Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 02 nëntor 2011

RTV Presheva lajmet 02 nëntor 2011

Këshilli komunal ka mbajtur mbledhjen e vetë të rregullt, ku ishin paraparë 12 pika të rendit të ditës. Mirëpo në këtë takim janë miratuar dy pika të rendit të ditës si dhe janë shqyrtuar kërkesat e personave juridik dhe fizik. Kryetari I komunës Ragmi Mustafa dhe anëtarët e këshillit komunal në mënyrë të detajuar kanë diskutuar për këto pika dhe në fund kanë nxjerrë konkluzionet për miratimin e tyre. Ndërkaq është aprovuar vendimi mbi kriteret dhe masat për përcaktimin e qirasë dhe kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore për vitin 2012 dhe vendimi mbi kompensimin për shfrytëzimin e tokës ndërtimore për vitin e ardhshëm. Për mbledhjen e radhës do të diskutohen edhe 9 pika të tjera duke përfshirë taksat administrative komunale vendimi mbi taksat e qëndrimit për vitin e ardhshëm dhe vendime tjera që kanë të bëjnë kryesisht për vitin 2012.
———————-
Për nder të festës së Kurban Bajramit fondi humanitar ka filluar të ndajë ndihma për familjet në nevojë, ndihmat të cilat u janë ofruar këtyre familjeve janë vaj, miell dhe lëngje të ofruara nga kompania Fluidi. Treqind e pesëdhjetë qytetarë janë në listën për marrjen e ndihmave, kjo listë është sjellë nga bashkësitë lokale dhe këto ndihma do ti marrin po ky numër I qytetarëve me kushte të vështira ekonomike e sociale aq sa u takon të gjithëve.
——————
Policia e Serbisë ka kapur 65 shtetas të Avganistanit dhe 9 të Pakistanit, që kishin hyrë ilegalisht nga Maqedonia, njofton FoNet. Sipas kësaj agjencie lajmesh, ata u kapen në Bubanj Potok, një postbllok pagese në magjistrale, në kamionin që drejtohej nga dy shtetas të Serbisë. Sipas njoftimit, ata synonin ilegalisht, përmes Serbisë, të kalonin në ndonjë vend të Evropës Perëndimore.
RTV Presheva

In it, a teacher creates an inspiring learning environment by providing students with opportunities to http://www.essaydragon.com/ learn by doing

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch