Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet rajonale 10 shtator 2012

RTP lajmet rajonale 10 shtator 2012

Pjesëtari i policisë së Stacionit Policor në Bujanoc dje ka bërë vetëvrasje. Sasha Stanisavljeviq (44) nga fshati Allakincë, komuna e Surdulicës me pistoletën zyrtare ka kryer vetëvrasje. Tragjedia ka ndodhur në Surdulicë, në vendin ku rruga anësore nga fshati Allakincë lidhet me rrugën regjionale, drejtimi Surdulicë – Vlladiçin Han, kanë konfirmuar për Tanjugun në stacionin policor në Surdulicë. “Bëhet fjalë për vetëvrasje klasike, në prani të dëshmitarëve. I ndjeri Stanisavljeviq këtë akt e ka kryer në gjendje të ngarkuar”, ka thënë gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Vranjë, Stanisha Mihajlloviq. Tanjugu ka arrit të mësoj se gjatë natës, i ndjeri Stanisavljeviq, është marrë në telefon nga Nishi ku është ftuar për t’u lajmëruar në klinikën shëndetësore ku vajza e tij Millica, nxënëse e klasës së dytë të shkollës së mesme, po shërohej nga leukemia. “Kolegu Stanisavljeviq ka supozuar se për çfarë arsye po e ftojnë, pasi që vajza e tij ishte në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Kunatit, i cili në mëngjes e dërgonte për në Nish, i ka thënë që për një moment ta ndalë makinën, pas së cilës është larguar pak nga makina dhe aty i ka shtirë vetes në kokë”, thotë një kolegë e Stanisavljeviqit. Stanisavljeviq ishte pjesëtarë i Policisë në Stacionin policor në Bujanoc. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Me një borxh prej rreth 4.5 milionë dinarë sa ka rreth i Pcinjës për energji elektrike, radhitet në borxhinjtë më të mëdhenj në EPS. Ky borxh nuk është zvogluar as me 18.000 aktpadi në gjyq kundër personave fizik që kanë borxh prej 850 milionë dinarë” ka thënë drejtori i elektrodistribucionit në Vranjë Zoran Knezheviq. Sipas tij, borxhlinjë më të mëdhenj për mos pagesë të energjisë elektrike ka në Bujanoc dhe Preshevë, ku ka ende raste të vjedhjes së energjisë elektrike nëpërmjet lidhjeve që bëhen shtesë, po edhe humbjes së energjisë në sistemin e përcimit.

———————–
Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka mbajtur sot takimin në të cilin i ipet fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosoves. Grupi përbëhet nga 23 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Të gjitha vendet anëtare të GND-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi ishte si pasojë edhe e një konferencë për gazetarë të kryeminstrit të Kosovës dhe të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Piter Faith, i cili, me ditën e sotme mbaron misionin në këtë post, si dhe në krye të Zyrës Civile Ndërkrmbëtare (ICO), e cila gjithashtu do të shuhet. Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur ndërkohë, një seancë solmene për shpalljen e përfundimit të mbikëyrjes së pavarësisë, ndërkohë, që ndër personaliteet e larta që vizituan Kosovës ishe edhe presidenti finlandez, Marti Ahtisari. Aktivitetet e ditës së dytë, në qendër kanë konferencën ndërkomëbatre, “Kapitulli i mbyllur në Ballkan” e cila do të hapet me fjalimet e presidentes Jahjaga, kryeministri Thaçi, dhe përfaqësuesi i ICO Pietr Feith. Nëpërmjet video-linkut një fjalim do të mbajë edhe ish-presidenti Bill Clinton. Fjalimin kryesor në këtë sesion do ta ketë presidenti Marti Ahtisari. Ndryshe Mbi 100 gazetarë nga bota janë akredituar në Prishtinë për të raportuar ngjarjet e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës. Aktivitete përmbyllen me një koncert publik me grupe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina në sheshin ””Nëna Tereza” në Prishtinë.

———————
Qeveria amerikane në disa deklarime të saj përmes zyrtarëve të lartë ka mbështetur vendimin për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur. Ky hap është konsideruar si një maturim i Kosovës për të vazhduar rrugën e saj të mëvetësishme dhe njëkohësisht një votëbesim i komunitetit ndërkombëtarë për Kosovën dhe institucionet e saj shtetërore e demokratike. SHBA mendojnë se Kosova është e gatshme për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur. Kosova ka bërë shumë përparime në katër vjetët e pavarësisë së saj. Tani ne duam të vazhdojmë të punojmë me ta dhe kjo nënkupton mbrojtjen absolute të të drejtave të gjithë qytetarëve,” deklaroi në korrik të këtij viti, ndihmësekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon. SHBA gjithashtu kanë nënvizuar se ‘mbështesin aspiratat evropiane të Kosovës,’ ndërkaq në këtë rrugëtim integrues Washingtoni vë theksin edhe në integrimet e brendshme në Kosovë, në gjithë hapësirën e territorit të saj. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur ‘shtrirjen e dorës nga ana e autoriteteve në Prishtinë qytetarëve të Kosovës në veri’ që është quajtur ‘një veprim thelbësorë për siguruar të gjithë qytetarët e vendit se ata janë të sigurt në shtetin e Kosovës.’ Mbështetja e fundit nga zyrtarët amerikanë për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur erdhi në seancën e 21 gushtit mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit, me ç’rast Rosemary DiCarlo, njëra nga ambasaoret amerikane në Kombet e Bashkuara në fjalën e saj tha se Washingtoni mbështeste plotësisht Grupin Drejtues Ndërkombëtar që ka njohur përparimet e arritura në Kosovë. Duke përcjellë urimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga selia e organizatës botërore, ambasadorja DiCarlo tha se ‘vendimi për t”i dhënë fund pavarësisë së mbikqyrur është një votëbesim ndaj përkushtimit të Kosovës dhe aftësisë për të ndërtuar një shtet shumetnik dhe demokratik.

———————
Fundi i mbikëqyrur i pavarësisë për Kosovën nuk ka rëndësi, sepse Serbia nuk e pranon Kosovën as me pavarësinë e mbikqyrur ose pa mbikëqyrje, tha sot kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, duke shtuar se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur akoma. Ai tha se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, në mënyrë që të përcaktojnë problemet e tyre dhe të punojnë për të eliminuar ato. Ai gjithashtu ka thënë se rrëfimet për njohjen e pavarësisë së Kosovës për të arritur anëtarësimin e Serbisë në BE janë “budallallëk” dhe se kusht i vetëm është relaksimi i raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit. “Si mund të jetë kusht pranimi i pavarësisë së Kosovës kur ekzistojnë edhe vende brenda BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të këtillë. Një relaksim sa më i gjerë i raoporteve dhe zgjidhja e problemeve që pamundësojnë jetën normale të qytetarëve në Kosovë, është kusht”, ka thënë Daçiq, transmeton Blic. Ndërkaq, Daçiq duke folur për vazhdimin e hetimeve në trafikimin e organeve njerëzore, theksoi se bashkësia ndërkombëtare në mënyrë adekuate duhet të përgjigjet pasi që viktimat serbe meritojnë drejtësi dhe ndëshkimin e autorëve
——————
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, tha se me përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nuk i jepet fund interesimit të bashkësisë ndërkombëtare për vendin, por përkundrazi, me të shtohet përqendrimi ndaj Kosovës. Ai tha se po nis një kapitull i ri me mundësi të rëndësishme, ndërsa e përmendi në këtë kuadër vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve. Reeker tha se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian, por theksoi se dialogu ndërmjet të dyja vendeve është esencial. Komentet e tij Reeker i bëri në një takimi që zhvilloi në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton REL. Në një takim të përbashkët me gazetarët, Thaçi foli për sfidat e ardhshme të shtetit të Kosovës, duke i quajtur ato jo të lehta, ndonëse u zotua për angazhimin institucional në përballjen me këto sfida.

—————-

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim një delegacion nga Turqia, i cili kryesohej nga ministri i financave, Mehmet Şimşek. Misnitri turk ka konfirmuar se Turqia do të vazhdojë edhe në të ardhmen mbështetjen e fuqishme për Kosovën. Jahjaga ka thënë se takimi i sotëm ka simbolikën e vet, pasi që po zhvillohet në një ditë shumë të rëndësishme për Kosovën, në ditën e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë. Ajo ka theksuar se Kosova ka dëshmuar se është kontribuues i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Sipas saj, edhe pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë mbesin sfida, për tejkalimin e të cilave Republika e Kosovës ka nevojë për mbështetjen e mëtutjeshme të miqve të saj, e sidomos të Turqisë, e cila me dekada ka përkrahur Kosovën në të gjitha momentet kyçe, duke ofruar ndihmë, jo vetëm politike, por edhe ekonomike e ushtarake.

—————–

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot nënkryetarin për çështje të Jashtme të Parlamentit të Japonisë, Kazuyuki Hamada, me të cilin ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë, për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë dhe për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve. Nënkryetari për çështje të Jashtme të Parlamentit të Japonisë, Kazuyuki Hamada shprehi gëzimin e tij, që gjendet sot në Kosovë në këtë ditë historike të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë. Duke ritheksuar që mbështetja e Japonisë për Kosovën nuk do të mungojë, por vetëm do të thellohet më tej, z.Hamada shtoi se Japonia e konsideron Kosovën një shtet shumë të rëndësishëm në kontekstin rajonal. Ai po ashtu ka siguruar kryeministrin Thaçi se ndihma financiare dhe ajo zhvillimore nga ana e Japonisë për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch