Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 15 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 15 tetor 2011

Mbahet tubimi promovues me rastin e themelimit të 21 vjetorit të PVD-së

 

Është mbajtur sot tubimi promovues dhe manifestiv i Partisë për Veprim Demokratik, me rastin e 21 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik. Të pranishëm në shtëpinë e kulturës në Preshevë, gjatë këtij tubimi ishin një numër i anëtarëve dhe simpatizuesve të PVD-së.

 

Në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, sot është mbajtur tubimi me karakter promovues dhe manifestiv i Partisë për Veprim Demokratik.

Ky tubim ku ishin të pranishëm një numër i simpatizantëve dhe anëtarëve të PVD, shënon edhe themelimin e 21 vjetorit të kësaj partie që vepron në Luginën e Preshevës. Gjatë fjalimeve u tha se PVD, ishte parti që u formua atëherë kur ishte mëse e nevojshme që shqiptarët ti mbrojnë interesat e tyre kolektive, duke u radhitur në një subjektë politik.

Fjalën e morën kryetari forumit rinor të PVD-së Ragmi Mustafa,              3 nënkryetarët e PVD-së, nga Bujanoci, Presheva, dhe Medvegja, si dhe në fund kryetari i PVD-së Riza Halimi.

Pasi që tubimi ishte i karakterit manifestiv, kishte edhe program kulturorë. Ndërsa në fund të këtij tubimi për të pranishmit ishte pregaditur edhe një koktej i rastit në koridoret e shtëpisë së kulturës Abdullah Krashnica”.

—————————————————–

Elektrodistribucioni njofton se prej të Hënës fillon shkyçja kolektive e vendbanimeve nga rrjeti elektrik

 

Prej të hënës, do të fillojë shkyçja e vendbanimeve nga rrjeti elektrikë për shkak të borxheve të shumta që kanë qytetarët. Duke mënjanuar shkyçjen kolektive, elektrodistribucioni nga Vranja, fton qyetarët që të paguajnë vetëm një sasi të borxhit, e jo tërë borxhin. Ata thonë se nga shkyçja kolektive do të nënkuptojnë ndërprerjen e rrymës në tërë vendbanimin ku ka borxhe.

 

Elektrodistribucioni nga Vranja, njofton se nga dita e hënë 17.10.2011, do të fillojë me shkyçjen kolektive, ndërprerjen e trafostacioneve në vendbanimet si vijon. Të Hënën më 17.10.2011, do të fillojë nga fshatrat Norçë, Bushtranë, pastaj fshatrat Geraj, Tërrnavë dhe Bukuroc, duke vazhduar me Rahovicën, Miratocën dhe Corroticën. E njejta metodë do të vazhdojë edhe me ndërprerjen e vendbanimeve tjera, e edhe për qytetin e Preshevës dhe Stacionin.

Në njoftim më tej thuhet se duke pasur parasysh se borxhet e rrymës janë shumë të mëdha në tërë komunën e Preshevës, atëherë elektrodistribucioni kërkon që të bëhet pagesa e një sasie të borxhit, jo tërë boxhin përnjëherë. Të gjithë ata që janë të paditur në gjygje, nga elektrodistribucioni nuk kërkohet ai borxhë, por sasinë e borxhit pas padisë.

Vendbanimet që i përgjigjen kësaj thirrje dhe që fillojnë të paguajnë borxhin, atëherë nuk do të shkyçen kolektivishtë qka don të thotë i tërë vendbanimi, por do të shkyçen individualishtë vetëm ata që spaguajnë fare rrymën e shpenzuar.

Në fund elektrodistribucioni apelon tek të gjithë që të paguhet borxhi në sportelet e saja, në mënyrë që mos të fillojë me shkyçjen kolektive të rrymës nëpër vendbanime, por atëherë do të fillojë shkyçja individuale.

RTV Presheva

 

 

So why is a financial education necessary in our schools writing an essay online

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch