Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 8 Shkurt 2013

RTP lajmet 8 Shkurt 2013

Para ambasadës së Serbisë në Shkup qindra shqiptarë në Maqedoni kanë protestuar sot kundër diskriminimit dhe represionit serb ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe heqjes së lapidarit të UÇPMB-së. Ju shembët lapidarin, por nuk mund ta shlyeni gjakun e Lirisë”,”Jemi në mbrojtje të UÇPMB-së dhe vëllezërve tanë” kanë qenë disa nga motot e protestuesve. Në ballë të protestës  kanë qëndruar kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, kryetari i OVL-UÇK-së, Besim Hoda, si dhe përfaqësuesit e Unionit Studentor të USHT-së. Ndërkaq ambasada e Serbisë ka qenë e “blinduar” me policë. Organizatorët kanë shprehur revoltën e tyre kundër heqjes së lapidarin të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës dhe kanë kërkuar kthimin e tij .Ata kanë konsideruar  se ky akt është bërë me qëllim të caktuar , të rrënimi të vlerave të luftës për barazi dhe për të dëshmuar forcën mbi popullatën e pambrojtur të Luginës dhe si hakmarrje klasike ndaj luftëtarëve të lirisë. Në anën tjetër Kreu  i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu ka thënë se ngjarjet e fundit në Luginë të Preshevës i kanë irrituar shqiptarët kudo që jetojnë. Gjithashtu protestuesit kanë thënë se do të vazhdojnë edhe me protesta të tjera nëse nuk kthehet lapidarin I UÇPMB-së në qendër të Preshevës.Protesta  e sotme u organizua nga Shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe Unioni i Studentëve të USHT-së, ndërsa ajo u përkrah edhe nga parti të ndryshme politike, shoqata, përfshirë edhe Lëvizjen “Vetëvendosje!”.

———————————————

Shkallëzimi i situatës në Preshevë ishte një kurth që ishte vendosur nga disa politikanë shqiptarë lokalë bashkë me politikanë nga Beogradi, ka deklaruar kryeministri kosovar Hashim Thaçi, për gazetën austriake “Die presse”. Sipas tij, tani Kosova po e paguan këtë. Në një intervistë ekskluzive për të përditshmen e Vjenës “Die Press”, Hashim Thaçi tha se ai gjatë takimit të ardhshëm me kryeministrin serb, Ivica Dacic në Bruksel, i caktuar për 22 shkurt të këtij viti do të bisedojë në lidhje me heqjen e strukturave paralele të sigurisë në veri të Kosovës. Thaçi është shprehur optimist se do të jenë në gjendje për të normalizuar situatën në veri. Kur është fjala për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, Thaçi në vazhdim për “Die Presse” ka pohuar se Kosova “është shtet si vendet tjera në rajon, i cila është njohur nga rreth 100 vende, duke përfshirë edhe superfuqitë botërore”.“Kosova do të jetë anëtare e OKB-së në një të ardhme jo të largët, po ashtu edhe anëtare e NATO-s dhe BE-së, por në këtë drejtim kanë filluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke shtuar se edhe Moska zyrtare po zvogëlon gradualisht arsyet për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha ai.

——————————————

Mediat serbe e posaçërisht e përditshmja BLIC duke cituar ministrin për punë dhe politikës sociale Predrag Petoriç  më date 6 shkurt ka  publikuar lajmin se Shtesat për fëmijë  për muajin dhjetor do të jepeshin nga dita e djeshme .Një lajm I tillë  është transmetuar edhe në RTV Presheva. Megjithatë gjatë ditës së sotme në sportelet e postës së qytetit në Preshevë janë paraqitur një numër i madh I qytetarëve të cilët më pas janë kthyer mbrapsht.Më të marrë këtë informacion RTV Presheva ka kontaktuar ministrin për punë dhe politikë sociale të cilët për mes një shkrese kanë demantuar këtë informacion i cili është publikur në mediat serbe. Në këtë shkresë thuhet.,Ligji mbi financimin e mbështetjes së familjes me fëmijë fletores zyrtare nr 16/02,115/05,107/9),rregullohet financimi i mbështetjes së familjes me fëmijë.Neni 14 i këtij ligji parasheh pagesën e shtesave prindërore ,për të gjithë shfrytëzuesit të cilët e plotësojnë kushtin për shtesat prindërore.Neni 17 i këtij ligji parasheh pagesën e shtesave fëmijërore,për të gjithë shfrytëzuesit të cilët e plotësojnë kushtin për shtesat fëmijërore.Të hollat   jipen rreth datës 20 për muajin e kaluar,të parapara me buxhet të viti të kaluar,dhe kanë qenë të mjaftueshme për pagesë te rregullt të shfrytëzuesve,është që nuk ka pasur vonesë të pagesës.thuhet në shkresën e lëshuar nga Ministria për punë dhe politike sociale.Në komunën e Preshevës shfrytëzues të shtesave për fëmijë janë afro  3516 ose 6908 fëmijë ,  ndërsa në Serbi shtesa për fëmijë marrin 205,000 mijë familje , ose rreth 400,000 mije fëmijë.

———————————————

Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Preshevës janë të kalueshme, edhe përkundër reshjeve të borës që kanë filluar prej mbrëmë. Kryeshefi i Fondit për Punë Komunale Burhan Emërllahu thotë se kompanitë përgjegjëse kanë kryer pastrimin e rrugëve në ato vendbanime ku ka pasur nevojë ndërsa për qytetarët asnjë pengesë nuk ka pasur për qarkullim të automjeteve.Emërllahu thotë se edhe nëse reshjet e borës janë me intesitet edhe më të lartë, nuk do të mund të paraqesin ndonjë problem. Kompanitë përgjegjëse për rrugët locale në territorin e komunës së Preshevës janë NP “Moravica”, dhe “Saba Bellça”.

 

——————————————–

 

Për të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës Dardania Plus ka sjellur shërbime të reja  sa i përket shtrirjes së  rrejtit kabllor dhe internetit. Kjo shtrirje është duke u zhvilluar me rrjetin më të ri të digjitalizuar në fshatrat e komunës së sonë si në Zhuncië, Corroticë, Shoshajë, Tërrnavë dhe Miratoc. Sipas fjalëve të përfaqësuesit të kësaj kompanie Nehat Shabani shtrirja e rrejtit të ri është duke u bërë me kabllo optik dhe kaoksiell. Interesimi i qytetarëve për  kyçje në këtë rrjet të kaneleve televizive dhe në internet Dardania Plus është jashtëzakonisht i madh tha përfaqësuesi në fjalë.

Shtrirja e rrjetit kabllor i cili është duke u  bërë nëpër disa fshatra të komunës është mjaft i pranueshëm për bonorët e posaçërisht për disa të rinj të cilët shikojnë kanalet sportive. Aktivitetet e kësaj natyre të  Kabllorit Dardania Plus do të vazhdojnë së shpjeti edhe nëpër fshatrat Raincë e Bkuroc duke i përfshirë gradualisht gjitha fshatrat e komunës sonë.

————————————–

 

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njeh Kosovën, por ka bërë të ditur se problemi i institucioneve paralele duhet të zgjidhet. Daçiq në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka thënë se të gjithë faktorët ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe BE-në e SHBA-në, dëshirojnë që të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd.Kryeministri serb, Daçiq po qëndron këto ditë për vizitë në Washington, ku pritet të takohet me zyrtar të lart të shtetit amerikan. I pyetur se çfarë pret nga Uashingtoni kur është fjala për Kosovën, Daçiq ka thënë se nuk duhet të priten ndryshime spektakulare në këtë fushë. “Është e qartë që ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Në anën tjetër, Serbia edhe më tutje është duke u munduar të gjejë zgjidhje në atë mënyrë që të mendohet se jeta në Kosovë do të jetë e organizuar në asi kushte që Serbia të mos ta njohë pavarësinë dhe si të gjenden modalitete për zgjidhjen e problemit të strukturave paralele”, ka thënë Daçiq. Ai ka shtuar se dëshira e tij ashtu edhe SHBA-së dhe BE-së, është që marrëveshjet e arritura në Bruksel, të zbatohen edhe në terren.

……………….

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi tregohet optimist për normalizimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në një intervistë për gazetën vjeneze “Die Presse”, e cila është botuar në numrin e sotëm, ai shpreson për pranimin e shpejtë të Kosovës në OKB.

Prishtina dhe Beogradi të shtyrë nga trysnia e Bashkimit Evropian për përpiqen për normalizim të marrëdhënieve fqinjësore përmes dialogut, megjithatë, partneriteti mes tyre po krijohet mbi një shtresë shumë të hollë akulli..Largimi i një përmendoreje të luftës në Luginën e Preshevë në jug të Serbisë, në janar, u bë shkak i tensioneve të reja midis serbëve dhe shqiptarëve, të cilat për pasojë, patën dëmtimin e varrezave serbe. Por tensionet nuk munguan as këtë javë. Në lagjen e përzier ku jetojnë shqiptarë dhe serbë, në veri të Mitrovicës, pati disa shpërthime të bombave, ku për pasojë u plagosën dy fëmijë. Për këtë u arrestuar një serb. Kryeministri Hashim Thaçi, në intervistën për gazetën “Die Presse”, flet për fqinjësinë e ndjeshme me serbët dhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës, gati pesë vjet që nga shpallja e pavarësisë.

————————————–

Një mjet shpërthyes i vendosur në një veturë private ka eksploduar në orët e para të mengjesit në rrugën ”Sutjeska”, në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për Radio Kosovën se pronari i veturës është një serb dhe përveç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar. Hoti tha se vetura është në pronësi të një qytetari serb i cili është pronar i një furre buke ku vetëm një muaj më parë ishte sulmuar nga persona të armatosur. Prokurori e ka kualifikikuar veprën si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërsa hetuesit policorë dhe teknikët e kriminlaistikës kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes. Deri më tani nuk ka dyshuar për rastin.

—————————————-

Republika e Kosovës duhet të ketë ushtrinë e vet ashtu si e kanë të gjitha shtetet e pavarura dhe sovrane, tha sot Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz. Ylmaz i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë ka vizituar Ministrinë e FSK-së ku është takuar me Ministrin, Agim Çeku. Ministri i Mbrojtjës i Turqisë, Ismet Yilmaz gjatë takimit me Ministrinë e Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, shprehu gatishmërinë e shtetit turk për ta mbështetur FSK-në, në ta gjitha sfidat dhe objektivat e saj për tu bërë Ushtri e Kosovës. Yillmaz tha se shteti i pavarur i Kosovës duhet t’i ketë të gjitha mundësitë, siç i kanë shtetet e tjera të pavarura.“Kosova është një shtet i pavarur , sovran dhe i barabartë në Ballkanit. Kosova duhet t’i ketë mundësit as më shumë e as më pak se shtetet tjera të rajonit. Qeveria e Kosovës duhet t’i këtë të gjitha mundësit dhe forcën për ta udhëhequr vendin. Si çdo shtet sovran që ka institucionet e veta, siç janë gjykatat , ushtria edhe Kosova duhet t’i ketë këto institucione. Prandaj Turqia do ta mbështes plotësisht Kosovën në fuqizimin e ketyre institucioneve”, theksoi ai.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch