Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 8 nëntor 2012

RTP lajmet 8 nëntor 2012

Ligji i ri për patent shoferin dhe auto shkollat do të hyjë në fuqi më 15 Nëntor këtë e ka konfirmuar drejtori i kompanisë mimoza 93 Nexhat Kadriu në intervistën e sotme në emisionin e paradites PËR JU. Por sipas Kadriut Auto shkollat në Preshevë po hasim probleme të mëdha pas këtij ligji , pasi poligoni nuk i plotëson kushtet ndërsa në qytet mungon edhe sinjalistika. Ndërkaq kjo do të sjellë edhe dëme materiale edhe për kandidatët të cilët do të duhet të udhëtojnë për në Vranjë. E drejtori i kompanisë Mimoza 93 pret që këtë zgjidhje ta bëjë pushteti lokal. Ndërkaq edhe kandidatët të cilët kanë ngurruar që të regjistrohen para miratimit të rregullave të reja , ata në fakt testit do ti nënshtrohen sipas ligjit të ri. E risi është edhe pjesa praktike sidomos tek ndihma e parë ku kandidatët do të orë shtesë për të improvizuar atë në praktikë. Në fund drejtori i kompanisë Mimoza 93 Nexhat Kadriu ka potencuar se me ligjin e ri tani do të kemi kuadro më të aftësuar , pasi metoda të tilla praktikohen edhe në vendet e BE-së . Patentë shoferi për kategorinë B më së paku mund të kushtojë 54.160 dinarë, pa TVSH. Kandidatët për kategorinë B do të duhet ti paguajnë auto shkollës për pjesën teorike 11.080 dinarë, ndërsa praktikën apo vozitjen 39.400 dinarë, testin kualifikues për teori 918 dinarë ndërsa vozitjen 985 dinarë. Çmimet për kategorinë AM, A1, A2, A dhe B kategorinë do të kushtojë njëjtë 11.080 dinarë, ndërsa për C1, C, D1 dhe D do të kushtojë 1939 dinarë, e për kategorinë F do të kushtojë 9695 dinarë. Për pjesën praktike të kategorisë AM kandidatët do të paguajnë më së paku 5145 dinarë, ndërsa për atë B më së paku 39.400 dinarë.

—————–

Është shënuar sot dita e Shkollës Fillore “Vuk Karaxhiq” në Stacionin Hekurudhor. Nxënës, familjarë të tyre, arsimtarë, udhëheqësit e shkollës dhe mysafirë të ftuar, morën pjesë në shënimin e kësaj dite. Nxënësit për të gjithë kishin pregaditur neë program kulturoro – artistic ku kënduan, recituan, vallëzuan e lujatën disa skeçe humoristike. Drejtori i Shkollës Fillore “Vuk Karaxhiq” Dusha Ristiq falenderon të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në manifestimin e shënimit të ditës së shkollës së tyre. Kjo shkollë tashmë ka bërë tradicionale dhe çdo vitë shënon me manifestime të ndryshme ditën e shkollës.

—————-
Prishtina triumfoi në mbrëmjen e fundit të Festivalit Ditët e Komedis Shqiptare,Teatri Kombëtar I Kosovës mori vlerësimin më të madh të juries dhe u shpërblye si shfaqja më e mire në këtë eveniment I cili vecohet ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në qytetin e Preshevës, që gjatë tetë netëve solli grupet më të mirënjohura teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.Në Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” Presheva 2012 kanë marrë pjesë 8 trupa teatrore të cilët me shfaqjet e tyre morën përkrahejn më të madhe nga publiku preshevar.Ndërsa mbrëmë në natën e fundit të festivalit të komedis ka marrë pjesë Teatri “Bylis” nga Fieri me shfaqjen “Milioneri” me regji të Pëllumb Kullës. Në mbrëmjen e natës finale u ndanë gjashtë çmime, edhe atë Aktorja më e mirë e festivalit u shpall Albana Sançoli nga Tirana, aktori më i mirë Luran Ahmeti nga Shkupi, çmimin regjisori më i mirë iu dha regjisores Burbuqe Berisha nga Prishtina, çmimi special iu nda Teatrit Dodona nga Prishtina, çmimi i karrierës aktorit Luftar Pajo, komedia më e mirë nga publiku u zgjodh “Harroje dashurinë” nga Teatri Kombëtar i Komedisë nga Tirana, ndërkaq shfaqja më e mirë u zgjodh “Nata e dymbëdhjetë” me regji të Ilir Bokshit, nga Teatri Kombëtar i Kosovës. Për aktorët e teatrit Bylis nga Fieri ishte hera e parë që kishin ardhur në qytetin e Preshevës, njëherit u ndanë të kënaqur nga mikpritja e publikut preshevar. Pas përmbylljes së këtij evenimenti të rëndësishëm kulturor edhe drejtori i SH.K. Abdulla Krashnica Naser Nuredini ndahet i kënaqur me tërë punën që kanë bërë rreth festivalit të Komedisë. Festivali Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2011 do të mbetet njëra nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës teatrale e cila është përcjell me mjaft interesim nga qytetarët tanë dhe nga mbarë trojet shqiptare.
——————-
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, një grup prej katër qytetarëve, do të udhëtojnë në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë, për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë që do ta bëjë ky regjion i lindjes. Grupi i përbërë nga Ekrem Avdiu – Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë, do t’ia mësyjnë në këmbë Vlorës, të shtunën më 10 nëntor duke u nisur në ora 08:45h, nga selia e kryetarit të Komunës së Gjilanit. Të pranishëm në këtë akt janë të ftuar të marrin pjesë edhe këshilltarët e Kuvendit Komunal, Drejtorët e drejtorive Komunale, Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Komuna e Gjilanit, kryetarët e Komunave të lartshënuara, shumë qytetarë të Komunës së Gjilanit dhe të tjerë. Përndryshe, Kushtrim Kadriu nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”, ka vlerësuar se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë, të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e Bujanocin. Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë dëshmorët e rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht në luftën e fundit për liri. Sipas tij, vete fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën se Kosova Lindore i takon Shqipërisë.
———————

Ka përfunduar takimi në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. Zyra e shefes së lartë të BE-së, Catherine Ashton, ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se dy palët janë pajtuar që të zbatojnë marrëveshjet e arritura gjatë raundit paraprak të negociatave. Sot jam takuar me Kryeministrinm Hashim Thaçi dhe Kryeministrin, Ivica Daçiq në kuadër të kornizës së dialogut”, ka deklaruar Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë e bashkimit Europian, Catherine Ashton pak pas darkës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe të Serbisë Ivica Daçiq në Bruksel. Ashton ka thënë se ky takim ishte vazhdim i diskutimeve që i kishte ajo në Bruksel më 19 tetor. Sipas saj bisedimet miqësore janë sjellur rreth aspekteve të ndryshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. ”Të dy kryeministrat janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet. Jemi pajtuar që të punojmë në implementimin e plotë të marrëveshjeve dhe kemi mirëpritur rezultatet e grupit të përbashkët punues për Menagjimin e Integruar të kufinjëve të datës 5 e 6 Nëntor”, ka theksuar Ashton. ”Kemi diskutuar për transparencën e fondeve që Serbia ia dedikon komunitetit serb në Kosovë, ndërkohë që jemi ndalur edhe në qështjen se si të përmirësojmë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e religjioze serbe në Kosovë, ka theksuar ajo. Sipas saj, të dy palët janë marr vesh për një grup të përbashkët punues të përgatis një studim të fizibilitetit për autostradën Nish -Prishtinë. ”Jemi marr vesh të takohemi sërish së shpejti”, ka përfunduar Ashton. Duke folur në një intervistë për Televizionin Publik të Kosovës, kryeministri Thaçika thënë se është ngritur edhe domosdoshmëria e zgjidhjes së fatit të personave të pagjetur të luftës. Thaçi ka theksuar se është biseduar edhe për strukturat e Serbisë në Kosovë. Ai ka thënë se ka kërkuar që të bëhen transparente të gjitha mjetet materiale që Serbia jep për strukturat në veri, ashtu si edhe shuarjen e tyre. Edhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka pranuar se në dhjetor do të flitet për IBM-në, por ka shtuar se për këtë çështje Serbia do të parashtrojë disa pyetje. Takimi i parë në mes të Thaçit dhe Daçiqit është zhvilluar më 19 tetor, po ashtu nën praninë e baroneshës Ashton.

——————
Presidenti serb, Tomisllav Nikolliç dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq janë përgjuar nga një seksion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Lajmin e kanë shkruar mediat në Beograd. Kjo gjë ka shkaktuar tension brenda qeverisë dhe institucioneve serbe, pasi nuk ka urdhër zyrtar për një gjë të tillë. Ndërsa sipas dëshmive brenda policisë, përgjuesit kur kanë marrë listën e numrave, nuk e kanë ditur se një pjesë e tyre ishin numra të zyrtarëve të lartë të shtetit. Televizioni publik serb e ka cilësuar këtë gjë si “Uotergejti serb”, kur si në rastin e Amerikës, përgjohen dhe ndiqen krerët e shtetit. Kryeministri Ivica Daçiç, që ditët e para të publikimit të këtij rasti, premtoi një hetim, ndërsa Vuçiq ka thënë se është i shokuar. Më parë është bërë e ditur se afërisht 1 milion qytetarë në serbi përgjohen nga shërbimet secrete.
—————–
Serbia i shtrin dorën Kinës, për një hua madhore prej 1,8 miliardë dollarësh, me qëllim financimin e projekteve të shumta infrastrukturore që do të lejojnë vendin të dalë nga recesioni, i cili deri në fund të 2012-s parashikohet të kapë kuotën -1%. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Mladan Dinkiç, deklaroi ditën e mërkurë në Beograd se qeveria e tij është “jashtëzakonisht e kënaqur” me dy objekte të mëdha në ndërtim falë financimeve dhe ekspertizës kineze, ura Zemun-Borça dhe modernizmi i impiantit energjitik të Kostolacit. Ministri justifikoi drejtimin e qeverisë së tij nga Pekini pikërisht me realizimin e mirë të punimeve në këto dy projekte dhe me kushtet e favorshme të huasë, që ofron ekonomia e dytë më e madhe në botë. Kredia e re kineze pritet të shkojë, kryesisht për ndërtimin e tre autostradave të reja në vend, ato Beograd-Ljig, Pojate-Preljina dhe Novi Sad-Ruma-Sabaç-Loznica. Në deklaratën e tij, ministri evidentoi se lidhjet Beograd-Pekin forcohen edhe nga “pikëpamjet e përbashkëta” që të dy vendet ndajnë dhe mbështetja që Kina i ka dhënë sovranitetit dhe moscënimit territorial të Serbisë, nëpërmjet kundërshtimit të njohjes së Kosovës.

—————–

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar ka thënë se modeli i dy Gjermanive perceptohet keq nga kosovarët për shkak të bashkimit të këtyre dy shteteve në një të vetëm. Sipas tij, për Kosovën dhe Serbinë duhet të gjendet një model i veçantë. Ne duhet ta gjejmë një model special, një model unik për Serbinë dhe Kosovën dhe nuk duhet parë modelet e tjera, ndoshta mund të përdoren disa elemente nga modelet e dy Gjermanive, apo ndoshta ndonjë element të modelit Francë-Gjermani, apo të modeleve të tjera, por në fund të fundit duhet të jetë Modeli i Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Zhbogar, pas takimit që kishte me anëtarët e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane. Duke folur për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Zhbogar ka deklaruar se ratifikimi i kësaj marrëveshje medoemos që do të ndodh por ai ka theksuar se mënyra se si do të ndodh një gjë e tillë mbetet të shihet gjatë rrugës. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që ratifikimi të bëhet përmes Këshillit të Evropës apo edhe Parlamentit Evropian.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch