Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 9 Prill 2014 – Këshilli për të drejtat e njeriut konference për shtyp – Rjeti I ndihmës juridike Chris

RTP lajmet 9 Prill 2014 – Këshilli për të drejtat e njeriut konference për shtyp – Rjeti I ndihmës juridike Chris

RTP logoRrjeti I ndihmës juridike në Serbi Chris dhe Këshilli për të drejtat e njeriut me seli në Bujanoc kanë mbajtur  konferencë për shtyp për të promovuar projektin  Rrjeti i ndihmës falas juridike   Chris dhe Tri A për qytetarët.

Sipas përfaqësuesit të Këshillit për të drejtat e njeriut në Bujanoc Ragmi Mustafa për herë të parë KDNJ po bëhet pjesë e një rrjeti të madh siç është Chris.Gjatë konferencë më tej Mustafa shton shton se projekti tashmë ka filluar dhe zyra e cila është hapur në Bujanoc ofron ndihmë për gjithë qytetarët.

Programi Tri A për qytetarët –qasje në informim,këshillim dhe ndihmë aktive mbështetet nga ana e BE-së dhe ka për qëllim që organizatave joqeveritare të Ballkanit perëndimor dhe Turqisë ti ofrojë informata,këshilla dhe ndihmë aktive për qytetarët  lidhur me të drejtat e tyre.

—————————

Mirfane Avdiu ka mundur kancerin, me optimizëm i mbijetoi kësaj sëmundjeje

 

Sapo dëgjohet fjala kancer të dridhura të akullta përshkojnë trupin. Mirfane Avdiu ishte diagnostikuar me kancer e që e mundi këtë sëmundje edhe me forcën e vullnetit. Kjo sëmundje e rëndë kohët e fundit ka prekur shumë njerëz, duke mos pyetur për grupmoshat, racën, apo gjininë.

Optimistët janë ata, që cilët kanë faktuar të parët që sëmundja e kancerit nuk ka arritur t’i vërë poshtë. Shumë persona janë ballafaquar me guxim  me këtë sëmundje, duke e luftuar me trimëri e me këngë dhe rezultati ka qenë i pashmangshëm. Në moshën 59-vjeçare, Mirfane Avdiu  u diagnostikua për here të dytë me kancer gati në tërë trupin. Por mosha e sajë nuk u bë pengesë që të mblidhte forcat dhe të luftonte sëmundjen e keqe. Edhe pse kanceri njihet si një sëmundje që nuk ka shërim të shpejtë, procedura të ndryshme, të tilla si kimioterapia dhe përparime të reja në shkencë kanë dhënë shpresë për shërim të plotë, sidomos ndaj atyre që nuk dorëzohen lehtë dhe që janë të prirur të besojnë se ky emër i keq nuk do t’i mundë. Mirfane Avdiu  ka dalë fitimtare nga kthetrat e sëmundjes së kancerit e cila   nuk i kanë dhënë jo vetëm një agim të ri të jetës dhe familjes së sajë, por edhe njerëzve, që e shohin si frymëzim. Kështu, ajo ishte e vendosur që të shërohej, falë kjo edhe optimizmit që e karakterizon. Ajo është dashur edhe të përballet me shumë mjekime.  Pas disa trajtimesh Mirfanja doli fitimtare dhe u rendit në listën e të mbijetuarve të famshëm nga sëmundja e kancerit. Pas shërimit nga kjo sëmundje ajo nisi një jetë të re e cila njëherit konfirmoi edhe shprehjen se, asgjë nuk mund t’ju mundë, nëse ju nuk doni.

 ———————————-

Komuniteti romë në Preshevë shënuan 8 prillin ditën ndërkombëtare të tyre

Janë mbledhur për të festuar, pasi 8 prilli identifikon komunitetin romë dhe njihet si ditë ndërkombëtare. Një pjesë e këtij komuniteti jeton edhe në komunën e Preshevës . Në këtë ditë romët të organizuar në shoqatat e tyre për veç që festojnë , kërkojnë më shumë të drejta dhe vëmendje nga shteti ku ata jetojnë. Kërkesat kryesore të tyre janë për integrimin në jetën sociale e  ekonomike të vendit, mundësit për punësim , strehim e arsimim. Organizimi I dhjetë I ka bërë bashkë të gjithë romët të cilët më pare ishin të ndarë në dy shoqata. Sejdo Osmanoviq, kryetari I Shoqatës ‘Demir Shaqiresoro’ , i ka thënë Tv Presheva se ky organizim po mbështete nga komuna e Preshevës , ndërsa për romët sipas tij mbeten shumë sfida , e më primarja është dalja nga varfëria. Në komunë të Preshevës sipas statistikave të shoqatës Demiro Shaqiresoro ka 700 romë , ku një pjesë e tyre janë në diasporë. Në këtë eveniment me ftesë të këtij komuniteti ka qëndruar edhe kryetar ii Preshevës Ragmi Mustafa i cili ka uruar që romët të jenë pjesë aktive e shoqërisë për realizimin e të drejtave të tyre. Më 8 prill të vitit 1971 në Londër ishte vendosur që ky komunitete të quhen romë , aty  është ishte  caktuar edhe flamuri dhe himni romëve  I cili njihet si “XHEREM XHEREM”. Flamuri i romëve ka katër ngjyra , ndërsa rrota e kuqe paraqet lëvizjet romëve dhe vendosjen e tyre në shumë shtete të botës. Mesazhi i kësaj dite kudo ku romet ndodhen është “Paqe për te gjithë romet ne një bote pa diskriminim, racizëm dhe lufte”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch