Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 11 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 11 tetor 2011

Ndahen dhurata dhe çanta për fëmijët më aftësi të kufizuara

Fëmijët me aftësi të kufizuara sot kaën pasur një ditë të lumtur pasi Zyra për të rinjë në bashkëpunim me drejtoratin për veprimtari shoqërore kanë ndarë dhurata me lodra e ëmbëlsiara si dhe çanta më të gjitha pajisjet.

 

Zyra për të rinjë në bashkëpunim me drejtoratin për veprimtari shoqërore kanë ndarë sot dhurata dhe çanta për fëmijët me aftësi të kufizuara.Gjatë vizitës ata po ashtu biseduan edhe më fëmijët dhe më pas për t’iu ndarë dhuratat.Fëmijët të gëzuar kanë duartrokitur vazhdimisht e disa prejt tyre edhe kanë recituar në shenjë respekti për ndihmë dhe kontiributin për ta.

Avni Aliti kordinator I zyrës për të rinjë dhe kryeshefi për veprimtari shoqërore Nexhmedin Amedi thanë se kjo ndihmë  është solide por se aktivitete të tilla do të ketë edhe në të ardhem, në mnyrë që të gjithë të mendojnë për këtë shtresë të fëmijëve.

Në anën tjetër Zejni Ymeri kryetarë I shoqatës së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara ka falëminderuar humanistët për dhurata e ndara, duke I falimenduar edhe gjithë ata që në forma të ndryshme iu kanë ndalë në ndihmë këtyre fëmijëve.

Në këtë shkollë vijojnë mësimet dy paralele, ndërsa nga themelimi I saj humanistë të shumtë kanë shprehur dëshirën e tyre për ti ndihmuar këta fëmijë.Por ende çdo ndihmë e cfërdo natyre do të jetë e mirëseardhur për këta fëmijë.

—————————————————-

Shënohet dita e Lidhjes së Fëmijëve në Sh.F. “Selami Hallaçi” në Rahovicë

 

Dje, në fshatin Rahovicë, është mbajtur manifestimi Lidhja e Fëmijëve. Me një program kulturoro – artistik, ku morën pjesë nxënësit, recituan ata të klasave të para, kurse në vallëzim kryesishtë të klasave të pesta.

 

Në shkollën fillore “Selami Hallaçi”, në fshatin Rahovicë, me një program modestë kulturoro – artistik, me këngë, recitime dhe valle popullore, dje është shënuar dita e lidhjes së fëmijëve. Në këtë program në recitim, morën pjesë nxënësit e klasave të para, ndërsa në programin muzikor nxënësit e klasave të pesta. Arsimtarët të shkollës deklaruan se programi është organizuar enkas për fëmijët e klasave të para.

Programin e madhështuan edhe fëmijët me recitime, këngë dhe valle.

Manifestimi lidhja e fëmijëve, në shkollën fillore “Selami Hallaçi”, në Rahovicë, thuajse çdo vitë e organizon ditën e fëmijve.

—————————————————————

Nesër vazhdon Liga Komunale në futboll të Vogël

 

U luajtën  ndeshjet e grupit B të xhiros së katër në ligën komunale në futboll të vogël të organizuara nga organizata për kultur fizike në Preshevë, kurse ndeshjet e grupit A nuk u zhvilluan përshkak të motit me  shi .

Ndeshjet e grupit A do të zhvillohen të mërkurën më 12.10.2011. duke filluar nga ora 15:30.

Në këtë xhiro u arritën këto rezultate :

 

Gimi – Bushtrani 3:2

Zhunica – UNS 5:0

Norça – Fontana bukuroc 1:2

KF Rainca – Rahovica J. 3:3

 

Ndeshjet të cilat ishin të parapara të zhvillohen të shtunën e për shkak të shiut u shtyn, do të luhen ditën e nesërme, prej orës 15:30. Çiftet janë këto:

 

Lerani – KF Extra

Rinia Rainc – Miratoca

Market Blerrimi – Corrotica

SP Preshevë – Çukarka

 

Liga Komunale në futboll të vogël vazhdon të premten dhe të shtunën. Ndeshjet e Grupit Ado të luhen të premten, ku do të takohen:

 

Rinia Rainc – Lerani    15:00

Çukarka – – Market Blerimi    15:40

Corrotica – SP Preshevë 16:20

KF Extra – Miratoca 17:00

 

Ndërsa, nga grupi B të shtunën do të ndeshen këto ekipe:

 

Gimi Fontana – Bukuroc 15:00

Bushtrani – Norça 15:40

Rahovica J. – Zhunica 16:20

KF Rainca – UNS 17:00

It’s better to run http://order-essay-online.net/ out of time than to run short on a lesson

One Response

  1. Lesley thotë:

    Urimet me te mira autorit!Ne flliim, me duhet ta them isha vertet shume e pavendosur, qe te jemi realiste, ka ca kohe qe tregimi shqip nuk terheq dhe aq, po tregimet e ketij libri jane vertet shume te bukura, disa prej tyre, ( Gruaja e fotografit’ sa per te thene nje ) jane te mrekulueshem, nga ato lloj tregimesh qe porsa i mbaron don ti lexosh perseri. Vertet kisha shume kohe pa lexuar dicka kaq te vecante. Urime edhe nje here z.Lamaj ne rrugen e nisur. Tani mbetem ne pritje te nates qe ka etje. )))Eriela

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch