Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 8 Shkurt 2014 – Të gjitha subjektet kundër zgjedhjeve parlamentare- PVD pozicionin e sajë do ta definojë të hënën

RTP lajmet 8 Shkurt 2014 – Të gjitha subjektet kundër zgjedhjeve parlamentare- PVD pozicionin e sajë do ta definojë të hënën

Edhe pas takimit të tretë , nuk është definuar uniteti faktorit politik shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 16 marsit. Por për veç PVD t[ gjitha subjektet politike kanë konfirmuar se nuk do të jenë pjesëmarrës në këto zgjedhje. Ndërkaq kreu i PVD Riza Halimi , qëndrimin e tij do të jap të hënën pas takimit me kuvendin e subjektit të tij .


Spektri politik shqiptarë i Luginës në takimin e fundin të mbajtur në Preshevë ka dalë me qëndrime të kundërta lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare më 16 mars në Serbi
.Kundër pjesëmarrjes janë deklaruar Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Partia Demokratike (PD) , Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptarë, dhe Bashkimi Demokratik i Luginës. Ndërsa,  Riza Halimi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) është deklaruar se pavarësisht qëndrimit të partive tjera shqiptare për bojkot , kryesia e kësaj partie do të vendosë të hënën e ardhshme.

“Brenda subjektit tonë ka qëndrime të larmishme rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, andaj besoje se organi më i lartë i partisë do të vendosë ditën e hënë”, tha Halimi.

Halimi shtoi se PVD ka marrë pjesë në tre mandate në zgjedhjet parlamentare sepse vetëm në atë formë konsiderojmë se mundë të ndikojmë në qëndrimet tona proaktive.

“Ne jemi të vetëdijshëm për  diskriminimin e vazhdueshëm që po i  bëhet shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë,  dhe PVD është aktive në proceset e përfaqësimit dhe ushtrimit të ndikimit për të realizuar të drejtat e shqiptarëve, theksoi Halimi.

Ragmi Mustafa, lider i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë bojkotin e arsyetoi duke thënë se deri më tani nuk është përfillur deputeti popullor dhe kërkesat e tij nga qeveria e Serbisë andaj nuk është e arsyeshme të jemi pjesë e këtyre zgjedhjeve.Qëndrim të njëjtë ka edhe Nagip Arifi, lider i Partisë Demokratike në  Bujanoc i cili potencoi se pavarësisht sugjerimeve nga Tirana, Prishtina e faktori ndërkombëtar do të bojkotojmë këto zgjedhje.Ish lideri i UҪPMB-së, Jonuz Musliu përsëri qëndrimin e partisë së tij se marrëveshja e Konҫulit nuk ka gjet zbatim tek qeveria e Serbisë andaj nuk ka arsye pse të jem pjesë e  parlamentit të Serbisë.Deri më tani në Luginë ka shpallur kandidaturën për deputet, Kujtim Sadriu nga Partia Liberale Demokratike e Serbisë dhe Nexhemedin Saqipi nga Bujanoci.

—————————————————

Mbledhje komemorative – në moshën 46 vjeçare ndahet nga jeta punëtori i RTP Agim Berisha

Dje pasdite në moshën 46 vjeçare është nda nga jeta kolegu ynë Agim Berisha. I ndjeri ishte punëtor i RTP nga 1 prilli i vitit 2011. Ne sot jamë të tronditur nga vdekja e tij por lusim që trupi i tij prehet në paqe. Në mbledhjen komemorative u tha se Agimi ishte me moral të fortë, i qetë, i shoqërueshëm, ngushëllues e kontribuues. Me një fjalë ishte njëri ndër shtyllat e shtëpisë sonë informative.

Stafi i RTV Presheva sot në mbledhjen komemorative ka kujtuar kolegun Agim Berisha i cili dje pa pritmas ka ndërruar jetë në moshë 46 vjeçare.Këtë takim asnjëherë nuk e kishim menduar , por jeta është e tillë dhe për personat si Agimi kujtimet anë të pandashme. Ai ishte njëri ndër punëtorët bazë të RTP , duke kontribuar në të gjitha format u tha në mbledhjen e sotme komemorative dedikuar kolegut Agim Berisha .Edhe kolegët me lot në sy evokuan kujtimet të cilat sipas tyre do të mbesin gjithmonë si udhërrëfyes , për të mirën e shoqërisë por edhe vet institucionin.Agimi ushtroi detyrën e realizatorit teknik, punë të cilën e bëri deri në momentet e fundit të jetës së tij, me dinjitet dhe përpikëri, duke na lënë që gjithmonë ta kujtojmë si njërin ndër punëtorët më të zellshëm dhe kolegët më të respektuar.Ishte me moral të fortë, i qetë, i shoqërueshëm, ngushëllues e kontribuues. Me një fjalë ishte njëri ndër shtyllat e shtëpisë sonë informative.Puna e tij e palodhshme dhe në heshtje, na bënë që ne të krenohemi me Agimin që ishte pjesë e jona e pa ndashme. Agimi u lind më 6 prill të vitit 1967 në Preshevë. Ai më 1 prill të vitit 2011, iu bashkangjit familjes sonë, RTV Presheva, si pjesëtarë i rëndësishëm për ne dhe i pandashëm në çdo moment.

————————————–

Iu dha lamtumira e fundit punëtorit të  RTP Agim Berisha

Familjarë , miq, koleg e shumë qytetarë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit punëtorit të RRTv Presheva të ndjerit Agim Berisha.

 

Pasditën e sotme , shumë miq , familjarë , kolegë e qytetarë të shumtë e kanë  përcjellë për në varrezat e reja të qytetit punëtorit të RTV Presheva Agim Berisha. Në ceremonin e varrimit kolegët e RTP  lexuan një letër ngushëllimi , ku thuhej se Agimi ishte me moral të fortë, i qetë, i shoqërueshëm, ngushëllues e kontribuues. Me një fjalë ishte njëri ndër shtyllat e shtëpisë sonë informative.Agimi Berisha u lind më 6 prill të vitit 1967 në Preshevë. Ai më 1 prill të vitit 2011, iu bashkëngjit familjes sonë, RTV Presheva, si pjesëtarë i rëndësishëm për ne dhe i pandashëm në çdo moment. Agimi ushtroi detyrën e realizatorit teknik, punë të cilën e bëri deri në momentet e fundit të jetës së tij, me dinjitet dhe përpikëri, duke na lënë që gjithmonë ta kujtojmë si njërin ndër punëtorët më të zellshëm dhe kolegët më të respektuar.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch