Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 9 maj 2012

RTP lajmet 9 maj 2012

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste e Serbisë, janë pajtuar që të riformojnë koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të 6 majit. Në një deklaratë për media, Partia Demokratike, tha se socialistët, janë pajtuar që ta mbështesin, Boris Tadiqin për një mandat të tretë presidencial në balotazhin e 20 majit kundër lideri të partisë Përparimtare, Tomisllav Nikoliq
Serbë të qyteteve dhe vendbanimeve të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Lindore në mënyrë të organizuar kanë udhëtuar drejt Serbisë për të përkrahur Partinë Socialiste Serbe të Ivica Daçiqit. Ky organizim, sipas INA-s, është ndihmuar edhe nga struktura të afërta me pushtetin aktual në Maqedoni, të cilat kanë ndihmuar serbët përmes organizimit dhe transportit për të udhëtuar drejt Serbisë për të dhënë votën për ish-pasardhësinë e Sllobodan Millosheviqit dhe autorë i skenareve të arrestimeve të shqiptarëve në Luginën dhe Kosovë. Një serb nga Kriva Pallanka tha se si punëtor krahu të dielën nuk ka punuar, por ishte i detyruar që të shkonte në Serbi për të dhënë votën për Daçiqin.“Unë isha atë ditë në punë, por më thanë që të mos shkojë dhe të pres për të ardhur transporti për të më çuar në Serbi për të votuar për ministrin e brendshëm. Unë jam hallexhi dhe s`kam çka të bëj. Por , këtu gjithçka ishte organizuar nga njerëz që janë të afërt me pushtetin aktual dhe që janë partnerë të koalicionit me VMRO-DPMNE”, theksoi punëtori serb, i cili disponon me shtetësi të dyfishtë, ate serbe dhe maqedonase.Edhe nga qyteti i Kumanovës i ka pasur organizime për të dhënë votën për zgjedhjet e fundit në Serbi, dhe tërë organizimet ishin bërë në favor të socialistit Daçiq.
——————
Zyra për Informim e Tribunalit të Hagës nuk e ka konfirmuar lajmin e lirimit të Ramush Haradinajt deri në aktgjykim. „Nuk di unë çfarë kanë shkruar mediat e juaja, vetëm mund ta konfirmoj se nga Haga nuk ka ende ndonjë vendim për rastin Haradinaj..“ ka thënë për Nerma Jelacic, një zëdhënëse e Tribunalit të Hagës
———————–
Mediat amerikane kanë përcjell dhe komentuar atmosferën dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe duke e quajtur Partinë Socialiste Serbe, trashëgimtare e Sllobodan Millosheviqit, si fituesen më të madhë. Zgjedhjet serbe janë konsideruar edhe si një referendum mbi të ardhmen e Serbisë në të cilat votuesit u përcaktuan me përqindje se sa janë për lidhje më të thella me Bashkimin Evropian, të tjerë për një politikë që shikon kah lindja dhe marrëdhëniet më të afërta me Rusinë si dhe një forcë e tretë në rritje, nostalgjike për politikën millosheviqiane të tetëdhjetave dhe nëntëdhjetave. Lideri i socialistëve, pretendues i karrigës së premierit serb, Ivica Daqiq, “asnjëherë nuk ka kërkuar falje për luftërat në Ballkan në të nëntëdhjetat në të cilat vdiqën të paktën 125 mijë njerëz”, shkruan The New York Times. Linja e tij më e fortë drejt Evropës dhe Kosovës do ta bëj atë një bashkëbisedues të papajtueshëm për Brukselin dhe Washingtonin po që se bëhet kryeministër, shkruan gazeta dhe kujton deklaratat e mëhershme të tij për ndarjen potenciale të Kosovës si një zgjidhje të qëndrueshme, një ide kjo që thuhet se alarmon Brukselin dhe Washingtonin.
Analistë të tjerë vlerësojnë se ardhja në pushtet e Tomisllav Nikoliqit dhe Daçiqit do të ndryshojë politikën e deritashme serbe të pajtimit ndaj rajonit, përfshirë edhe fqiun e saj, Kosovën. New York Times e quan Nikoliqin, një adhurues të madh të Rusisë i cili njëherë kishte deklaruar se më parë do ta preferonte Serbinë si një krahinë të Rusisë sesa anëtare të Bashkimit Evropian.
—————–
Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “VATRA” në emër të kryesisë së saj dhe në emër të qytetarëve të ndjekur nga Kosova Lindore, në rend të parë uron dhe falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrje masive në votime dhe për kulturë të lartë demokratike votimi, gjithashtu subjekteve politike shqiptare në komunën e Preshevës e posaçërisht në komunën Bujanocit, uron fitoren për zgjedhjet lokale në këto komuna. Njëherit të zgjedhurve të tyre u dëshiron punë, suksese dhe angazhime të përbashkëta shumë më të mëdha në realizimin premtimeve të tyre dhe plotësimin e kërkesave e nevojave të të gjithë qytetarëve të komunave përkatëse. Posaçërisht shpreh kënaqësinë që komuna e Bujanocit do të qeveriset nga shumica shqiptare, ashtu edhe siç e kanë merituar dhe siç u takon. Fal përpjekjeve të vazhdueshme, posaçërisht sakrificës së popullit shqiptar të këtij rajoni gjatë dhe pas luftës së vitit 2001, në komunën e Bujanocit në dy palë zgjedhje, shqiptarët arritën të sigurojnë shumicën udhëheqëse në komunë, sikurse edhe këtë herë, përkundër pengesave të shumta që krijoi pushteti serb, me qëllimin e vetëm, që shqiptarët të mos e qeverisin komunën e Bujanocit. Pra, përkundër trysnisë së pushtetit dhe ligjeve serbe, shqiptarët e Kosovës Lindore, me dinjitet e mençuri, me tolerancë e të bashkuar ditën t’i përballojnë sfidat që u dolën përpara dhe besojë që do të dinë që edhe në të ardhmen me një vizion do t’i përballojnë Ivica Daçiqit, pasardhësit të Millosheviqit, dhe Daçiqëve tjerë dhe në një moment të caktuar Presheva, Bujanoci e Medvegja do të jen pjesë e trungut të vet-Kosovës. Urojmë që partitë politike dhe lidershipi i tyre të zgjedhin organet komunale sa më shpejt dhe së bashku të angazhohen sa më shumë në përmbushjen e obligimeve të qytetarëve, në zgjidhjen e problemeve të shumta të tyre që nuk janë zgjidhur deri më tash dhe të atyre që do të dalin përpara. Posaçërisht do të çmojmë interesimet tuaja, dhe besojë se do t’i keni prioritet në këto 4 vitet e ardhshme, kërkesat e qytetarëve të ndjekur nga komuna e Bujanocit, të cilët janë të vendosur në Kosovë e gjetiu dhe kërkesat e qytetarëve të Malësisë së Bujanocit të cilët janë duke jetuar në vatrat e tyre. Ju urojmë të gjithëve punë të suksesshme në rrugën plot sfida.
——————-

Në Stacionin Hekurudhor dje në orët e pasdites ka filluar ndërtimi i terrenit sportiv, për nevojat e të rinjve të këtij vendbanimi. Ky projekt ka filluar të realizohet para 10 ditëve. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, tha se projektet janë duke vazhduar dhe do të vazhdohet edhe me projekte tjera deri në vitin 2016, për të përmirësuar dhe përmbushur kërkesat e qytetarëve. Mustafa thotë se është e natyrshme të vazhdohet me realizimin e projekteve edhe pas zgjedhjeve, sepse deri më 4 maj komuna nuk ka pas asnjë borxh ndaj punë kryesve. E nga ana përfaqësuesit e BL të St. Hekurudhor, përshëndetën realizimin e këtij projekti, i cili është i nevojshëm për rininë. Edhe fëmijët ishin ata që falënderuan pushtetin lokal. E këta ishin që më së tepërmi iu gëzuan rregullimit të fushës sportive. Për këtë vit ky është terreni i parë sportiv, ndërsa sipas kryetarit Ragmi Mustafa do të vazhdohet edhe me 4 terrene tjera sportive, si dhe do të realizohen të gjitha projektet e parapara. Në territoin e komunës së Preshevës kanë filluar shumë projekte të realizohen në përmisimin e infrastrukturës në të gjitha lëmitë, kurse thuajse të gjitha ato janë në përfundim e sipër.

———————

Kryetari i Komunës së Preshevës sot qëndroi në BL Zhunicë ku dhe vizitoi për së afërmi realizimin e projektit që kishte për qëllim rritjen e tensionit të energjisë elektrike. Ditën e sotme filloi funksionimi i rrjetit të lartë, projekt kapital i realizuar për dy vite me radhë,sipas kryetarit Mustafa një pjesë e këtij rrjeti është mundësuar nga buxheti komunal. Sipas tij projekti në fjalë ka qenë i duhur për banorët e këtij fshati,të cilët shpesh herë përballoheshin me ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas Kryetarit Mustafa tani e tutje defektet e paraqitura me energji elektrike në të ardhmen do të jenë më të pakta për banorët e vendeve që kanë problem me furnizim të energjisë dhe do të vazhdojë projekti që ka për qëllim furnizim sa më të mirë me energji elektrike. Në fund kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa gjithë banorëve të këtyre fshatrave i uroi furnizim me energji elektrike dhe shfrytëzim sa më të mirë të këtij rrjeti.

——————–

Me program kulturo-artistik është shënuar sot dita e shkollës fillore 9 Maji në Leran. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin nxënës,mësimdhënës, prindër, mysafir të ftuar, përfaqësues të pushtetit lokal dhe kryetari i komunës Ragmi Mustafa. Hapjen solemne të programit e bëri drejtori i shkollës Rami Hyseni i cili përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti një historiat të shkurtër të shkollës fillore “Maji Leran”, si dhe të arriturat e nxënësve në gara të ndryshme. Edhe Zv drejtori i kësaj shkolle përshëndeti të pranishmit,dhe duke uruar gjithë gjeneratave suksese në të ardhmen. Ndërsa kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa të gjithë mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe nxënësve i uroi suksese të më tutjeshme. Në fund të këtij solemniteti u shtura dhe një koktej rasti për gjithë të pranishmit.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch