Home » Lajme » RTP lajmet 8 shkurt 2012

RTP lajmet 8 shkurt 2012

Anëtarët e Shtabit Komunal në mbledhjen e sotme kanë analizuar e gjendjen momentale në tërë territorin e komunës së Preshevës pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas tyre gjendja e këtyre ditëve në komunën tonë ka qenë stabile pasi ekipet në teren kanë qenë aktive në pastrimin e rrugëve si dhe duke i ofruar ndihmë qytetarëve nevojtar. Po ashtu këtyre ditëve Shtëpia e Shëndetit i ka ofruar ndihmë të gjithë qytetarëve ku në raste të shumta i ka vizituar edhe nëpër shtëpi. Ndërkaq në mbledhjen e sotme si problem i vetëm është konstatuar mungesa e ujit të pijshëm si pasojë e ngricave, gjithashtu ai apelon që qytetarët mos ti lënë çezmat e hapura pasi dështohet edhe më tej mungesa e ujit. Komandanti i shtabit, Ragmi Mustafa thekson se situata po monitorohet 24 orë në teren punë kjo e cila do të vazhdojë me një intensitet edhe më shtuar për ti dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve. Komandanti i shtabit komunal ka potencuar se do të vazhdohet edhe më tej me pastrimin e rrugëve dytësore dhe në çdo vend ku kërkohet ndihma e qytetarëve.
——————–
Kryetari I Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka pritur sot në kabinetin e tij shefin e programit Progress të delegacionit evropian, Grim Tindel me të cilin ka bashkëpunuar dy vite me radhë për zbatimin e numrit të konsiderueshëm të projekteve në interes të komunës së Preshevës. Ndërkaq, Grim Tindel faleminderoi zotin Mustafa për takimin shumë konstruktiv dhe të frytshëm i cili njëherit ka çmuar atë për punën e tij. “Un mund të shtoj se kemi pasur një diskutim të gjatë për tema konkrete, jo vetëm për projektin e ndërrimit të dritareve të Shkollës Ibrahim Kelmendi projekt I cili do të fillojë së shpejti. Gjithashtu kemi biseduar edhe për projekte regjionale ndër komunale që janë shumë vështirë të realizohen, por me rëndësi është që do të mundohemi ti sjellim ato për të mirën e qytetarëve të komunës së Preshevës. Ndërkaq zoti Mustafa theksoi se sot temë diskutimi ishte edhe pastrimi i ujërave të zeza dhe deponitë në nivel të regjionit të Vranjës deri në Vlladiçki Han. Në fund zoti Mustafa falënderoi Grim Tindel i cili vazhdimisht angazhohet për ecjen përpara të këtyre projekteve.
————————
Kur të gjitha shkollat janë në pushim si pasojë e motit të ftohtë, për disa mësimdhënës vjen një lajmë i mirë. Bëhet fjalë për dhuratat jubilare ku të drejtën e tyre do ta kenë 188 mësimdhënës. Këtë informacion për RTV Presheva e ka konfirmuar kryeshefi për ekonomi financa ndërmarrësim privatë dhe prokurime publike Fatmir Azizi , i cili thotë se dhuratat për vitin 2009/2010 tani janë gati. Sipas tij pas shumë diskutimeve dhe paqartësive rreth pagesës së tyre me që nuk ishte e definuar se kush do t paguante ministria përkatëse apo komuna, kjo problematikë është zgjidhur falë disa takimeve që janë realizuar. E dhuratat jubilare për vitin 2009 do të kryhen deri në muajin maj , ndërsa për vitin 2010 do të paguhen prej muajit prill. Pra të drejtën e dhuratave jubilare e kanë mësimdhënësit të cilët për herë ta parë mbushin dhjetë apo njëzet përvojë pune në arsim. Kryeshefi, Azizi apelon tek mësimdhënësit që ti lënë rrugët gjyqësore , pasi dhurata jubilare do ti jepen të gjithëve ,duke marrë parash se komuna ka mjete të bollshme në dispozicion. Dhuratat jubilare më nuk do të jenë problem për mësimdhënësit tanë, pasi komuna jonë këto dhurata do ti parasheh në buxhetin e vitit të ardhshëm.
——————
Këto temperatura të ulëta të cilët kanë mbërthyer tërë rajonin e po ashtu edhe vendin tonë paraqet probleme nga më të ndryshmet për gjithë qytetarët tanë,ndërkaq vështirësi të mëdha përjeton familja e Dardan Hysenit 4 vjeçar nga Rahovica i cili ditë më parë u kafshua nga qentë endacak afër shtëpisë së tij tek sa qëndronte tek dajallarët e tij në Shoshajë. Me këtë rast ekipi i Radiotelevizionit Preshevë vizitoi familjen e tij për të kuptuar më për së afërmi gjendjen shëndetësore të Dardanit të vogël që është i shtrirë në spitalin për fëmijë Nëna dhe Fëmija në Beograd. Sipas fjalëve të babait të Dardanit, Gazmend Hyseni, gjendja shëndetësore e tij është në përmirësim e sipër mirëpo vështirësi paraqet vizita të cilën ia bëjnë Dardanit në Beograd sepse ka shpenzime të mëdha, me çrast Komuna e Preshevës këtyre ditëve rastin në fjalë e ndihmoi me 450 euro. Në anën tjetër Dardani do t’i nënshtrohet sërish një operacioni mjaft të vështirë, shprehet kështu babai i Dardani. Përndryshe për shëndetin e tij përkujdesen e ëma e dardanit së bashku me prindërit e vetë.
——————-
Duke komentuar ndryshimet e emrave të rrugëve në Bujanoc, ministri për vetadministrim lokal dhe të drejtat e pakicave, Milan Markoviq ka thënë se ndryshimi i disa emrave të rrugëve nuk do mund të bëhet deri sa të jetë ai ministër. “Deri sa të jem unë ministër, nuk do të lejoj ndryshime të tilla të emrave të rrugëve. Ata këtë e kanë ditur para se të votojnë, mirëpo ata këtë e kanë bërë jo me qëllim që ti ndryshojnë emrat, por ti përmbushin interesat e tyre dhe ti zgjidhion problemet brenda partiake” ka thënë ministri Markoviq.
———————-
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, gjatë vizitës së tij në Cërna Trava dhe Surdulicë ka thënë se familjet më të varfëra do të lirohen nga pagesa e rrymës elektrike për muajin shkurt, mirëpo luten që qytetarët të kursejnë energjinë elektrike. Ai ka theksuar se familjet më të varfëra do të kursehen nga pagesa, mirëpo kjo nuk do të thotë se Serbia të harxhojë energji elektrike pa kontrollë. Ai tha se “ekzistojnë shumë familje të varfëra, dhe këtë definicion do ta japë elektrodistribucioni i Serbisë. Kërkojmë nga EPS që në muajin shkurt qytetarët të mos ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike”, mirëpo, ekziston edhe një limit. Sipas tij, muaji shkurt është i vështirë për të gjithë.
————————-
Në një kombi me regjistrime polake në vendkalimin kufitar të Preshevës doganierët kanë zbuluar disa persona që kanë dashur në mënyrë ilegale të hyjnë në Serbi. Siç thuhet në njoftimin e doganës për media, deri në momentin e zbulimit, nuk ka qenë i njohur numri i saktë i personave, pasi procesi ka qenë në vijim, ndërsa në videon e skanerit kanë mund të vërehen 5 deri 6 persona. Emigrantët kanë qenë të fshehur në murin e dyfishtë të krijuar në mënyrë speciale i cili ndodhej pas kabinës së shoferit, i cili ka transporuar motora skuterë nga Greqia drejt Polonisë.
——————-
Pas premtimeve për një abetare dhe tekste në gjuhën shqipe, qeveria kalon në veprimet e para. Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një takim me disa botues shqiptarë, të cilët kanë dhuruar tekste dhe libra artistikë për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës njoftojnë burime nga Ministria e Jashtme shqiptare. Numri dy i qeverisë ka falënderuar botuesit që u bënë pjesë e këtij kontributi, duke vlerësuar lart rolin e kulturës dhe përçimit të saj në kultivimin e identitetit kombëtar. “Kështu fillojmë ose realizojmë një kontribut shumë të madh ndaj nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës.
—————
Ende nuk ka paralajmërime, për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi, ndërsa presioni te Serbia po rritet pothuajse çdo ditë me deklarata të zyrtarëve të paemëruar evropianë nga Brukseli. Në Berlin, nuk ka ndonjë optimizëm të tepruar që Serbia do të përmbushë gjithçka që kërkohet nga ajo, sidomos për shkak të qëndrimeve të konfrontuara për përdorimin e rezolutës 1244 me rastin e përfaqësimit rajonal të Kosovës, shkruajnë mediat e Serbisë. Ata nëpërmjet mediave porosisin se në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së më 27 shkurt Serbia nuk do të marrë statusin e kandidatit nëse Beogradi që në javën tjetër nuk arrin marrëveshje me Prishtinën për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Sipas mediave serbe, diplomatët gjermanë edhe më tutje insistojnë që Serbia të heqë dorë nga ajo që në fusnotë të përmendet rezoluta 1244, ndërsa kanë ofruar edhe adresimin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch