Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 8 Prill 2014 – Vazhdon ulja e numrit të filloristëve

RTP lajmet 8 Prill 2014 – Vazhdon ulja e numrit të filloristëve

RTP logoNë komunën e Preshevës ka rënë ndjeshëm numri i filloristëve të regjistruar në vitin shkollor 2014/2015. Kryeshefi I drejtoratit për veprimtari shoqërore në Preshevë, Fadil Azizi ka njoftuar se 10.35 përqind e filloristëve do të ulen më pak në bankat e klasës së parë.

Ndonëse këto ditë regjistrimi I filloristëve po vijon në shkollat fillore të komunës së Preshevës në vitin arsimorë 2014- 2015 do të regjistrohen 312 fëmijë. Tendenca e pakësimit të nxënësve të regjistruar në klasë të parë, ka filluar prej shtatë vitesh ku çdo vit regjistrohen tetë deri në dhjetë përqind nxënës më pak. Në dallim me shkollat e tjera, shkolla e Rahovicës regjistron këtë vit shkollorë 54 nxënës sa kishte vjet 3. Edhe këtë vit numri i filloristëve është më i vogël se i vitit të kaluar. Meqë afati i regjistrimit vazhdon nuk pritet rritje e numrit të nxënësve. Në shkollën fillore profesor Ibrahim Kelmendi me paralelet e ndara në vitin shkollorë 2014- 2015 do ta vijojnë 160 fëmijë prej të cilëve 111 do të jenë në shkollën qendër. Nga ana pedagogjike dhe psikologjike stafi arsimorë në Preshevë, kërkojnë ndërrimin e testeve që u parashtrohen fëmijëve sepse tani fëmiu vjen me një zhvillim më të mire. Gjendja e vështirë ekonomike dhe migrimet që kemi pasur gjatë kësaj periudhe kohore janë shkaktarët kryesorë të rënies në numrit të fëmijëve në shkollat e vendit. Sipas kryeshefit të drejtoratit për veprimtari shoqërore, fadil Azizi vitin shkollorë 2014- 2015 do ta vijojnë gjithsej 312 filloristë në dallim me vitin paraprak sa kishim 348. Për zyrtarët komunal të arsimit në Preshevë është shqetësuese zvogëlimi I numrit të fëmijëve që vijojnë shkollimet në vend, pasojë kjo që do të krijojë edhe tepricën teknologjike të stafit arsimorë  .

————————————

Me manifestime të ndryshme shënohet dita ndërkombëtare e romëve

Dita ndërkombëtare e romëve është shënuar sot në Preshevë me manifestimeve të ndryshme duke filluar nga ekspozita me fotografi si dhe veshje tradicionale të këtij komuniteti. Ky eveniment është organizuar nga grupi i të rinjëve nga programi YouthBuild në bashkëpunim me Zyrën e të Rinjëve në Preshevë.

Për mes fotografive dhe veshjeve tradicionale të romëve në hollin e shtëpisë së Kulturës në Preshevë është shënuar sot  Dita Ndërkombëtare e këtij komuniteti të organizuar nga grupi I të rinjve nga programi YouthBuild në bashkëpunim me Zyrën e të Rinjve në Preshevë. Kjo ekspozitë është organizuar me qëllim  të informimit sa më të gjerë  për identitetin, traditën, kulturën e gjuhën e këtij komuniteti mbase për   të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me rëndësinë e tolerancës, barazisë dhe respektimin të  diversitetit, ka shtuar kështu koordinatori I këtij program Fismir Jahiu.

Elsikena Rexhepi  studente e cila vijon vitin e dytë të studimeve në Novi Sad drejtimi I ekonomisë, thekson se gjatë gjithë shkollimit të saj nga klasa e pare deri deri më tani nuk ka mësuar asnjëher  për historinë e këtij komuniteti. Zotimi I saj për të ardhmen është të punoj  për parandalimin e diskriminimit të romëve që edhe ata si kategori e kësaj shoqërie din të mësojnë dhe të japin rezultate. E kryetari I shoqatës së romëve në Preshevë ‘Demir Shaqiresoro’ Sejdo Osmanoviq potencon se janë gjithsej 350 romë të cilët jetojnë në këtë komunë por me kushte të vështira ekonomike.

Për kryetarin e kësaj shoqate në tërë vendin ku jetojmë ka diskriminime të mëdha për këtë komunitet.

Nga 350 banorë të këtij komunitetit të cilët jetojnë në Preshevë, 20 janë fëmijë të cilët vijojnë procesin e rregullt mësimor në gjuhën serbe. Kërkesat e tyre janë përmirësimi I kushteve ekonomike, punësimi dhe integrimi në këtë shoqëri. Me rastin e ditës ndërkombëtare të romëve ata sonte  do të mblidhem për të festuar së bashku.

——————————-

Trotuaret bllokohen nga mallra të ndryshëm – rrezikohen këmbësorët

Zënia e trotuareve  çdo ditë e më shumë po paraqet rrezik për këmbësorët. E për këtë gjë qytetarët fajësojnë pronarët e shitoreve  të cilët bllokojnë rrugët,e po ashtu edhe inspekcionin komunal që lejon një gjë të tillë.Lidhur me shfrytëzimin e hapësirave publike, për Radio Televizionin Presheva inspektori komunal Elhan Osmani thotë se shitoret dhe kafiteritë  nuk e kanë të lejueshme të bllokojnë trotuaret pa lejen e fondit për infrastrukturë.Sipas inspektorit Osmani fondi për infrastrukturë komunale u lejon pronarëve të shitoreve dhe kafiterive  të vendosin tavolinat dhe malllërat e tyre pasi të bëhet  inspektimi nga inspekcioni komunal, ku  caktohet hapësira e konsiderueshme nga pronarët dhe janë të detyruar të lidhin kontratë me Fondin për punë komunale pranë administratës komunale. Zënia e trotuareve , nga shitoret por edh veturat , mbetet rreziku kryesorë për këmbësorët të cilët janë të detyruar të dalin në rrugë duke e rrezikuar edhe jetën e tyre.

——————

Zhvillohet xhiroja e parë e futbolli në garat e LSP

Në xhiron e parë të lojërave të sindikatë së pavarur në futboll janë përballur  8 skuadra në mesin e tyre edhe RTV Presheva  e cila është mposhtur me rezultat 4 me 2 nga fqinjtë sh.k Abdulla Krashnica . Këtë gara punëtorët po i konsiderojnë relaksim dhe bashkëpunim në mes vete.

Gatat e sindikatës çdo vit tubojnë të gjithë punëtorët e institucioneve në Preshevë. Bashkim Ymeri është njëri nga veteranët e futbollit , por edhe pse është në moshë ai në këto gara merr pjesë vazhdimisht. Ekipi shkollës së tij nga sh.Тeknikе Presheva do të përballet me sh.f Abulla Krashnica nga Miratoca .Për profesor Bashkimin këto gara janë më shumë relaksuese.

Loja ishte mjaft interesante dhe ndeshja u mbyll 1 me 1.

ndërkaq kryetari i LSP Shaban Ramadani thotë se këtë vit punëtorët kanë shfaqur interesim më të madh për lojërat sportive .

Ndërkaq në xhiron e parë janë shënuar këto rezultate :

 

sh.f “ Dituria “ Corrotic 3 :0 gjimnazi “ Skëndebeu “ – Preshevë

sh.f “ Zenel Hajdini “ Raincë 0 :1 sh.f prof “ Ibrahim Kelmendi “ Preshevë

sh.f “ Abdulla Krashnica “ Miratoc 1 :1 sh.m.t “ Presheva dhe

TV Presheva 2:4 sh.k “ Abdulla Krashnica “

———————-

Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë zbuluar një tentim kontrabande me mbi 50 kilogram duhan. Gjithsejtë 51.57 kilogram të duhanit ishin zbuluar në kontrollimin e detajuar të maunës, me targa VR e cila përket një ndërmarrjes nga Bosilegradi. Mauna kthehej i zbrazët nga Maqedonia, ku mauna kishte transportuar pllaka të drurit në Maqedoni.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch