Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 9 nëntor 2012

RTP lajmet 9 nëntor 2012

Shërbimi për situata të jashtëzakonshme dhe përgaditje mbrojtëse pranë administratës komunale në Preshevë ka mbajtur sot takim me të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale të komunës së Preshevës. Në takim kryetarët e Bashkësive Lokale është dashur që të japin propozimin për të besuarin e sigurisë civile dhe ndihmësin e tij. Të gjitha propozimet e kryetarëve të BL do ti përcillen Shtabit komunal për situate të jashtëzakonshme i cili ka kompetencat që të bëjë emërimin e të besuarve të sigurisë civile dhe ndihmësve të tyre në secilën BL në territorin e komunës së Preshevës, tha pas takimit Nexhmedin Ahmedi nga shërbimi për për situata të jashtëzakonshme dhe përgaditje mbrojtëse. Të gjitha propozimet kryetarët e të gjitha BL në territorin e komunës së Preshevës brenda 3 ditëve emrat duhet ti dërgohen shërbimit për situata të jashtëzakonshme dhe përgaditje mbrojtëse në administratën komunale në Preshevë.

——————

Parashihet që brenda muajit nëntor të këtij viti një pjesë e konsiderueshme e shfrytëzueseve të shtesave fëmijërore të komunës sonë të parashtrojnë sërish kërkesën për vazhdimin e kërkesës së tyre apo edhe të aktvendimit të tyre për afatin një vjeçar të 2013-tës. Gjithë shfrytëzuesit kërkesat e tyre duhet t’i dorëzojnë në shërbimin e shtesave fëmijërore në administratën komunale në Preshevës është shprehur kështu sot në programin e paradites Për JU në TV Presheva juristja e diplomuar Hydajete Hyseni. Zonja Hyseni porosit qytetarët e komunës që njëherit janë shfrytëzues të këtij shërbimi që t’i përcjellin vetë vendimet e tyre për tu mos u shkaktuar probleme në dokumentacionet e tyre. Përndryshe vlera që shfrytëzuesit respektivisht prindërit i marrin për një fëmijë është 2 mijë e 261 dinarë.

————–
Pas emërimit të Zoran Stankoviqit për kryetar të Trupit Koordinues për Komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Riza Halimi deputet popullor, konsideron se Qeveria e re e Serbisë me ketë emrim ka margjinalizuar edhe njëherë problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. I pyetur nga LuginaLajm, se si e komenton emërimin e Zorat Stankoviqit për kryetar të TK-së nga Qeveria Serbe, Halimi deklaroi: “Emërimi i Zoran Stankoviq për kryetar të Trupit Koordinues është i papritur dhe nuk është në frymën e bisedave që i kam zhvilluar me kryetarin dhe nënkryetarin e parë të qeverisë. Fakti se kryetari i ri i Trupit Koordinues nuk është nga rradha e ministrave aktual, tregon qartë se as qeveria e re nuk do të jetë e interesuar për të siguruar qasje serioze në zgjidhjen e problemeve të rënda dhe shumë të ndieshme në Luginë të Preshevës, ashtu si fillimisht kishin paralajmëruar udhëheqësit e saj. Ky vendim i qeverisë serbe me siguri e ka ngushtuar hapsirën për riorganizim të mirëfilltë të Trupit Koordinues, ndërsa qëndrimin definitiv lidhur me zhvillimet e fundit rreth këtij organi qeveritar PVD do ta merr në mbledhjen vijuese të kryesisë së saj”. Kryetari i PVD-së Riza Halimi, nuk precizoi se a do të jetë partia e tij pjesë e grupeve punuese të Trupit Koordinues.
—————
Këshilli për të Drejtat e Njeriut dënon veprimet e fundit të xhandarmerisë serbe në dy vendbanimet shqiptare Tërnoc i Madh dhe Llucan të Bujanocit. Kontrollimi i automjeteve i para pak ditëve nga ana e forcave të xhandarmerisë serbe në hyrje të fshatit Tërnoc dhe punimet e sotme në afërsi të Lluçanit, punime këto që po vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës nga ana e tyre, kane krijuar pasiguri tek qytetarët shqiptarë të atyre trevave. Veprimet e xhandarmërisë cenojnë jo vetëm lirinë e qarkullimit, por edhe janë në kundërshtim me normat dhe rregulloret vendore për kontrollimin e trafikut, si dhe me angazhimet e autoriteteve shtetërore, për garantimin e lirisë së qarkullimit dhe kontrollimin e trafikut nga ana e policisë lokale dhe republikane. Këshilli për të Drejtat e Njeriut konsideron se veprimet e xhandarmërisë serbe nuk janë në funksion të krijimit të një mjedisi të qetë dhe të sigurt në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; të proklamuara si synim, nga ana e qeverisë republikane, thuhet në komunikatën e Kryetarit të këshillit për të Drejtat e njeriut Belgzim Kamberi.

—————–
Në komunën e Medvegjës do të hapen vende të reja të punës, ku do të punësohen 30 deri në 50 të rinj nga kjo komunë. Programi i BE-së Progres, po ndihmon në përmirësimin e kushteve jetësore, me theks të veçant punësimi i të rinjve në këtë komunë, duke investuar një shumë prej 100 mijë dollarë për rindërtimin e fabrikës “Termovent”. Kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq, për JugPress ka thënë se do të punësohen të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë në këtë komunë. “Këtu do të punësohen të rinjtë të cilët do të mbeten në Medvegjë që të jetojnë. Në këtë fabrikë do të përmirësohet edhe prodhimi”, ka thënë Drashkoviq, duke shtuar se nga kjo fabrikë do të përfitojnë të gjithë. Programi i BE-së “Progres” ka ndarë një shumë prej 100.000 dollarë për rindërtimin e kësaj fabrike, ndërsa komuna e Medvegjës ka participuar me 10 % dhe qeveria e Sllovenisë e ka mbështetur me rreth 870.000 euro për blerjen e pajisjeve për këtë fabrikë. Renovimi i kësaj fabrike do të përfundoj ka mesi i muajit nëntor të këtij viti. Eu Progres ka për qëllim zhvillimin e 25 komunave jugore, dhe jugperëndimore të Serbisë. Bashkimi Evropian ka ndarë 14.1 milion euro për realizimin e programit, ndërsa qeveria e Zvicrës 2.5 milion euro dhe qeveria e Republikës së Serbisë me 1.5 milion euro.
—————–
Në darkën punuese që ka zgjatur dy orë e gjysmë, janë biseduar temat që kanë të bëjnë me jetët e serbëve në Kosovë. Biseda u zhvillua në një ton serioz, me një shtrëngim joformal duarsh në fund, shkruajnë mediat e Beogradit. Kryeministri Ivica Dacic ka thënë se takimi ka zgjatur dy herë më shumë se ç’kanë pritur. Ndërsa, nuk është folur për “çështjen e statusit”. Ai thotë se në Bruksel nuk ka pasur asnjë shaka, ndërsa në darkë nuk ka konsumuar shumë ushqim, që të jetë i koncentruar në bisedime. “Na shërbyen me paragjellë, e pastaj me supë perimesh. Si pjatë kryesore ishte mishi i viçit me garniturë. Unë piva ujë, e Thaçi verë të kuqe. Unë nuk pi kurrë alkool, sidomos jo në situata të tilla të rëndësishme. Pastaj na shërbyen me pemë dhe desert. Vërtetë, nuk e di se çka kishte nga ëmbëlsirat në meny, e as nuk kam shikuar se çka shërbejnë”, ka thënë Dacic, transmeton “Press”. Ata janë pajtuar për t’u takuar prapë, ndërsa në fund kanë shtrënguar duart. Kjo për Dacicin nuk ka asnjë kuptim spektakolor, veçse përshëndetje e rëndomtë, sepse “shtrëngimi i duarve në formën e protokolleve me simbole shtetërore nënkupton diçka tjetër.

—————–

Në pyetjen se cfarë do të vendosini në referendum “Kosova apo Evropa”, 2/3 e serbëve të anketuar nga B92 dhe agjensioni “Strategic Marketing” është përgjigjur – KOSOVA. TV B92 dhe Strategic Marketing kanë pyetur 1002 qytetarë të serbisë se po të mbahej referendumi me pyetjen “Kosova apo Evropa”, përgjigja do të ishte e qartë, 59% e qytetarëve do të përgjigjej Kosova, ndërsa më pak se 27% do të rrethonte Bashkimin Evropian. Në këtë anketë janë përgjigjur edhe votuesit në bazë të partive.
————-
Marrëdhëniet historike mes shqiptarëve dhe serbëve mund të bëhen, por me ju keni kujdes që populli Serb të jetë i lirë, ta tregojë dëshirën e vetë dhe ti sjellë në pushtet njerëzit, sikur ju por në atë rrugë siç është edhe zoti Çedomir Jovanoviq dhe shumë të tjerë”, tha Drashkoviq. Në emisionin URA në Radio Evropa e Lire është biseduar për mundësinë e pajtimit historik mes shqiptarëve dhe serbëve. Bashkëbiseduesit ishin Adem Demaci, aktivist I shquar për të drejtat e popullit shqiptar dhe Vuk Drashkoviq, kryetar i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe. Gjatë diskutimit është analizuar takimit i fundit Thaçi- Daçiq, nëse shënoi fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet shqiptaro- serbe gjithashtu është diskutuar se cilat janë pengesat kryesore për të filluar një jetë të mirë mese këtyre dy popujve. Drashkoviq potencoi se pengesa kryesore është ajo që akoma në pushtet janë ata të cilët kanë marrë pjesë në lufta. “Ata janë njerëz të cilët më shumë mendojnë në pushtetin e tyre se sa në interesa të popullit serb. Në vend se në Serbi të vinë në pushtet njerëz të cilët e kuptojnë se e tërë politika serbe prej 1912 gjeri më sot ka qen e gabuar. Zoti Vuk Drashkoviq, marrëdhëniet historike mes shqiptarëve dhe serbëve mund të bëhen, por me ju keni kujdes që populli Serb të jetë i lirë, ta tregojë dëshirën e vetë dhe ti sjellë në pushtet njerëzit, sikur ju por në atë rrugë siç është edhe zoti Çedomir Jovanoviq dhe shumë të tjerë. “Këta njerëz të vinë në pushtet dhe atëherë do të gjendet zgjidhja aty mes Serbëve dhe Shqiptarëve. Po ashtu edhe Çedomir Jovanoviq në mbledhjen e këshillit qendror ka kritikuar presidentin Nikoliq për pjesëmarrjen e festimit në betejën e Kumanovës në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së PLD-së në Preshevë, Kujtim Sadriu.
RTV Presheva

One Response

  1. silver price thotë:

    „Programi i Lidhjes është mjaftë i gjerë“ dhe „përfshin të gjitha problemet që rëndojnë në momentin e tanishëm në Kosovë dhe në Jugosllavi“, konstaton politikani realist Ibrahim Rugova. Ai, fillimisht ka vu në spikamë programin „për çështjet sociale, për punësimin dhe zhvillimin ekonomik“, pastaj „për lirinë e shtypit dhe të të drejtave të njeriut, të kulturës, për pastërtinë e mjedisit…“, ndërsa qëndrimi i tij politik, është „për demokraci, për zgjedhje të lira, të drejtpërdrejta“, pa e thënë qartë statusin politik të Kosovës. Në të vërtet, Ibrahimi, ishte për një federatë demokratike jugosllave të kombeve dhe kombësive, me një organizim shtetëror të republikave dhe krahinave…“, ashtu siç ishin të definuara në Kushtetutën e RFJ-së, atë të Republikës së Serbisë dhe në Kushtetutën e KSA të Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch