Home » Lajme » RTP lajmet 9 prill 2012

RTP lajmet 9 prill 2012

Janë tetë kandidat për president të konfirmuar deri më tani për zgjedhjet presidenciale të 6 majit në Serbi. Atyre u duhen nga 10 mijë nënshkrime për t’u futur në garë. Ndër kandidatët ka edhe personalitete që udhëheqin organizatën e ultranacionalistëve Dveri, të njohur më shumë për afërsi me grupet neonaziste. Megjithatë, në listën e publikuar deri më tani janë përmendur si kandidat, Boris Tadic, kryetar i Partisë Demokratike, me profesion psikolog dhe ish-fotomodel. Tomisllav Nikolliç, Partia Progresiste, është diplomuar së fundmi për menaxhim, ish-radikal i konvertuar në proevropian. Dikur ka qenë drejtor varrezash. Ivica Dacic, ish-zëdhënës i Sllobodan Milloshevicit, ministër policie. Ka kthyer partinë socialiste në pushtet pas katër luftërave të përgjakshme. Dramaturgu Cedomir Jovanovic, i njohur si e vetmja frymë liberaldemokrate, fraksion i demokratëve pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjic. Partia Radikale e Serbisë, ka vendosur të kandidojë Jadranka Sheshel për presidente, bashkëshorten e Vojisllav Sheshel, të akuzuar në Hagë për krime lufte. Në listë nga rajonet e bashkuara është edhe ekonomisti, Zoran Stankovic dhe lideri i Hungarezëve të Vojvodinës, Ishtvan Pastor. Ndërsa në listë nuk mungon, të paktën sipas publikimeve në media, ish- kryeministri Vojisllav Koshtunica, njeri i pasionuar pas shkencave juridike, ndonëse sipas mënyrës së tij. Kishte fituar kundër Sllobodan Milloshevicit dhe më pas zbuloi veten edhe si ultranacionalist. Sipas Top Chanel secili kandidat për garë mund të marrë nga shteti afër një milionë euro.

——————-

Me dorëheqjen e Boris Tadiqit nga posti i presidentit 1 vitë para skadimit të mandatit të tij, ka bërë që në Serbi krahas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të caktuara për 6 maj të mbahen edhe ato presidencilae. PDSH pas thirrjes për bojkot të zgjedhjeve parlamentare, tash ka marrë qëndrim dhe fton elektoratin shqiptarë të Luginës së Preshevës që edhe zgjedhjet presidenciale të bojkotohen. Kryetari I PDSH, njëherit edhe kryetar i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, thotë se kur asnjë kandidatë për presidentë nuk kërkon votën e shqiptarëve, atëherë me çfarë arsye duhet të dalin shqiptarët dhe të përkrahin ndonjërin prej tyre. Ai edhe njëherë kërkon që shqiptarët më 6 maj të votojnë në zgjedhjet lokale. Mustafa edhe njëherë jep arsyet e qëndrimit të PDSH-së për të bojkotuar edhe zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet lokale dhe parlamentare të caktuara për 6 maj, iu janë shtuar tash edhe zgjedhjet presidenciale për të njëjtën ditë çka votuesi që voton për të tri palë zgjedhjet është i detyruar që të ketë tri lista në duart e veta.

———————-
Lëvizja e Progresit Demokratik ka dorëzuar listën e nënshkrimeve për këshilltarë të mundshëm në Kuvendin Komunal të Bujanocit. Komisioni Zgjedhor Komunal në Bujanoc, pa asnjë vërejtje i pranoi të gjitha dokumentacionet e nevojshme për të participuar në zgjedhjet lokale të 6 majit, të këtij viti. Elektorati i LPD-së në zgjedhjet lokale të 6 majit do të rrethojë Numri 7. Dorëzimin e listës para Komisionit Komunal Zgjedhor e bëri i autorizuari nga ana e LPD-së Ekrem Isufi, drejtor i Qendrës Sportive “Rinia” në Bujanoc. Edhe pse të nevojshme me ligj ishin 1230 nënshkrime të listës prej 41 këshilltarëve LPD, arriti që në një kohë rekorde jo vetëm t’i sigurojë ato nënshkrime, por edhe t’i tejkalojë, njofton Shërbimi për Informim i LPD-së.
———————-
Për shkak të ngadalësisë së kontrollit në anën serbe të kufirit, në Merdar sot janë krijuar kolona të gjata automjetesh. Udhëtarët nga drejtimi i Kosovës për në Serbi po presin me orë të tëra. Policia e Kosovës për tollovinë e krijuar fajëson policinë e Serbisë, e cila ka bllokuar procesin e kontrollit në kufi, njofton radio KIM, e cila citon zëdhënësin e policisë së Kosovës, Arbër Beka, sipas të cilit policët serbë po bëjnë me ngadalësi të pashpjegueshme kontrollin e automjeteve në kufi, transmeton Koha.net. “Sipas raportit të Policisë Kufitare në anën Kosovës kolona e veturave dhe kamionëve është e gjatë disa kilometra. Procedura e kontrollit nga policia serbe po zhvillohet shumë ngadalë dhe për pasojë udhëtarët presin dy deri tri orë që të hyjnë në Serbi”, ika thënë Beka. Komunikacioni nga Serbia në drejtim të Kosovës pohohet se po zhvillohet pa pengesa.
————————–
Dita e premte ishte ditë festë për të gjithë fëmijët e klasave të para të cilët ndjekin mësimin në Shkollën Fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë. Ata me buzë në gaz kënduan recituan festuan përfundimin e Abetares, ku ata do të fillojnë leximin edhe të teksteve të tjera. Për nderë të kësaj dite mësuesit e të gjitha klasave të para organizuan një manifestim të vogël modestë për të shënuar këtë ditë festive për fëmijët me rastin e përfundimit të Abetares me një program kulturo artistik. Me nga një recitim të shkurtë ata u paraqitën para kamerave tona me mjaft emocione. Ndërkaq, Sevdije Halimi, mësuese deklaroi se për fëmijët ishte një ndjenjë dhe kënaqësi e veçantë me rastin e përfundimit të Abetares. Zonja Halimi në mes tjerash të gjithë nxënësve të klasave të para u dëshiron fat dhe suksese në të ardhmen. Vlen të theksohet se ata mësuan shkronjat e para shqipe nga Abetarja shkronjë pas shkronje e autorëve Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj që do ti shërbejnë për gjithë jetën.

——————–

Shefi i delegacionit serb në dialogun Prishtinë – Beograd, Borisllav Stefanovic konfirmon se qeveria serbe heq dorë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë. Qeveria serbe ende nuk ka marrë vendim zyrtar për heqje dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, ndërkohë Stefanovic për herë të parë ka pranuar se Serbia do të respektojë qëndrimin e UNMIK-ut që Rezoluta 1244 nuk e lejon një gjë të tillë. “UNMIK-u është mbikëqyrësi i vetëm politik i Rezolutës 1244. Ky mision nuk është më aq i rëndësishëm, por ata janë të vetmit që e mbikëqyrin atë. Ne i pyetëm ata (UNMIK-un) për zgjedhjet dhe ata na thanë se nuk mund të lejojnë zgjedhje lokale në Kosovë dhe ne e respektojmë atë përgjigje”,,- ka thënë Stefanovic për “Zërin” në zyrën e tij në Beograd. Qeveria e Serbisë, megjithatë, nuk ka pranuar se kjo nënkupton vendim final të shtetit të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, ndërkohë Beogradi jozyrtarisht pranon se nuk ekziston asnjë formulë tjetër që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal në territorin e Kosovës.

——————
Ambasadori amerikan Christopher Dell nuk ka përjashtuar mundësinë që këtë vit të fillojë dialogu për zgjidhjen e çështjes së veriut. Ai i ka thënë RTK-së se një vështrim më serioz i situatës në veri gjithsesi do të ndodhë para se zgjedhjet e reja të ndodhin edhe në Kosovë. Por kjo sipas tij, varet edhe nga ajo se çfarë qeverie do të ketë në Serbi. Dell megjithatë ka përjashtuar mundësinë e zgjidhjes së problemit përmes ndonjë statusi special, apo ndonjë lloj tjetër autonomie. Qeveria e Kosovës, por edhe Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin zgjidhje të tilla. E tëra çfarë mund të bëhet është fillimi i një dialogu midis Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që jetojnë në veri për kushtet e tyre të jetë në mënyrë që ata ta ndijën vetëm sa më mirë në Republikë e Kosovës. Ky dialog nuk është mbajtur për 13 vjet me radhë, sepse këtë nuk e kanë dashur elementet kriminale që janë në veri. Dell ka deklaruar se në këtë drejtim Qeveria e Kosovës do ta ketë edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara
——————-
Me rastin e festës së pashkëve, në Serbi ditë feste do të jetë nga dita e premte 13 prill deri ditën e hënë me 16 prill, njofton Ministria e punës dhe politikës sociale. Sipas kësaj ministrie, ditë punë është ditën e martë, me 17 prill. Edhe shkollat fillore dhe ato të mesme në tërë Serbinë po qëndrojnë në pushim pranveror nga dita e hënë deri ditën e martë me 17 prill.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch