Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 14 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 14 tetor 2011

Vendimi mbi rregulliminë e komunikacionit në territorin e komunës së Preshevës, është thuajse ai i vitit 2003 – thotë inspektori i komunikacionit

 

Vetëm dy ndryshime janë bërë në vendimin mbi rregullimin e komunikacionit në territorinë e komunës së Preshevës, që është votuar dje në Kuvendin Komunal, nga ai i mëparshmi që është nxjerrë në vitin 2003. Inspektori i komunikacionit, thotë se ata që kundërshtuan vendimin e djeshëm, ata e kanë votuar dhe nënshkruar këtë vendim qysh në vitin 2003.

 

Pika e dytë e rendit të ditës e aprovuar në seancën e djeshme në Kuvendin komunal të Preshevës, vendimi mbi rregullimin e komunikacionit në komunën e Preshevës, ishte pikë e cila solli debate në mesin e këshilltarëve të opozotës dhe pozitës. Duke mos pasu mundësi që të jap sqarime para këshilltarve dhe qytetarëve të komunë së Preshevës, për shkak se kishte apo skishte të drejtë në bazë të rregullores së punës, inspektori i komunikacionit pranë administratës komunale Ilir Sadriu, në një intervistë për Rtv Presheva, spjegon mënyrën e procedimit deri në Kuvend të këtij vendimi.

Sadriu thotë se vendimi është thuajse ai i vitit 2003, me vetëm pak ndryshime, atë të rritjes së shpejtësisë në qytet dhe ndryshime që janë bërë tek dy rrugë.

Inspektori i komunikacionit, gjithashtu thotë se dje pat pagadishmëri të dëgjueshmërisë nga ana e këshilltarëve, për ti dëgjuar sqarimet, pasi që vet ata e kanë votuar këtë vendim në vitin 2003, e tash e kundërshotjnë.

Inspektori i komunikacionit,në fund të intervistës gjithashtu tha se vendimi mbi rregulliminë e komunikacionit në territorinë e komunës së Preshevës, është punuar për të mirën e qytetarëve, pasi që shumë herë ata janë gjobitur për tejkalimin e shpejtësisë, kurse tash me rritjen shpejtësisë nga 40, në 50, do të ndikojë që sa më pak vozitës të gjobiten.

———————————————-

Drejtoria e drejtoratit të policisë në Vranjë me një kumtesë për publik njofton se policia në Vranjë e ka dërguar Goran J.nga Vranja te gjykatësi hetues i gjykatës së lartë në Vranjë për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka bërë vepër penale tregëtia me njerëz.

Personi i përmendur,së bashku më një shtetas tjetër të Sërbisë e ka keqpërdorur autorizimin dhe statusin e punëdhënësit duke dërguar 15 punëtor në Moskë për të punuar.Mirëpo pa dijen e tyre ata I kanë dërguar në qytetin Grozni të Qeqenisë.Punëtorët në këtë qytet janë eksploatuar,kanë punuar pa kompezim ,janë mbajtur në kushte jo humane dhe mbi ta është vënë raporti rob në periudhën prej 8 korrikut deri më 13 shtator të këtij viti.Gjykatësi hetues i gjykatës së lartë në Vranjë ia ka shqiptuar Goran J. masën e paraburgimit prej 1 muaji,ndërkaq nënpunësit e policisë intenzivisht e kërkojnë prsonin tjetër që është I dyshuar se është bashkryerës I këësaj vepre penale.

—————————————————-

Me ndeshjet e Grupit A ka filluar sot xhiroja e pestë, në kuadër të Ligës Komunale në futboll të vogël, të organizuara nga OKF.

Për sot kanë qenë të parapara të zhvillohen katër ndeshje, mirpo u zhvilluan vetëm tri pasi që ndeshja ndërmjet Miratocës dhe KF Extra nuk u zhvillua, për shkak të mungesës në lojë të KF Extra, dhe kështu që rezultati zyrtar është 3:0 për ekipin nga Miratoca. Rezultatet e arritura nga tri ndeshjet tjera janë këto:

 

Rinia Rainc – Lerani 1:4

Çukarka – Market Blerimi 0:3

Corrotica – SP Preshevë 5:1

 

Pas javës së V tabela e klasifikimit e Grupit A, duket kështu:

 

  1. Corrotica 12 pikë
  2. Miratoca 9
  3. Lerani 9
  4. M. Blerimi 6
  5. Çukarka 4
  6. SP Preshevë 3
  7. Rinia Rainc 3
  8. KF Extra 1

 

Xhiroja e V vazhdon nesër me ndeshjet e Grupi B, ku do të takohen:

 

Gimi – F. Bukuroc 15:00

Bushtrani – Norça 15:40

Rahovica Junior – Zhunica 16:20

KF Rainca – UNS 17:00

 

Para xhiros së V tabela e Grupit B duket kështu:

 

1. Fontana Bukuroc  12

2. Gimi                      12

3. Bushtrani                6

4. KF Rainca              5

5. Norça                      4

6. Zhunica                   4

7. Rahovica Junior      2

8. UNS                        0

RTV Presheva

One Response

  1. Dariusz thotë:

    nuk jane sh te qarta shpjegimi i kyrtee recetave,nuk kuptohet mire gjuha shqipe,,,shkruani ju lutem ne gjuhe letrare e profesionale per embelsira ne menyre qe te kuptojme te gjithe,,,,,,,,shume interesanete recetat

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch