Home » Lajme » RTP lajmet 9 janar 2011

RTP lajmet 9 janar 2011

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka pritur sot në një takim miqësor analistin, krijuesin dhe publicistin nga Maqedonia Kim Mehmetin. Kim Mehmeti, edhe pse nuk është ndonjë faktor vendimarrës, por ai nga këndi i tij mund të ndihmoj shumë në senzibilizimin e çështjes shqiptare në Luginë të Preshevës. Me kryetarin e komunës së Preshevës, është biseduar për problemet e shqiptarëve që ekyistojnë në rajonin tonë. Kim Mehmeti thotë se problemet e shqiptarëve duhet të adresohen në adresat e nevojshme.

Sa i përket shkëmbimit të territoreve, Mehmeti thotë se shqiptarët së pari duhet ti bashkojnë kokat, sepse i kemi të ndara. Për Mehmetin shqetësim paraqet edhe abetarja që mësojnë nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës. Ai habitet që Serbia nuk ka kërkuar që të hiqen edhe shkronjat TH dhe DH. Ndërsa diplomacinë e shtetit shqiptarë e quan inferiore kundrejt kësaj çështje. Kim Mehmeti sot është duke qëndruar në Preshevë, në kuadër të promovimit të dy librave të tij “Shkupi” dhe “Lypsiqarët e Shkupit” që janë bërë në bibliotekën e Preshevës.
—————————-
Me fillimin e sezonit dimëror ka filluar edhe përgatitja e mjeteve nga fondi komunal për pastrimin e rrugëve nga bora. Për këtë vit është zgjedhur tenderi se cilët do të jenë kompanitë të cilat do të kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit për këtë sezon. Burhan Emërllahu drejtor i fondit komunal dhe çështjeve banesore thotë se këtë vit janë zgjedhur kompanitë të cilat kanë teknologjinë më të mirë për mirëmbajtjen e rrugëve në mënyrë të rregullt. Sipas z.Emërllahu qytetarët këtë vit nuk do të hasin vështirësi në komunikacion,pasi që për tërë sezonin dimëror rrugët e qytetit do të jenë të mirëmbajtura nga bora.
——————————-
Reshjet e borës kanë vështirësuar punën e punëtorëve të cilët bëjnë mbledhjen e mbeturinave, me ndryshimin e motit rrugicat e ngushta janë të ngrira dhe kamionët e Ndërmarrjes Publike Moravica e kanë të pamundur të bëjnë mbledhjen e mbeturinave, kështu që mbledhja e tyre bëhet me traktorë në përjashtim me rrugët kryesore. Sipas shefit të Repartit të punëtorëve në Ndërmarrjen Publike Moravica Adnan Rashiti luten qytetarët që jetojnë nëpër lagje të ngushta hedhjen e mbeturinave mos ta bëjnë në kontinier të mëdhenj,por ti zëvendësojnë ato me diçka me madhësi më të vogël në mënyrë që punëtorët ta kenë më të lehtë bartjen e tyre.
——————-
Marrëveshja për njohje të diplomave universitare e arritur në Bruksel është e zbatueshme që nga ky muaj. Kështu ka deklaruar për “Zërin” kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri. Sipas saj, kjo marrëveshje do të mundësojë njohjen e diplomave të studentëve që kanë kryer studimet në të gjitha universitetet në territorin e Kosovës. Obligimin për implementimin e kësaj marrëveshje do ta ketë Asociacioni i Universiteteve Evropiane. Kurse, puna do të kryhet nga një përfaqësi që do të hapet në Prishtinë, e cila do të jetë zyra ku do të dorëzohen kërkesat nga studentët për nostrifikim të diplomave. Zëvendëskryeministrja e Kosovës ka dhënë detaje rreth kësaj marrëveshjeje, që sipas saj, do të zbatohet pa ndonjë pengesë dhe se është e zbatueshme që nga 1 janari i këtij viti. Lehtësirat për zbatimin e saj, ajo ka thënë për “Zërin” se janë saktësuar në këtë marrëveshje, duke filluar nga hapja e zyrës, pastaj zgjedhja e personelit të kësaj zyreje dhe përcaktimi i obligimeve të të gjitha palëve të inkuadruara në këtë marrëveshje. Tahiri ka bërë të ditur se marrëveshja do të nisë së zbatuari shumë shpejt, ndonëse për këtë nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë. Megjithatë ajo ka theksuar se marrëveshja është duke u zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës si dhe Asociacionin e Universiteteve Evropiane.“Ministria e Arsimit ka marrë për obligim të sigurojë zyrat për përfaqësinë që do të nisë punën për nostrifikim të diplomave dhe është duke e bërë këtë”, ka thënë Tahiri duke lënë të nënkuptohet se këto zyra do të sigurohen në objektin e MASHT-it. Ndërsa, stafi që do të ketë përgjegjësinë e punës do të zgjidhet nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane në bashkëpunim me organizatën holandeze SPARK, e cila pritet të menaxhojë këtë zyrë. Kjo përfaqësi, sipas Tahirit, do të jetë një zyrë ndërkombëtare administrative, që nënkupton se do të pranojë kërkesat e studentëve të cilat më pas do të përcillen tek Asociacioni i Universiteteve Evropiane, i cili do të bëjë certifikim ndërkombëtar dhe do t’i kthejë (përcjellë) tek zyra në Prishtinë, ku studentët e diplomuar mund t’i marrin ato. Kjo zyrë, sipas saj, do të ketë në përbërje të saj edhe një zyrë për komunikim që do të bëjë publike të gjitha udhëzimet për kryerjen e procedurave. Marrëveshja e arritur në parim më 2 korrik të vitit 2011, sipas deklarimit të Bashkimit Evropian, parasheh që nga Asociacioni Universitar Evropian të bëhet certifikimi i diplomave të lëshuara nga universitetet e secilës palë, për përdorim nga pala tjetër, lidhur me shkollim apo punësim publik.

Kjo marrëveshje ka dalë e pranueshme pasi shefi i delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, pat deklaruar se kjo marrëveshje “nuk kërkon të njihen diplomat apo dokumentet e lëshuara në Kosovë, që do të kenë vula apo shenja të së ashtuquajturës Republikë të Kosovës”. Pra, diplomat e universiteteve të Kosovës do të mbajnë vulë të asociacionit ndërkombëtar të universiteteve. Certifikohet dhe Universiteti i Mitrovicës. E pyetur nëse marrëveshja do të vlejë dhe për Universitetin e Mitrovicës, Tahiri është përgjigjur shkurt se “marrëveshja do të vlejë për të gjitha universitetet në territorin e Kosovës”. Diplomat e Universitetit të Mitrovicës nuk njihen nga shumë vende evropiane, përfshirë dhe ato rajonale. Të diplomuarit e këtij universiteti kohëve të fundit kanë kërkuar nga Universiteti i Prishtinës certifikimin e tyre, edhe pse kjo ka qenë e pamundur të realizohet.
—————————
Kalimi i udhëtarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës për në Serbi, gjatë ditës së sotme ka qenë i bllokuar. Zyrtarët e Policisë së Serbisë në pikën kufitare në Merdare u kanë thënë udhëtarëve se nuk mund të hyjnë më dokumente të Kosovës për shkak të problemeve në sistemin për regjistrimin e të dhënave. Kolonat e automjeteve, megjithëse në numër më të vogël, vazhdojnë të presin për të kaluar këtë pikë kufitare. Nga ana tjetër, kreu i opozitës Isa Mustafa është shprehur skeptik se marrëveshja për lëvizjen e lirë do të implementohet pasi kjo nuk ka kaluar përmes Kuvendit të Kosovës. “Ne e kemi shprehur mosbesimin tonë dhe kemi thënë se është e vështirë të miratohen ato pa aprovimin e Kuvendit. E kjo ka pasoja për qytetarët të cilët nuk po lejohen të kalojnë përmes Serbisë”, ka thënë Mustafa. Sipas Mustafës, përgjegjësinë për këtë që po u ndodh qytetarëve duhet ta marrin ata që e kanë bërë këtë marrëveshje, duke aluduar kështu në Qeverinë e Kosovës.
—————————-
Mërgimtarët nga Kosova vazhdojnë të presin në kolonat kilometërshe për të kaluar pikën kufitare Merdar, nga Kosova në Serbi Përgjegjësit e pikës kufitare në pjesën serbe, për dallim prej ditës së kaluar, kur u arsyetuan me mungesë të energjisë elektrike dhe me rënie të sistemit që ndihmon legjitimimin e dokumenteve, sot kanë ndërruar arsyetimin. Tash thonë se kalimi i kufirit me letërnjoftimin e Kosovës merr kohë për shkak të procedurës së paraparë me marrëveshje për lëvizje të lirë, njofton KTV-ja. Në anën tjetër, në pikën kufitare Dheu i Bardhë gjendja është përmirësuar brenda ditës. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se Policia e Serbisë arsyetohet me ekzistimin e problemeve teknike. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të ushtrojë trysni tek autoritetet serbe që procedurat e kalimit të kufirit me Serbinë të thjeshtëzohen nga ana teknike nga pala serbe.

————————-
Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës me shqetësim i përcolli ngjarjet e fundit, të zhvilluara në kufirin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, respektivisht në pikën kufitare Merdare, me ç’rast familje të tëra mërgimtarësh u detyruan, në këtë mot të ftohtë, të presin në radhë të stërgjata për kalimin e kufirit, si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë nga ana e palës serbe- thuhet në një reagim të kësaj ministrie. “Në këto kolona të krijuara në hyrje të shtetit të Serbisë ata që pësuan më së shumti ishin mërgimtarët, të cilët u detyruan të presin me ditë të tëra për verifikimin e dokumenteve të udhëtimit. Një realitet i tillë për MeD është i papranueshëm dhe i patolerueshëm në cilëndo situatë dhe rrethanë. MeD ndjehet e indinjuar me mos efikasitetin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë nga ana e palës serbe, e cila i obligon palët e përfshira ta respektojnë të drejtën më fondamentale të njeriut – atë të lëvizjes së lirë”, theksohet më tej në reagim. Arsyetimi i zyrtarëve serbë se kolonat shkaktohen shkaku i evidentimit të dokumenteve, sipas kësaj ministrie, nuk është bindës. MeD konsideron se shembull i shkëlqyer në këtë rast është pala kosovare, respektivisht zyrtarët kosovarë, të cilët dëshmuan profesionalizmin e tyre duke ua mundësuar shtetasve të Republikës kalimin kufitar kosovar në përputhje të plotë me standardet e përcaktuara edhe sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë, të arritur më ndërmjetësimin e BE-së. Ministria e Diasporës ka apeluar te të gjitha palët e përfshira që të veprojnë me përgjegjësi të plotë dhe ta zbatojnë me përpikëri marrëveshjen për lëvizjen e lirë, si dhe në të ardhmen mos të përsëritën pamje të tilla të shëmtuara, të cilat e pasqyrojnë fizionominë e një shteti që ka mbetur i ngecur në mendësinë e të së kaluarës dhe rob i paragjykimeve, të cilat ushqehen nga politika që më së paku pasqyrojnë aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ta dëshmojë të njëjtën pjekuri politike të cilën e tregon pala kosovare.
—————————
Shqiptarët që jetojnë në Jug të Serbisë nuk mund të shpresojnë shumë në një vizitë të Hashim Thaçit. Kjo pasi Lugina e Preshevës nga perspektiva e ekzekutivit kosovar nuk ofron kushte që kryeministri kosovar ta realizojë një vizitë atje. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, të dielën, në kontekst të kërkesës së një grupi të intelektualëve shqiptarë të Luginës së Preshevës drejtuar presidentes së Kosovës, presidentit të Shqipërisë, kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë për vizitë, ka thënë për “kohën Ditore” se vizita e shefit të saj në komunat e banuara me shqiptarë në Serbi mbetet peng i mosnormalizimit të raporteve të të dyja vendeve. “Synimi i Qeverisë së Kosovës është kontributi i vazhdueshëm në normalizimin e raporteve ndërfqinjësore në Ballkan. Në një të ardhme nuk mund të ketë diçka që vizita në Luginën e Preshevës të mos mund të konsiderohet e pamundshme, ngase vjen natyrshëm, por kur të krijohen kushtet që ajo të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Kusari-Lila. “Raportet e Kosovës me Serbinë janë në proces të normalizimit dhe gradualisht besoj që do të vijë dita kur liderët institucionalë të Kosovës, të Shqipërisë e të vendeve të tjera mund të vizitojnë Luginën e Preshevës dhe vende të tjera në Serbi”. Intelektualët shqiptarë që jetojnë në Serbi kanë apeluar përmes një letre të njëjtën ditë që presidentët dhe kryeministrat e Kosovës e Shqipërisë të vizitojnë komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Nismën e tyre ata e kanë ndërmarrë pas vizitave të shpeshta të presidentit serb, Boris Tadiq, në Kosovë. Gazeta nuk ia ka dalë të merrte edhe një qëndrim nga Presidenca e Kosovës për atë nëse Jahjaga e ka në plan vizitën në tri komunat e banuara me shqiptarë konform apelit të intelektualëve të Luginës. Këshilltari politik për media dhe marrëdhënie me publikun i Presidencës, Arbër Vllahiu, ka parapëlqyer që pyetja t’i dërgohet me shkrim nëpërmjet e-mailit. Mirëpo, të dielën, deri në orët e mbrëmjes ai nuk ka kthyer përgjigje. Lugina e Preshevës vetëm dy vite me parë kishte qenë në planin e një përfaqësuesi të institucioneve shqiptare dhe kosovare. Kishte qenë Ilir Meta, në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm shqiptar që i kishte vizituar tri komunat e banuara me shqiptarë në Serbi.
———————–
Dinari sot është forcuar kundrejt euros për 0.4 % , kështu që kursi i mesëm zyrtarë është 104 dinarë e 8 pare pwr një euro ka njoftuar Banka Popullore e Serbisë. Sipas kursit të mesëm zyrtarë në Bankën Popullore , një euro ka vleftë 40 pare me pak se ditën e premte kur kursi ka qenë 105 dinarë e 25 pare. Në 2011 dinari ka qenë më I dobët kundrejt euros më 6 janar , kur kursi I mesëm ka qenë 106 dina e 49 pare për një euro , ndërsa më I forte ka qenë më 23 maj ku një euro ka kushtuar 96 dinarë e 70 pare.
RTV Presheva

2 Responses

  1. Rojan thotë:

    Dihet se veq ata inaqort munen me shkru ctemnoe te tilla havera mat mir jeni exellent 1-sha , veq suksese pershendetje edhe per dj suatin me kualitetin e tij T’lart qe po e bon perfect beat perfect incizim perfect kendim perfekt kreittt .Sukseseeeeeeee

  2. Wasey thotë:

    OO shum shum i mir qekjo kang shum e dhimbshme Gold AG je ka i qet do kang super tash edhe baksphunimi qe mdoket pe bajshe me Unikkatilin perfect krejt veq zoti ju Nimoft

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch