Home » Lajme » RTV Presheva Lajmet 18 tetor 2011

RTV Presheva Lajmet 18 tetor 2011

Kryetari I Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa priti sot përfaqësuesin e ambasadës amerikane në Beograd, këshilltari I parë politik I ambasadores Varlner ,ky takim ishte kërkuar kohë më parë nga Shën Grillni. Në këtë takim u biseduan temat më aktuale në vendin tonë, ndër to arsyeja e bojkotimit të regjistrimit të popullsis, protestat e përbashkëta të subjekteve politike dhe shoqatave joqeveritare dhe problemet e pazgjidhura në sferat tjera në Komunën e Preshevës. Takim mikpritës përfaqësuesit të ambasadës amerikane I ofroi edhe kryetari I kuvendit Besim Abduli, njëherit në këtë takim u diskutua për problemet më aktuale në Luginë të Preshevës kryesisht për komunën e Preshevës, ndër to u prekën disa tema por më të rëndësishme ishin situata politike dhe ekonomike në Komunën ton. Problemet politike, gjendja ekonomike, lëvizja e lirë e qytetarëve, sfera e shëndetësisë dhe e arsimit ishin informacionet që përfaqësuesi I ambasadës amerikane deshi ti bisedojë me kryetarin e komunës, Ragmi Mustafa dhe kryetarin e kuvendit Besim Abduli. Pritet që z.Shem Krill do ta informojë ambasadën dhe njerëzit që merren me këtë problem në brendi të ambasadës amerikane.
———————
Policia e Vranjës ka dërguar tek gjykatësi hetues në Vranjë Refik Z. (44) nga Tërrnoci i madh, komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale për tentim vrasje, armëmbajtje pa leje si dhe mjeteve eksploduese. Ekzistojnë dyshime se Refik Z me datë 16 tetor, në ora 01:00 në fshatin Tërrnoci i Madh, pas një grindje ka gjuajtur me revole pesë fishekë në drejtim të Elhan A. (42) nga fshati Tërrnoc. Elhani është goditur me tre plumba dhe ka marrë plagë të rënda trupore. I dyshuari ka poseduar pistoletë pa leje, ka njoftuar policia. Të lënduarit iu është dhënë ndihma në Qendrën spitalore në Vranjë ku edhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm. Gjykatësi hetues Refik Z. i ka caktuar paraburgim me afat prej 1 muaj.
——————–
Ligji zbatohet për të gjithë qytetarët e Serbisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale, pohon koordinatori i qeverisë me publikun Slobodan Homen. Qytetarët e Serbisë që kanë bojkotuar regjistrimin do të përballen me dënimet e parapara me ligj, dhe kjo ka të bëjë kryesisht me shqiptarët nga jugu i Serbisë. Koordinatori i qeverisë serbe për marrëdhënie me publikun Sllobodan Homen pohon se Kushtetuta dhe ligji i Serbisë janë të qarta kur bëhet fjalë për mos përgjigje në thirrjen për regjistrim të popullatës dhe se ligji zbatohet për të gjithë qytetarët njësoj, pa marrë parasysh përkatësinë etnike. “Zbatimi i ligjit në mënyrë të njëjtë për të gjithë qytetarët e saj flet për seriozitetin e shtetit. Nga ana tjetër, është e nevojshme që me përfaqësuesit e pakicave nacionale të bëhet dialog për të gjitha problemet dhe me dialog të zgjidhen të gjitja problemet potenciale. Personalisht, konsideroj se asnjë pakicë nacionale në Serbi nuk ka pas arsye që të bojkotojë regjistrimin, por regjistrimi ka qenë në interes të tyre” ka thënë Homen. Të përkujtojmë se, ligji mbi regjistrimin e popullatës, amvisërisë dhe banesave, neni 29 parasheh dënim me të holla prej 20.000 deri 50.000 dinarë për personat që japin të dhëna të gabuara, jo të sakta dhe jo të plota si dhe të refuzojë të përgjigjet në pyetje.
——————-
Me fokusimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e Afganistanit, si dhe në krizat e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut, është e kuptueshme që lufta e 15 vjetëve më parë në Ballkan të jetë zhdukur nga ekranet ndërkombëtare. Kështu shkruan në një opinion të tijin për “Wall Street Journal”, Dana Rohrabacher, kongresist republikan, njëherësh anëtar i Komitetit të dhomës së përfaqësuesve për marrëdhënie me jashtë. “Një opsion që do të ishte në përputhje me të drejtën për vetëvendosje dhe që do ta forconte stabilitetin afatgjatë, do të ishte transferimi i pjesëve përafërsisht të barabarta të territorit dhe të popullsisë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pra në veri, serbët mund të zgjedhin përmes votës nëse duan të transferohen nën sovranitetin e Serbisë. Në të njëjtën kohë, shumica kosovare në jug të Serbisë mund të bëhet pjesë e Kosovës, nëse ajo dëshiron.
Kjo do t’iu ofronte të gjitha palëve mundësinë për një shkëmbim të barabartë, të bazuar në drejtësi dhe vetëvendosje”. Rohrabacher shkruan se ka pasur shumë nervozizëm në Shtetet e Bashkuara dhe kryeqytetet evropiane në lidhje me realizimin e shkëmbimeve të territorit.
RTV Presheva

Leann hoelscher teaches elementary school in palm springs, california, and her essay writing service students made vine videos to show how to make garden starters

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch