Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 20 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 20 tetor 2011

U mbajt sot vazhdimi I seancës së katërt të Kuvendit,në këtë seancë ishin paraparë gjashtë pika të rendit të ditës,ku vetëm katër prej tyre janë miratuar. Këshilltarët me shumicë votash kanë miratuar vendimin mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi taksat lokale komunale.Po ashtu me shumicë votash është miratuar Aktvendimi mbi shkarkimin e një anëtari të këshillit të shkollës fillore “Zenel Hajdini”në fshatin Raincë dhe në pikën tjeter u bë emërimi I anëtarit tjtetër të këshillit të shkollës fillore “Z Hajdini”. Ndërsa pika e shtatë e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi I aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Entit parashkollorë”8 Marsi” në Preshevë,senca e sotme u ndërpre për shkak të tensioneve të krijuara në mes këshilltarëve të pozitës dhe opozitës. Ndërkaq sipas Kryetrait të Kuvendit të Komunës së Preshevës Besim Abduli për debatin në seancën e sotme thekson. Seanca e sotme është karekterizuar me debate të ashpra , cka dhe pikat tjerra të rendit të ditës të paraparë për këtë senacë do të diskutohen në seancën e radhës.
——————-
Qendra e Solidaritetit dhe Avansimit në Preshevë ka filluar nismën për të ndihmuar familjet në nevojë. Kjo organizatë përmes departamentit të Solidaritetit në bashkëpunim me Radiotelevizionin Presheva kanë inicuar realizimin e projektit për sigurimin e kulmit mbi kokë familjeve të pa streha ose atyre me kushte tejet të rënda. Personat përgjegjës në bazë të vizitave që kanë bërë në terren dhe formularit për nxjerrjen e përfituesve të programit Strehimi është përcaktuar për të filluar aktivitetin tek familja tetë anëtarëshe e Nazmi Shabanit në Preshevë. Familja Shabani jeton në kushte të vështira për jetë normale, posedojnë shtëpinë shumë të vjetër tri dhomëshe, shtëpi në të cilën jetojnë katër vëllezër me familje. Ai çdo ditë lutet vetëm për shëndetin e tijë dhe të familjarëve. Përkundër problemeve që kanë në aspektin socio- ekonomik, edhe më tej kryefamiljari Nazmiu mbetet me një fije shprese se një ditë njerëzit vullnet mirë do të ndihmojnë familjen e tijë. Projekti Strehimi realizohet në suaza të përkrahjes së mërgimtarëve tanë në diasporë, me bizneset lokale dhe në bashkëpunim të institucioneve vendore dhe njerëzve humanitarë. Kjo organizatë edhe në periudhën e kaluar ka realizuar ndërtimin e një shtëpie në fshatin Dobrosin dhe një shtëpi në Osllare të Bujanocit. Memorandum bashkëpunimi në mes të departamentit të Solidaritetit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avansimit dhe Radiotelevizionit Presheva ka për qëllim pasqyrimin e drejtë të rasteve apo dukurive, me qëllim reflektimin dhe ofrimin e përkrahjes së shtresave me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në komunë të Preshevës.
——————–
Policia në Vranjë ka arrestuar Branko B. (1964), Slavko M. (1947), Dimsha L. (1962) nga Beogradi dhe shtetasin Pakistanez Ali S. (1993) për shkak të dyshimit se kanë kaluar në mënyrë ilegale vendkalimin kufitar dhe trafikim njerëz. Dyshohet se Ali S. me 15 tetor ka shkuar në Beograd dhe ka angazhuar taksistat Branko, Slavko dhe Dimshan që nga Presheva deri në Beograd ti transportojnë 8 shtetas Pakistanez dhe 5 shtetas nga Afganistani, të cilët më herët në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë. Policia i ka ndaluar në afërsi të qytetit të Vranjës.
RTV Presheva

I was beginning to piece together that maybe my child was being bullied by his peers http://besttrackingapps.com/

One Response

  1. Emri luginaa thotë:

    luginaa ngoi mbledhjen e Kuvendit te Presheves, muhabet me fierje, shamje, kercnime, luginaa thote kapni armet luftoni se mundeni te luftoni, keni fuqi te luftoni vlla me vlla, po me hasmin nuk keni guxim jo thote luginaa. qish munet njeri mi besue ketine keshilltareve, allamet burra shahen, ofendohen, nuk bone se jemi te medhej, femija ju kqirin e msojne pej juve, Obobobo cka te msojne, shamje, ofendime allamet diskutime, po mlidhni ment o burra se pasha mixhen, po te hapen ni fabrike me 1.000 punetore e te punesohen shiptaret, mo nuk ja ndon veshin juve kurkush, bile nuk ju foin, as nuk ju nerojne as te medhej as femijet. Tibe zotit, po fmija mi thone gjith ato te shame, duhet me ja terheq veshin, e juve thote luginaa ska kush me ja terheq veshin.
    Turp pasha zotin per ju e per ne. dikush tha po ju marrin per shembull te keq neper shiptari, dikush Keshilli nacional, tjetri jo Keshilli nacional, dikush ligji, tjetri jo ligji, hajde o burra uluni e biseni, qish ju tha Filipoviqi, merrni qendrime, te mira, per drejtor, udheheqsa, se tibe u kalben kta drejtora shumica pa punue se pe dine se kolltukun e kane te sigurte.
    Po luginaa thote uluni , zgedhni me te miret cilisdo parti, per Presheve e vend se tibe ai i dobti so as per Presheve as per vend.Luginaa thote kuvendaret jone te barabarte, po tibe pi kah tash ne vend te kuvendit, ai Keshilli nacional me propozue e kta me bo amin, jo tibe nuk shkon thote lugina, shkon sikur te ulen kreret e te thone ki osht me i miri, e zgedhim kto cilizdo parti, se keshtu tybe, allamet po bphet ne Kuvend e po haheni shume keq. Jo more nuk bone me ofendime, njoni thote kom derdh gjak, tjetri thote kom fakultet, ti nuk i kupton kto, cohet ai tjetri shan felliqet, po nuk shkon obobobo, ku kemi ardhe. Luginaa thote gjeni rruge bashke, se tybe nuk ekeni mire asnjona pale, secila te vet po i forsirat, nuk bon allahile, hin ne pune me shkolle fillore, vendi osht me fakultet, jo tybe gjynah pi zotit, se jo pi xhinve. edhe pak e ka me na nem zoti, vec te ai hala noshta kemi mbete te paster, e mos ta humbim durimin edhe te tij thote luginaa.Jeni bo more per fiks fare, per portokalli, per hajgare, per kurgjo, po menoni se po ju pelqejne anetaret e simpatizantet, jo tybe, dikush me ekstremet, se qytetari po vjelle prej muhabetit ne Kuvend.Kom hala me thone, por kete hete kaq ju pershendet luginaa.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch