Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 13 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 13 tetor 2011

Ka filluar seanca e IV e KK të Preshevës, opozita fillon të pregaditet për fushatë – thotë Kryetari i Kuvendit

 

Me debate mjaftë të ashpra ndërmjet pozitës dhe opozitës, është zhvilluar sot seanca e IV e KK të Preshevës. Kryetari i organit legjislativ në komunën e Preshevës Besim Abduli, deklaron se opozita duke e pregaditurë për fushatë, kuvendin është duke e shfrytëzuar për politikë partiake. Ndërsa sot sipas tij, aspak nuk është sjellë konstruktive.

 

Seanca e IV e KK të Preshevës, ka filluar sot me 9 pika për rend të ditës. Mirpo, për shkak të rëndësisë së pikave që ishin brenda rendit të ditës, prej tyre kaluan vetëm tri. Debate të shumta u zhvilluan në mesin e këshilltarëve të pozitës dhe opozitës, sa i përket çështjeve procedurale dhe vendimit që përmban brenda saj ligji mbi rregullimin e komunikacionit dhe ai mbi auto-taksitë, në tërritorin e komunës së Preshevës. Ndërsa kryetari i KK të Preshevës, ligjet që u votuian sot nga ana e këshilltarëve i quajti si mjaftë të rëndësishme për qytetarët.

Se është ofruar koha e zgjedhjeve dhe se kuvendi ka filluar të shfrytëzohet edhe për politikë e konfirmopi edhe kjo seancë. Kryetari i Kuvendit, thotë se opozita aspak nuk është sjellë si konstruktive në këtë seancë, për shkak se ka filluar që të bëjë politikë partiake në Kuvend, duke u pregaditur në këtë mënyrë për fushatë.

Pikat tjera që ishin të parapara për rend të ditës, do të shqyrtohen në vazhdimin e kësaj séance, e cila nga kryetari I kuvendit është caktuar që të jetë të enjten e ardhëshme më 20 tetor.

——————————————————

Në fillim të muajit Nëntor fillon rivaksinimi kundër sëmundjes Tetanus

 

Në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, nga fillimi i muajit nëntor do të filloj rivaksinimi kundër sëmundjes së Tetanusit. Rivaksinimi do të jetë për qytetarët e komunës së Preshevës të lindur në vitet 1951, 1961, 1971, 1981. Rivaksinimi do të zgjas gjatë tërë muajit nëntor.

 

Në muajin nëntor do të filloj rivaksinimi kundër sëmundjes së Tetanusit. Ky është viti i gjashtë që kryhet ky proces dhe ka orar të vaksinimit i cili kryhet në bazë të viti të lindjes. Këtë vit janë gjeneratat e viteve 1951, 1961, 1971, 1981. Të gjithë këta persona do të kenë thirrje por sipas teknikut medicinal Bujar Rexhepi për rivaksinim mund të vinë edhe qytetarët që nuk kanë thirrje.

Ndërkaq për rivaksinim kundër sëmundjes së Tetanusit zakonisht qytetaët e komunës së Preshevës nuk iu përgjigjen thirrjeve.

Pritet që gjatë tërë muajit nëntor qytetarët të lindur në keto vitë ti përgjigjen thirrjeve  dhe të jenë korekt për rivaksinim.

—————————————————————————-

Në panairin e Librit “Gjilani 2011”, mori pjesë dhe shtëpia botuese “Çamëria” nga Shqipëria

 

Në Panairin e  Librit “Gjilani 2011”, i 39-ti me rradhë që u hap dje në Gjilan, me botimet e tyre janë paraqitur mbi 50 shtëpi botuese nga të gjitha trojet shqiptare. Ndër to, me shtand të  veçantë është paraqitur edhe Shtëpia botuese “Çamëria” nga Tirana. Ky botues i mirënjohur prezantohet me një opus të gjerë titujsh  nga të gjitha sferat krijuese, ku vend të veçantë zanë veprat publicistike e hostoriografike nga e kaluara e çame si dhe nga shpërnguljet e dhunëshme të shqiptarëve nga viset e ndryshme të Serbisë. Përfaqësuesi i kësaj shtëpie botuese, Arben Kondi, përndryshe autor i mbi 20 veprave  të ndyshme, gjatë prezantimit të botimeve të tyre, theksoi se çamët dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë një histori  mjaftë të njejtë tragjike e të dhembshme.

Në fund, zoti Arben Kondi ia dhuroi Televizionit të Preshevës një përmbledhje me poezi “Kosovë e Çamëri”, të botuar nga kjo shtëpi botuese në Tiranë në vitin 2008. Vlen të theksohet se Panairi i Librit  në Gjilan do të jetë i hapur deri  më 15 tetor, të shtunën në orën 17.

RTV Presheva

Rather than think about www.topspyingapps.com/ far-reaching consequences of sharing too much, teens focus on the immediate consequences

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch