frymë më lirshëm. Në sallën aktuale aktivitetet sportive i zhvillojnë 90 paralele që deri më tani profesorët e kanë pasur të pa mundur zhvillim e stërvitjeve si duhet. Në fund kryetari Mustafa ka uruar të gjithë nxënësit dhe stafin e dy shkollave të mesme për këto dy projekte me rëndësi të veçantë. Por kryetari Mustafa gjatë vizitës së sotme u zotua se investimi në shkolla, e sidomos tek nxënësit si ardhmëri e vendit do të jenë prioritet e stafit e tij .Ai tha se si pjesë e këtyre dy projekteve do të jetë vazhdimi i rrugës Mare Llonçar dhe bashkimi i saj me Qemal Shehun , që shtrihet për gjatë shkollës fillore Ibrahim Kelmendi e deri tek stacioni policorë. Kjo rrugë do të ketë gjatësi 176 metra , me gjerësi 5,5 metra dhe trotuar me gjerësi 1,5 metra duke pasur të instaluar edhe kanalizimi atmosferik. Me hapjen e kësaj arterie do të lehtësohet dukshëm rruga kryesore ,por edhe nxënësit do të kenë siguri më të madhe, pasi në këtë pjesë nuk ka frekuentim të automjeteve.
—————–
Norbert Gisder, redaktor i magazinit gjerman për politikë dhe kulturë GT, shkruan se Rusia po planifikon ndërtimin e një baze të re ushtarake në jug të Serbisë. Sipas tij, Republika qendrore e Ballkanit, Serbia, me këtë po futet nën kapotën mbrojtëse ushtarake ruse. Se në çfarë masa do të bëhet kjo, mbetet të shihet. Rusët po thonë se baza e re në afërsi të qytetit të Nishit ka krejtësisht “qëllime humanitare”. Pilotët ndërkaq thonë të kundërtën, ata thonë se në luginën e Nishit po ndërtohen pista për fluturime dhe aterime edhe për aeroplanët më të mëdhenj. Në anën tjetër edhe kampi ushtarak amerikan i Bondstilit në Kosovë me 386 hektar sipërfaqe, që është baza më e rëndësishme amerikane në Evropë, pas bazës amerikane në Gjermani, ka gjithashtu ambiciet e veta në Serbi.
—————–
Aktivistët e Nismës e të rinjëve për të drejtat e njeriut në Preshevë, sot përmes aktivitetit rrugor në Preshevë, kanë paralajmëruar kampanjën për themelimin e institucionit të ombudsmanit lokal në Preshevë dhe Bujanoc. Nëpërmjet fletushkave të cilët iu janë shpërndarë qytetarëve, theksohet rëndësia e kompetencave të ombudsmanit, dhe pse është me rëndësi që ajo të themelohet edhe në Preshevë dhe Bujanoc. Ndërsa kampanja zyrtarishtë do të fillojë më 15 Nëntor, me fillimin e mbledhjes së nënshkrimeve të 5% të numrit të përgjithshëm të zgjedhëse, në mënyrë që të procedohet edhe në kuvendin komunal të Preshevë, i cili duhet të lejojë themelimin e ombudsmanit në Preshevë. Institucioni i pavarur shtetërorë Avokati i Popullit apo Ombudsmani, ekziston në më shumë se 120 shtete të botës, ndërsa ekzistojnë edhe ombudsman lokal. Projekti për themelimin e ombudsmanit në Preshevë, financohet nga ambasada e SHBA-ve në Beograd.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch