Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 21 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 21 tetor 2011

Së shpejti qytetarët shërbimet e tyre në Administratën e Entit për mbrojtje shëndetësore do të mund të i kryejnë në Preshevë. Administrata e Entit për mbrojtje shëndetësore me vendim të pushtetit lokal dhe organeve kompetente do të transferohen në ish lokalet e Radio Televizionit Presheva. Gjatë ditës së sotme njeriu i parë i komunës ka vizituar hapësirat e këtyre lokale që kanë sipërfaqen prej 60 deri në 80 metra katrorë e që do të jenë në shërbim të Entit për mbrojtjen shëndetësore dhe vërtetitim e librezave të shëndetësisë. Hapësirat e tjera do të jenë në dispozicion edhe për zyrën e të rinjve në Preshevë ku do të ushtrohen disa veprimtari si kursi një vjeçar I informatikës dhe gjuhës angleze.
——————–
Nga dita e sotme rruga “Boro Vukmirovic” që fillon nga ish tregu dhe shpie drejt çerdhes “8 Marsi “,do të ketë qarkullim dykahor ,ndërsa rruga “Qemal Shehu” që shpie drejt tregut të gjelbërt do të jetë një kahore, por vetëm ditëve të shtuna duke filluar nga ora 9 deri në orën 15-të. Inspektori komunal I komunikacionit Ilir Sadriu ka qëndruar në teren ku dhe është bërë ndryshimi I shenjave të komunikacionit në këto rrugë. Sipas tij rruga drejt çerdhes do të krijoj kushte më të mira qarkullimi pasi është vërejtur se si rrugë një kahore nuk ka ndikuar në lehtësimin e komunikacionit. Ndërkaq rruga drejt tregut të gjelbërt gjatë ditëve të shtuna ka paraqitur shumë vështirësi për qarkullimin e automjeteve, çka shumë herë ka ardhur deri te bllokimi I komunikacionit. Sipas inspektori komunal të komunikacionit Ilir Sadriu ndryshimi i këtyre dy rrugëve do të jetë shumë efektiv dhe dukshëm do të ndikojë në qarkullimin më të lehtë të automjeteve. Ky vendim është marrë pas rekomandimeve nga ana e policisë së komunikacionit të cilët kanë kërkuar që këto dy rrugë të ndryshohen, ndërkaq vendimi u morë në seancën e KK.
—————
Ngjarjet në Kosovë gjithmonë janë reflektuar në luginë të preshevës, Kosova është afër dhe problemet me të cilat përballemi janë të ngjajshme, ka thënë deputeti popullor Riza Halimi për të përditshmen serbe “Pravda”. Halimi ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kërkojnë aq sa edhe do të fitojnë serbët në Kosovë. “Në Preshevë për hapjen e shkollës së mësuesisë flitet që nga viti 2002. Ai ende nuk është hapur. Të shohim se a do të arrihet. Ju keni në Kosovë fakultete në secili fshat. Në Ranilluk dhe Shtërpcë janë hapur moti kohë shkollat e larta. Para 23 viteve ne kemi pasë maternitetin kurse tani ajo është mbyllur. Situata në të gjitha sferat e jetës është alarmante. Nëse i krahasojmë kushtet jetsore të serbëve në Kosovë me ato të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, atëherë shohim se këtu janë problemet shumë më të rënda” ka thënë Halimi.
—————-
Më shumë se 9000 persona, sipas të dhënave zyrtare të Brukselit janë kthyer në bazë të marrëveshjes për riatdhesim nga shtetet e BE-së në Serbi për dy vite e gjysmë. Mirëpo, askush nuk mund të vlersojë se sa azil kërkues i pret kthimi. Në komesariatin për refugjat deklarojnë se kohën e fundit ka shumë ardhje të azil kërkuesve të rinj. Në muajin prill zyrtarisht janë paraqitur 193 persona, në muajin maj 181 persona ndërsa në shtator 145 persona.
—————
Drejtuesit e ambulancës së veterinarisë në Preshevë perms një njoftimi informojnë blegtorët që me rastin e shitjes së kafshëve në tregun e kafshëve në Preshevë të posedojnë vërtetimin mbi gjendjen shëndetësore të kafshëve pasaportën. Në bazë të këtijë vërtetimi munden të hyjnë në tregun e kafshëve. Në të kundërtën nëse qëndrojnë jashtë objektit të tregut me anë të vendimit të inspektoriatit vetrinarë, kafshët e tyre do tu merren, ato do të mbahen në karantinë dhe do tu kushtojë shumë materialisht rimarrja e tyre nga pronarët. Prandaj luten që të kenë me vete dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që të mos kenë probleme. Për informata më të detajuara dhe marrjen e dokumentit mund të drejtoheni në ambulancën e veterinarisë në Preshevë. Lidhur me këtë problematikë edhe drejtuesit e ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë kanë apeluar blegtorët të cilët posedojnë dokumentacionet e rregullta për kafshët të hyjnë brenga lokacionit të tregut të kafshëve për të mos krijuar probleme me pronarët e tokave që janë përrreth, përndyrshe do të merren masa ndëshkuese.
RTV Presheva

Mastrullo posts something to his blog, and they can bookmark writemyessay4me.org that site and have a single reference point rather than searching through emails

One Response

  1. Farid thotë:

    Jam i lumtur kur lexoj se nji prind punon per kobmin e vet Shqipe8tar ende, si Familja Bajraktari nga Mitrovica, qe8 Punon edhe Jeton ne Zvicer, Fe8mije8t u kan lindur ne8 Zvicer e kan nji Djal Dukat qe8 sot Luan per Kombetaren, nje8 Luetar talent i rrall, i Lindur edhe i Rritur ne Zvicer sot e lexoj intervisten e ti Mergim Bajraktarit thot se e8sht i lumtur edhe e ndjen Shqiperin. Me respekt Tahir Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch