Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 9 Mars 2013

RTP lajmet 9 Mars 2013

Përfaqësuesit e akademisë së policës kriminalistike me qendër në Beograd para të rinjve të Preshevës kanë prezantuar kushtet për regjistrim në këtë shkollë. Si kushte themelore janë që konkurrentë të jenë shtetas të RS dhe duhen të kenë të mbaruar shkollimin e mesëm katërvjeçar . Ndërkaq viti i lindjes duhet të jetë 1991 por të drejtën për kandisim do ta kenë edhe të moshës me të re. Kandidatë gjithashtu duhet ti nënshtrohen edhe testeve që janë edhe kusht kryesor për kalim të mëtutjeshëm. Në akademinë e policore të kriminalistikës realizohen 4 programe të studimit si studimet akademike themelore , studimet themelore profesionale , studimet akademike master dhe specializimi.
—————-
Përkundër rolit human që kanë gratë tona në familje dhe shoqërinë që e rrethojnë me rastin e festës së tyre ditës ndërkombëtare të Gruas ato harruan fëmijët bonjak, nënat kujdestare të fëmijëve dhe gratë e sëmura. Ato harxhuan paratë për të rregulluar frizurat, për të blerë garderobë dhe të argëtohen me muzikë të këngëtarëve të estradës kosovare. Harxhimet ditore të grave ishin prej 20 deri në 30 euro. Pozitive ishte se afro 20 mijë euro I mblodhën këngëtarët nga Kosova brenda një nate për pesë orë rresht. Ekipi ynë vizitoi restorantet. Iniciativat e grave që të solidarizohen me fëmijët bonjak dhe gratë kujdestare apo të sëmura edhe më tej mbeten të pa realizuara.
—————-
Përkrahja e Palestinës në zgjidhjen e problemi të Kosovës është e rëndësishme, ka thënë kryeministri serb Ivica Daçiq gjatë bisedimeve me ministrin palestinez të ekonomisë Xhavad Naxhi Hirzall, njoftojnë medie serbe. Daçiq ka shtuar se pret efekte pozitive të qëndrimit palestinez edhe në vende të tjera arabe, islamike e të vendeve të tjera të painkuadruara. Palestina përkrah përpjekjet e Serbisë në zgjidhjen e problemit ë Kosovës, thonë medie të Beogradit. Daçiq dhe Naxhi kanë përmendur traditën e gjatë të marrëdhënieve Beograd-Ramallah.

——————

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi, mund të shkojë në veri vetëm me armë. Dacic ka thënë se duhet pranuar gjendja aktuale, e cila sipas tij është se Beogradi nuk ka qeverisje në shumicën e territorit të Kosovës, kurse Prishtina nuk e kontrollon një pjesë të territorit që e konsideron si të vetin. “I kam thënë Thaçit se në veri mund të shkoj vetëm i armatosur”, ka thënë ai, transmeton REL. “Dhe, përderisa nuk e pranon se një gjendje e tillë mund të dërgojë deri në destabilitet rajonal, atëherë mendoj se ky është një problem i madh. Ne jemi të gatshëm të zgjedhim problemin e paralelizmave dhe konsiderojmë që propozimi i presidentit Nikolic është me të vërtet shumë konkret.
————–
Shkencëtarët e NASA-së kanë pohuar se këtë vit do të ndodhë cikli 11 vjeçar i aktivitetit solar, edhe pse ata mbesin të befasuar nga aktivitetet jashtëzakonisht të ulëta të Diellit. Në fotografinë në të cilën Dielli përballet me Tokën, të bërë më 28 shkurt, shihen disa njolla diellore, por aktiviteti i zakonshëm në këtë anë do të duhej të ishte jashtëzakonisht më i lartë. Dean Pasnel nga “Godard” Space Flight Center pohon se ky është një qetësim dhe se maja më e lartë e aktivitetetit diellor ende nuk ka arritur. Sipas tij, ky me të vërtetë është një maksimum diellor, por kjo është sjellje atipike e Diellit, ndërsa është e zakonshme që aktiviteti diellor të ndryshojë në një cikël të vetëm. Amplituda e ciklit diellor mund të ndryshojë, për shkak se disa maksimume mund të jenë më të dobëta, ndërsa disa janë më të forta. Dy ciklet e fundit diellore, në 1989 dhe 2001 kanë pasur dy maksimume diellore. Kjo është rezultat i një mini cikli brenda ciklit diellor, i cili zgjat rreth dy vjet. Sipas Pasnel, me siguri se diçka e ngjashme po ndodhë edhe tani.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch