Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 17 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 17 tetor 2011

Anëtarët e këshillit komunal në Preshevë në mbledhjen e vetë të rregullt gjatë ditës së sotme kanë shqyrtuar dhe miratuar realizimin e buxhetit komunal për vitin 2011 në periudhën nëntë mujore si dhe raportin e punës të Fondit për punë komunale dhe banesore në periudhën gjashtë mujore të këtij viti kalendarik. Kryeshefi i drejtoratit për ekonomi, financa dhe ndërmarrësim privat, Fatmir Azizi ka elaboruar në tërësi realizimin e buxhetit sipas të cilit të hyrat vetanake në periudhën nëntë mujore janë realizuar 292 milion e 720 mijë dinarë ndërsa nga transferet kapitale të të hyrave janë realizuar në buxhetin komunal mjete në vlerën prej 101 milion e 178 mijë dinarë. Sipas këtij raporti të hyrat e përgjithshme për këtë periudhë kohore janë 393 milion e 721 mijë dinarë. Kurse të dalat e mjeteve nga buxheti komunal për vitin 2011 kapin vlerën e përgjithshme prej 379 milion e 137 mijë dinarë.
Edhe kryeshefi i Fondit për punë komunale dhe çështje banesore, Burhan Emërllahu gjatë raportimit para anëtarëve të këshillit komunal ka potencuar se në periudhën gjashtë mujore janar- qershor 2011 kanë realizuar punët që janë të parapara me programin vjetorë. Sipas raportit financiarë të këtij Fondi pagesat nga mjetet e rregullta buxhetore kanë shifrën prej 34 milion e 227 mijë dinarë, pagesat nga mjetet për investime kapitale janë 34 milion e 239 mijë dinarë ndërsa gjithsej pagesat e bëra në total kapin vlerën prej 68 milion e 465 mijë dinarë. Anëtarët e këshillit komunal të kryesuar nga kryetari i komunës dhe ndihmës kryetarët kanë shqyrtuar dhe miratuar edhe disa prej kërkesave të qytetarëve dhe të institucioneve që financohen nga buxheti komunal prej të cilave disa janë miratuar ndërsa të tjera nuk janë realizuar për shkak të pamundësive financiare.
———————-
Në Preshevë regjistrohen 3239 banorë dhe 1755 shtëpi. Sipas regjistrimit të sapo përfunduar të popullsisë, në Serbi do të ketë rreth 300 mijë qytetarë më pak. Këto janë vlerësimet e para të regjistrimit të popullsisë në këtë shtet, ndërsa anketuesit kanë evidentuar 7.4 milionë banorë, që përafërsisht është i njëjtë me rezultatin e vitit 2002. Në komunën e Preshevës janë regjistruar vetëm 3 për qind, edhe ate popullsia pakica serbe dhe romët. Në Bujanoc janë regjistruar rreth 40 për qind gjithashtu serbët dhe komuniteti rom, ndërsa në Medvegjë gjithashtu ka pasur bojkot total të regjistrimit nga shqiptarët. Kryetari i komisionit për regjistrim Dragoljub Filipovic ka thënë se regjistruesit kanë bërë punën e tyre, incidente nuk ka pasur për veç një rasti. Deri më tani në komunën e Preshevës janë regjistruar 3239 persona dhe 1755 shtëpi. Ndërkaq kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se bojkoti po rezulton i suksesshëm. Sipas tij arsyeja kryesore për të bojkotuar regjistrimin në Preshevë ka qenë pamundësia që të regjistrohen me mijëra banorë, të cilët pas konfliktit të armatosur të vitit 1999 janë larguar nga Komuna dhe tani jetojnë në Kosovë apo në njërin nga shtetet e Evropës Perëndimore”.Në anën tjtër autoritetet serbe në Beograd kanë paralajmëruar se do të shqiptojnë dënime për shqiptarët e Luginës së Preshevës për shkak të mosregjistrimit. Mirëpo, lidhur me këto zëra kanë reaguar përfaqësuesit politik të Luginës duke theksuar se Beogradi duhet të respektojë vullnetin e atyre që përfaqësojnë interesat e popullit në këto zona dhe që kanë alarmuar për pakënaqësitë lidhur me organizimin e regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi i popullsisë është bojkotuar pjesërisht edhe nga komuniteti boshnjak dhe mysliman në rajonin e Sanxhakut.Shqiptarët e tre komunave në Luginën e Preshevës bojkotuan regjistrimin e popullsisë me një vendim të miratuar nga këshillat komunale të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ndërkaq për Serbët ky regjistrim do të rezultoj fatal pasi Serbia tani do të jetë më e vogël për një qytet sa madhësisë e Nishit.
———————
Policia regjionale e Gjilanit ka njoftuar se në aksionet e saj për parandalimin e mallrave nga Serbia, ka parandaluar kontrabandim të një numri të madh të kafshëve dhe mallra të tjera të ndryshme. Sipas këtij njoftimi, prej datës 23 shtator e deri me 13 tetor, policia ka ndaluar shumë persona që kanë transportuar mallra pa dokumentacione përkatëse në 25 raste. Sic njofton policia, janë ndaluar 95 krerë lopë, ku ndër to në dy raste të vecanta 31 kafshë dele si dhe traktorë të shumtë që kanë transportuar dru pa dokumentacione valide. Mallrat e konfiskuar në të gjitha rastet janë me prejardhje nga Serbia
———————
Lideri i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj paralajmëron shpërthimin e mundshëm të Luftës së tretë Ballkanike. Danaj, i cili gjithashtu drejton Institutin për Prognozat Rajonale në analizën e tij për agjencinë e lajmeve INA ka shkruar se vatrat e mundshme të krizës do të jenë Veriu i Kosovës, Maqedonia, Greqia dhe Bosnjë-Hercegovina. “Vatra e parë është Kosova e Veriut. Ajo është mbushur me barikada. Atje ku ngrihen barikada, do të thotë se po bëhen gati për luftë.Të gjithë e dinë këtë, por të gjithë flasin të kundërtën. Me përjashtim të shërbimeve sekrete. Shqiptarët e paorganizuar, dalin të humbur nga lufta, edhe në njerëz edhe në teritore. Brukseli do të jetë dakord me këtë fund. Pse? Sepse shërbimet sekrete të Brukselit e dijnë më mirë nga unë cfarë mund të ndodhë kur ngrihen barikada, megjithatë, Brukseli e përkëdheli Serbinë duke i dhënë statusin e vendit kandidat”, analizon Danaj. Sipas tij, vatra tjetër është Greqia dhe Maqedonia, ku mbretëron krizë totale dhe falimentim i pashmangshëm, që e shmang vetëm lufta. “Greqia po përgatitet të eksportojë krizën e saj totale. Por jo në trojet greke. Por në trojet shqiptare dhe maqedonase. Vatra e katërt është Maqedonia. Një ditë, Gruevski do ta bëjë regjistrimin, do falsifikojë numrin e shqiptarëve. Ai e bëri të qartë synimin e tij kur tha se Cervenkovski kishte regjistruar 120 mijë shqiptarë më shumë, që do të thotë se do regjistrojë 120 mijë më pak. Ai e di se problemi i emrit, është thjesht një pretekst i Brukselit. Gruevski nuk do të lejojë që kurrkush në Maqedoni të regjistrohet grek, as ne Krushevë. Shqiptarët do rezistojnë, do kundërshtojnë, por të paorganizuar dhe Gruevski do ti vrasë sic i vrau në Brodec apo Haracinë”, thekson analisti Danaj. Në analizën e tij kreu i Listës së Shqipërisë Natyrale theksoi se kriza tjetër do të jetë edhe në Bosnjë-Hercegovinë, me një konflikt dhe ndarje të pashmangshme.
RTV Presheva

Fights aren’t the only negative outcome that use of http://topspying.com social media can have

3 Responses

  1. Candy thotë:

    Pershendetje,,,,shume inofrmim i mire,,,, kam dhe nje pyetje nese mundeni ta gjeni Memorandumin e serbis te vitit 1986/ASHAS,, dhe ta postoni..,,,Me t’mira

  2. KosovaLindore thotë:

    E nderuar, kete artikull tani mund ta gjeni ne rubrikën “Fakte Politike” me titull (Nacionalizmi serb gjatë vitit 1844-1945 – Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve)

  3. Willie thotë:

    begi mir ekishe bo tanny em peqelj shum sidomos edhe kjo qika flloun perfekt ekish super dyt njeri weq next edhe me naj new 2010

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch