Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 9 tetor 2012

RTP lajmet 9 tetor 2012

Sulmin e ndodhur  në postbllokun e policisë serbe në Dobrosin e ka marrë përsipër organizata tashmë e njohur me emrin « Lëvizja e Lirisë ».

 

 

Në këtë njoftim me vulë shqiponje dhe të firmosur  nga ana e eprorit kujdestar të  Zonës Oprative e Bujanocit, ndër tjera thuhet se « Në mbrëmjen e datës 07.10.2012. rreth orës 10:15. Aksioni u krye mbi punktin policor- ushtarak të Serbisë, në dalje të fshatit Dobrosin., komuna e Bujanocit. Derisa në postbllok gjendej edhe këmbësoria e xhandarmerisë së Serbisë.

Sipas kësaj komunikate « Gjuajtja u bë në distance pre 110 metrash me armë automatike dhe pushkëmitrolez – Njoftimin e bëri eprori i Zonës Operative për Bujanoc…”, transmeton agjencia informative « Presheva Jonë  e cila publikon edhe faksimilin e komunikatës së kësaj organizate me emrin «Lëvizja e Lirisë »  e cila deri tash, pas çdo sulmi në këtë punkt të policisë serbe në Dobrosin e ka marrur mbi vete.

 

Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk mund të bëhet fjalë për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, në kurriz të shqiptarëve të Luginës së Preshevës .  Ndërsa eksperti i çështjeve të Ballkanit Jugor, James Pettifer ka thënë se përfshirja e  Luginës në dialogun Kosovë-Serbi do të ishte një hap pozitiv, pasi sipas tij Presheva është neglizhuar për shumë vite, që në kohën e Titos dhe se fundmi në regjimin e Millosheviqit . E për  kryetarin e LB-së, Avni Klinaku,  çfarëdo zgjidhje që do të bëhej për veriun e Kosovës do të duhej që të bëhej edhe për jugun e Serbisë.     

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se avancimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në Serbi do t’i kontribuonte jo vetëm normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë si dy shtete fqinje, por edhe paqes dhe stabilitetin në rajon. Sipas tij, nuk mund të bëhet fjalë për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, siç ka thënë ai, në kurriz të shqiptarëve të Luginës. Skipas Kuçit Prishtina zyrtare është e interesuar për përmirësimin dhe normalizimin e gjendjes së shqiptarëve etnikë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, si kusht për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Në dialogun e ardhshëm, pa dyshim se edhe çështja e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës do të zërë vendin e merituar”, ka thënë Kuçi. Që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog me Serbinë ka preferuar edhe eksperti i çështjeve të Ballkanit Jugor, James Pettifer. Në një diskutim me temë: “Kosova – drejt historisë bashkëkohore” në Universitetin Georgetown, ai ka thënë se përfshirja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi do të ishte një hap pozitiv. “Kjo, sepse së pari problemet e tyre janë të ngjashme me ato të serbëve të veriut, por edhe sepse Presheva është neglizhuar për shumë vite, që në kohën e Titos dhe u trajtua shumë keq nën regjimin e Millosheviqit dhe vuajti gjatë luftës”, ka thënë Pettifer.       Ai gjithashtu ka potencuar se  neglizhenca e ndërkombëtarëve ndaj Luginës së Preshevës mund të ketë pasoja”.Në anën tjetër Kryetari i LB-së, Avni Klinaku, ka thënë se çfarëdo zgjidhje që do të bëhej për veriun e Kosovës do të duhej që të bëhej edhe për jugun e Serbisë. Sipas Klinakut në radhë të parë është çështja e veriut të Kosovës dhe çështja e Kosovës Lindore. Ai më tej ka thënë se bisedimet ku do të kërkohet dhe do të gjendej zgjidhje vetëm për veriun e Kosovës, duke e lënë anash çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore, do të rrisnin rrezikun e destabilizimit të rajonit”, ka vlerësuar Klinaku.

Kryetari i komunë ssë Preshevës po merrë pjesë në manifestimi dedikuar 100 vjetorit të shteti shqiptarë që po mbahet në Istër të Kroacisë.Në simpoziumin me teme:“SHQIPERIA 100 VJET PAS” ,kryetari Mustafa sonte do të flasë mbi temën “Shqipëria dhe roli i sajë në politikën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

 

Atmosfera festive e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e cila ka përfshirë anembanë trojet shqiptare, Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë, ka përfshirë edhe diasporën shqiptare. Bëhet fjalë për pakicën shqiptare të Kroacisë, ku organet përfaqësuese të shqiptarëve në pushtetin lokal, si dhe të gjitha organizatat shqiptare që veprojnë në territorin e Republikës së Kroacisë manifestimet për nder të 100-vjetorit i kanë konkretizuar në simpoziume, tryeza shkencore dhe koncerte.

Në simpoziumin me teme:“SHQIPERIA 100 VJET PAS” , po ashtu po merr pjesë edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

Lideri i Preshevë sot do të flasë për   temën “Shqipëria dhe roli i sajë në politikën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. Mustafa në fjalimin e tij ka shkruar se  që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, një tërësi territoriale e konsiderueshme e banuar me shumicë shqiptare mbeti edhe më tutje jashtë saj, shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe më tutje jetojnë jashtë Shqipërisë, tanimë 100 vjet e lirë. Sipas tij përjetimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjatë këtyre 100 viteve nuk dallojnë fare nga përjetimet e shqiptarëve të Republikës së tanishme të Kosovës gjer para 13 viteve, duke qenë të nënshtruar nga qeveritë e ndryshme të Beogradit .

Kryetari i PDSH dhe njiheri i komunës Ragmi Mustafa  më tej në fjalimin e tij do të potencojë  se  Asnjëherë dhe në asnjë luftë që 100 vite shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kryen asnjë vepër kriminale ndaj serbëve qoftë lokal qoftë të tjerë edhe pse për periudha të caktuara kontrolluan territorin e tyre me ushtritë e saja çlirimtare. Luftërat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ekzaktësisht ishin paqedashëse. Sipas njeriut të parë të komunsë sonë pikërisht lufta e fundit, vitin 2000 dhe 2001 e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc është përmbyllë me mjete paqësore dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar me kurorëzimin e marëveshjes së Konçulit. Mirëpo sipas tij kjo marrëveshje u zbatua me përpikëri nga ana e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke dorëzuar armët dhe duke u kyçur në jetën civile shoqëroro – politike. E nga ana e Serbisë në vend se të demilitarizohet rajoni ai militarizohet me forca ushtarako – policore speciale. Në vend se të zbatohet amnisti e plotë e deklaruar nga qeveria serbe ajo edhe më tutje vazhdon internimin e shqiptarëve duke montuar procese politike dhe duke përndjekur shqiptarët nga vatrat e tyre autoktone shekullore.

Ragmi Mustafa do të ritheksojë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë pjesë e Shqipërisë së shpallur në kuvendin e Vlorës 28 nëntor 1912. Sipas tij politika shqiptare në Luginë të Preshevës vazhdimisht është në gjendje të pritjes për të qenë pjesë e një Shqipërie të merituar për shqiptarët duke mos i dëmtuar e aq më parë lënduar popujt e tjerë në fqinjësi.

 

 

Debatet pozitë – opozitë përveç se në kuvend, mbrëmë kanë vazhduar edhe në emisionin studio e hapur ku të ftuar kanë qenë kryetarët e Grupeve të Këshilltarëve. Në emision u pan qartë ndasit ndërmjet pozitës dhe opozitës sa i përket investimeve në infrastrukturë. Derisa përfaqësuesit e opozitës kritikuan formën e investimeve, pozita mbron atë.

 

Gjatë emisionit kryetari Grupit të Këshilltarëve të UDSH Naser Aziri, kritikoi formën e investimeve në infrastrukturë duke thënë se ato bëhen pa kurrfarë kriteri, nga ana tjetër Talat Arifi kryetar i GK të PDSH thotë se punët bëhen me kritere, ndërsa asfaltimi i rrugëve bëhet edhe me participim të qytetarëve 50 me 50. kritikave se organet shtetërore kanë se çka të gjejnë në komunë nëse bëjnë kontroll Arifi i bënë me dije opozitës se në komunë ka pas kontrolle por sështë gjetur asgjë e jashtëligjshme që punohet. Edhe kryetari GK të PVD Nadër Sadiku thotë se është që investimet në infrastrukturën rrugore të bëhen me participim edhe të qytetarëve. Ndërsa për RD s’mund të ketë zhvillim ekonomik pa stabilitet politik.

Edhe në temën e Këshillit Nacional pati debate ndërmjet kryetarëve të GK të PDSH-së e RD-së në njërën anë dhe atyre të PVD-së dhe UDSH-së në anën tjetër, ku secila palë mbrojti qëndrimet e subjekteve të tyre.Mbrëmë emisioni Studio e Hapur ka tejkaluar të gjitha limitet kohore, pasi që në bazë të rekomandimeve Televizionet Publike ,emisionet politike mund  ti mbajnë deri në 60 minuta, eventualisht me pëlqimin e moderatorit ajo mund të zgjatet edhe për 10% të kohës së përgjithshme, ndërsa mbrëmë është vazhduar rreth 25%, por prapë përfaqësuesi nga UDSH ishte i pakënaqur minutazhin e emisionit.

 

 

 

 

 

 

Fondacioni për ardhmëri më të mirë ndau bursa për 5 nxënësit më të mirë të dy shkollave të mesme

 

3 nxënës të gjimnazit Skënderbeu dhe 2 të shkollë së mesme teknike kanë përfituar bursë nga Fondacioni për ardhmëri më të mirë Jovo LLojalica. Ndërkaq nxënësit kanë thënë se kjo ndihmë do të jetë motiv shtesë për suksesin e tyre.

 

Fondacioni për ardhmëri më të mirë i ka ndarë 5 bursa për nxënësit më të mirë të shkollë së mesme.Bëhet fjalë për 3 nxënës të gjimnazit Skënderbeu dhe 2 të shkollë së mesme teknike. Ndërkaq  në pranin e dy drejtorëve , nxënësve dhe prindërve , kryetari i këtij fondacioni Jovo LLojalica ka nënshkruar edhe kontratat për bursat në vlerë prej 2300 dinarë në muaj.

E nxënësit janë betuar se këtë ndihmë do ta konvertojnë në sukses , duke pretenduar që në ta ardhmen ata të jenë lider në profesionet e tyre .

Ndërkaq donatori Jovo LLojalica thotë se për të nuk është me rëndësi nacionaliteti , por talenti i nxënësve dhe suksesi i tyre.

Ai gjithashtu ka thënë misioni i tij është që këta të rinj të jenë konkurrues edhe në vendet e BE-es .Edhe dy drejtorët Talat Arifi i shkollës se mesme teknike dhe Abdurrahman Zulfiu i gjimnazit Skënderbeu kanë shprehë falënderimet  për donatorin , duke thënë se shkollat e tyre kanë edhe nxënës të tjerë të suksesshëm por edhe ata në vitin tjetër do të përfshihen në këtë projekt.Fondacioni për ardhmëri më të mirë JOvo LLojalica gjithashtu në kuadër të aktivitete ndan edhe stipendione për shkollim në vendet e Evropës  , ekskursione në vende të rëndësishme , ndarjen e librave të rëndësishëm , prezantime nga e shkencës dhe teknologjisë  si dhe seminare të ndryshme.

 

Qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina në tokë private

 

 

Në fshatin Rahovicë në vendin e quajtur Morriz qytetarë të pandërgjegjshëm tokën e punuar private e kanë shndërruar në deponi mbeturinash. Pas njoftimit të rastit nga ana e pronarit ekipi i Moravicës ka dalë në terren ku dhe ka pastruar tokën në fjalë.

 

Më parë kjo tokë ishte e punueshme,e  tani gati dy vite ky vend është shndërruar në deponi mbeturinash. Bëhet fjalë për  vendin e quajtur Morriz,në dalje të fshatit Rahovicë . Qytetarë të pandërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina të llojeve të ndryshme duke i shkaktuar dëme edhe vet pronarit të kësaj parcele.

Pas paralajmërimit nga ana e pronarit menjëherë ka dalë në teren ekipi i Moravicës ku kanë  ka pastruar terrenin në fjalë.

Ndërkaq drejtori i ndërmarrjes Moravica apelon tek të gjithë banorët që mos të hedhin mbeturina në vende të tilla,pasi shkaktojnë dëme të mëdha.

Për kujdesie më të madhe të banorëve, ndërmarrja Moravica në fshatin Rahovicë ka shpërndarë 25 kontenier për hedhjen e mbeturinave ku taksa mujore për çdo shtëpi do të jetë 430 dinarë në muaj.

 

Shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat ish-pjesëtari i UÇPMB-së, Lirim Jakupi, raporton KTV.

Trupi gjykues në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, i përbërë nga gjykatës të EULEX-it ka shpallur aktgjykimin ndaj Lirim Jakupit duke e liruar atë nga të gjitha aktakuzat. Gjykatësi Vlladimir Mikula ka thënë se me asnjë provë nuk është vërtetuar se Lirim Jakupi i ka kryer veprat e ngarkuara. Sipas aktakuzës së prokurores Elizabet Renit, Jakupi akuzohej për periudhën e vitit 2003, i cili së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë. Ren e ngarkonte Jakupin edhe si pjesëmarrës në një akt terrorist, të kryer në vitin 2003, ndaj dy policëve serbë në punktin policor në Konçul të Serbisë. Jakupi akuzohej për veprat penale të shtytjes, asistencës apo kryerje të terrorizmit.

 

 

RAJONI

 

Bashkimi Evropian në Studimin e Fizibilitetit për Kosovën, një pjesë ia kushton veriut të Kosovës. Siç raporton “Koha Ditore”, ka madje një kapitull të veçantë në dokument që quhet “aspektet e lidhura me veriun e Kosovës” që definohet si territor i cili përfshin komunat Leposaviq, Zubin- Potok, Zveçan dhe një pjesë të Mitrovicës.Për herë të parë në një dokument të BE-së pranohet se Serbia, pos strukturave paralele atje, financon dhe mban edhe struktura të sigurisë. Aty përmendet edhe fakti se atje janë zhvilluar zgjedhjet, të cilat nuk janë njohur as nga Prishtina, as nga Beogradi e as nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Shefi i socialdemokratëve të Parlamentit Evropian, Hannes Swoboda ka deklaruar se herët a vonë do të vijë koha kur do të jetë e domosdoshme që Serbia të njohë faktin se Kosova është shtet i mëvetësishëm.“Kjo duhet të bëhet sa më parë që është e mundur, por kjo nuk është parakusht për hapjen e negociatave për pranimin, dhe ne në Parlamentin Evropian kurrë nuk kemi thënë se kjo është parakusht për Serbinë. Mendoj, në fund, para pranimit të Serbisë në BE, kjo do të duhej të bëhej dhe unë nuk shoh mënyrë tjetër por që Serbia të njohë Kosovën dhe gjithsesi duhet të vendosen lidhje speciale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe Serbisë dhe popullatës serbe në Kosovë, por ajo që tani duhet bërë është që të vazhdojnë bisedimet, që të zgjidhen çështjet konkrete, që të tentohet të vendoset bashkëpunimi më i afërt kurse për vetë Serbinë do të ishte më së miri që njohë faktet dhe ta bëjë këtë sa më parë që është e mundur”, ka thënë Swoboda,

 

 

 

 

SPORTI

 

Gjelbrim Taipi bëhet protagonisti kryesor i derbit në mes Shkendijës dhe Vardarit .“Mund të them se ka qenë një ndeshje e vështirë dhe shumë emocionuese”, kjo ka qenë deklarata e Gjelbrim Taipit pas ndeshjes që Shkëndija e zhvilloj në Tetovë kundër Vardarit, ku përfundoj me rezultat të ngushtë 2:1 për Shkëndinë .Taipi në këtë ndeshje kishte një paraqitje shumë të mirë dhe bëri një asistim si dhe u shënua në listën e golashënuesve, me një super gol te realizuar në minutën e 71-të.Për ish futbollistin Tërnocas kjo sfidë  ka qenë një ndeshje e vështirë dhe shumë emocionuese. Sipas tij publiku ka qenë në nivelin më të lartë duke luajtur rrolin e  lojtarit të dymbëdhjetë .Por përveç paraqitjeve të mira  me Shkendijën ai gjithashtu është lojtar shumë i çmuar edhe për kombëtaren “Kuq e Zi” .Ndërsa tani Gjelbrim Taipit konsiderohet titullar nga trajneri i ri dhe ish futbollisti i Maqedonisë Artim Shaqiri .

 

Rivalët e Ligës Premier janë duke i shkuar vërdallë sulmuesit të Arsenalit, Theo Walcott.Daily Star shkruan se oferta e Arsenalit për kontratën e re të Walcott nuk është as afër asaj çfarë ai mund të fitojë me rivalët tjerë si Manchester City ose Chelsea.Liverpool dhe Tottenham, të cilët po ashtu kanë shprehu interesim në ish-lojtarin e Southampton, po ashtu janë të gatshëm të paguajnë më shumë se Topçinjtë.Nëse ai pret deri në fund të sezonit, Walcott do të ishte në avantazh për një përfitim shumë më të madh gjatë verës, pasi do të ishte agjent i lirë. Ai mund t’i fillojë negociatat me klubet tjera që në janar, nëse nuk arrin marrëveshje me Arsenalin deri në atë kohë.

 

Ndoshta duhet të shikonte El Clasicon pasi në ChampionsLeagueMan.Cityështë në një grup me Real Madridin, por Roberto Mancini ishte mbrëmë në Spanjë për të projektuar goditjen e madhe në merkato. Tekniku italian ndoqi në “Vicente Calderon” sfidën Atl. Madrid-Malaga dhe prani e tij lidhet menjëherë me Radamel Falcao, që ndiqet nga një mori klubesh angleze.
Ndërkohë me shaka presidenti i “colchoneros”, Cerez tha se Mancini ishte në stadium për të parë disa lojtarë të Malagas e që në fakt mund të rezultojë e vërtetë. Objektivi i Mancinit është një sulmues dhe krahas Falcaos italiani pëlqen edhe lojtarin që po mahnit të gjithë, atë të Malagas, Isco.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch