Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 22 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 22 tetor 2011

Ka filluar rregullimi i rrethojës së re në stadiumin e qytetit në Preshevë. Realizimi I këtijë projekti do të përkrahet nga pushtetit lokal duke ofruar mjete në vlerën e përgjithshme prej një million dinarësh. Sekretari I organizatës prë Kulturë Fizike, Armend Ibrahimi gjatë deklaratës për Televizionin Presheva ka theksuar se rregullimi I murit të stadiumit është pjesë e projektit kapital që llogaritet të realizohet në tërësi në periudhën në vijim.
————————-
U bë sot promovimi I librit Koha e ngritjes, e krenarisë dhe e dhimbjes e autorit preshevarë, Sami Qerimi. Manifestimi I sotëm u organizua nga Shoqata për Trashëgimi Kulturore dhe Letrare në Preshevë, tubimin e shpalli të hapur kryetari I shoqatës, Xhemaledin Salihu. Redaktori I librit profesor doktor, Nebi Islami I cili ka shkruar parathënien e kësaj monografie ka potencuar sot se nisur nga faktet e pashënuara të njohura nga anasit më të vjetër nga rrëfimet dhe nga kujtesa e gjallë. Sami Qerimi ka ndërtuar një hallkë kompozicionale dhe një përmbajtje tejet të vlefshme mbi ritmet jetësore. Përshtypjet e veta para auditoriumit I ka prezantuar edhe Sadri Qazimi Një ese për monografinë e Sami Qerimit u prezantua nga krijuesi Jonuz Fetahaj dhe disa fjalë për këtë tubim foli edhe publicisti dhe gazatari shumëvjeçarë Hasan Emërllahu. Edhe profesor doktor Isuf Dedushaj në pamundësi që të jetë
prezent ka dërguar me shkrim një letër përshëndetëse. Tubimin e kanë përshëndetur edhe disa nga të pranishmit në sallë. Ndërsa në fjalën përmbyllëse autori I librit Sami Qerimi ka konsideruar se të shërbejë në vendlindje ishte obligim moral e patriotik sepse në atë kohë aty gjithka mungonte. Për musafirët prezent organizatorët shtruan edhe një koktej.
———————
Policia kufitare, në vendkalimin kufitar me Kosovën ka zbuluar 6.23 kilogram lëndë narkotike të tipi marihuanë të paketurar në shtatë qese. Kjo sasi e lëndëve narkotike ishte e paketuar në një çantë dhe ishte lënë në autobusin që qarkullon në linjën Prishtinë – Preshevë. Pasi policia kishte zbuluar këtë sasi droge, kjo çantë pronë e të cilit nuk u lajmrua askush nga udhëtarët e rastit, autobusi me të gjithë udhëtarët është dërguar në stacionin policor në Preshevë. Ende nuk është bë e ditur se a është arrestuar ndonjë person për këtë rast.
———————–
Vozitësit nga 1 janari i vitit 2012 do të mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet e Evropës dhe disa vende tjera pa “kartonin e gjelbërt”, por me sigurim ndërkombëtarë të veturës. Për udhëtim do të jetë e mjaftueshme vetëm ngjitësi i regjistrimit e cila merret me tabelat e reja, gjegjësisht gjatë secilit regjistrim të veturës, njofton sot Shoqata e sigurimeve të Serbisë. Kartoni i gjelbërt nuk dotë jetë i nevojshëm në të gjithë 27 shtetet e BE-së, pasi Serbia është tani antare e “nënsistemit të regjistimeve”. Kartoni i gjelbërt nuk do të duhet edhe në shtetet si Zvicër, Kroaci, Norvegji dhe Islandë, ndërsa Maqedonia për shkak se ende nuk është antare e këtij nënsistemi, do të duhet edhe më tej kartoni deri sa Maqedonia të regjistrohet në një asociacion të tillë
——————
Vlera e dinarit ditën e hënë me 24 tetor do të ketë vlerën prej 99.737 dinarë për një euro, njofton banka popullore e Serbisë. Sipas kursit zyrtar, një euro do të kushtojë 20 pare më pak se ditën e premte, ku një euro ka pasë vlerën 99.543 për një euro.
RTV Presheva

Watch how hand signals encourage active see here listening in a fifth-grade classroom

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch