Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 25 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 25 tetor 2011

Policia e Vranjës ka arrestuar dhe ka dërguar tek Gjykatësi hetues në Vranjë, Shaban A. (41) nga fshati Geraj, komuna e Preshevës, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale për kalim ilegal të furifit, trafikim të njerëzve, njofton sot policia. Siç thuhet në njoftim, ekziston dyshimi se me datë 22 tetor, në fshatin Sumulicë ka pranuar në veturën e tij taksi dy shtetas të Libisë dhe një shtetas të Pakistanit për ti transportuar deri në Bujanoc. I dyshuari me shtetasit e huaj të cilët në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, i ka mundësuar vendqëndrim të palejuar nëpër Serbi, ku në qytetin e Bujanocit ai është ndaluar nga policia. Gjykatësi hetues në Vranjë i ka caktuar Shaban A. një paraburgim prej 8 ditësh.
————————-
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministri Milan Markoviq ka vlersuar se bojkoti i regjistrimit në Komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk është i drejtë dhe se është një lëvizje radikale. Ai ka thënë se një vendim i tillë është diktuar nga ana e Prishtinës. “Kam pasë bisedime me Riza Halimin dhe Ragmi Mustafën dhe liderët tjerë shqiptarë. Nuk kanë pas asnjë sqarim bindës se pse po e bëjnë këtë, cka është plotësisht e qartë se është diktuar nga Prishtina dhe nuk ka aspak lidhje me gjendjen në Preshevë dhe Bujanoc, po as me politikën e qeverisë Serbe” ka thënë Markoviq. Markoviq ka thënë se Trupi Koordinues për tre vitet e kaluara ka punuar më shumë se sa për 10 apo 20 vitet e kaluara për të drejtat e shqiptarëve dhe zgjidhjen e shumë problemeve. “Ai bojkot është plotësisht i deplasuar dhe vetëm se ka shkatrruar politikën tonë, pozitën dhe rapotet ndërmjet nesh. Nuk është kjo hera e parë. Raportet tona me politikanët shqiptar në asnjë moment nuk kanë qenë të shkëlqyeshme” ka thënë Markoviq. Ministri Markoviq ka thënë se ekzistojnë modele statistikore në bazë të së cilës vlersohet numri i banorëve, kështu që bojkoti nuk është aspak problem në kuptimin statistikor, por për mesazhin politik.”Eshtë me rëndësi që përgjigja jon të mos jetë emotive dhe e menjëhershme, por të vazhdojmë të punojmë atë që kemi bë deri tani, e ajo është të zgjidhim problemet” ka thënë Markoviq Ministri ka theksuar se shefi i OSBE-së Beograd dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Vicent Degert i kanë bë me dije të gjithë liderëvenë komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës se bojkotimi i regjistrimit nuk ka asnjë arsye.
————
Armiqtë më të mëdhenj për nxënësit serbë të shkollave të mesme janë shqiptarët dhe kroatët. Romët dhe amerikanët janë popujt e radhës që ata urrejnë. Ky rezultat ka dalë nga një hulumtim i kryer nga organizata joqeveritare Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, zhvilluar me nxënës të shkollave të mesme në Serbi. Sipas rezultateve të këtij sondazhi, 21.2 për qind e nxënësve si armiqtë më të mëdhenj i shohin shqiptarët, 15 për qind kroatët, 12.3 romët, ndërsa 9.8 për qind i shohin amerikanët si armiq, tregon hulumtimi “Qëndrimet dhe orientimet e vlerave të nxënësve të shkollve të mesme në Serbi”, i zhvilluar në qershor të këtij viti me 630 nxënës të shkollave të mesme në Beograd, Novi Sad, Krushevc, Zrenjanin, Nish dhe Novi Pazar. Ndër kombet që i konsiderojnë miq, të anketuarit kanë thënë se janë grekët dhe rusët. Rezultatet tregojnë se 17.4 për qind janë deklaruar se nuk i vlerësojnë njerëzit në bazë të nacionalitetit, ndërsa 10 për qind kanë thënë se nuk iu pengon asgjë nacionaliteti tjetër. Sondazhi ka treguar po ashtu se 36.7 për qind e të anketuarve kanë mendim ekstrem shovenist ndaj romëve.
——————–
Shqipëria dhe Kosova kanë nisur përgatitjet për hartimin e Abetares mbarëkombëtare. Dhe, përderisa në nëntor do të publikohet konkursi përkatës, zëvendësministri i Arsimit i Maqedonisë, Safet Neziri, pret “ftesën zyrtare”. Kanë reaguar profesorë dhe LASH-i. “Shqiptarët nuk do të mbesin jashtë këtij procesi, pasi do të kërkojmë nga prindërit që fëmijët e tyre të përdorin Abetaren, e cila do të botohet për shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan sot “Koha” e Shkupit. Projekti mbarëkombëtar për një Abetare të përbashkët po lë jashtë rrethit shqiptarët e Maqedonisë, shkruan kjo gazetë. Ky libër, i cili sinjifikon dëshirën e të gjithë shqiptarëve për bashkim shpirtëror dhe gjuhësor, për ne, si duket do të vazhdojë të mbetet ëndrra edhe e disa viteve të ardhshme, pasi nuk është ndërmarrë as një hap konkret për materializimin e kësaj ideje në rrugë institucionale, respektivisht përmes institucioneve shtetërore. Përderisa Shqipëria dhe Kosova kanë marrë tanimë angazhimet që të nisin punën për hartimin e Abetares së përbashkët, Maqedonia është ende në pritje të “ftesës zyrtare”. Zyrtarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Shqipërisë, kanë dhënë lajmin se prej shtatorit të vitit të ardhshëm, të gjithë filloristët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kenë në duar Abetaren mbarëkombëtare. Për këtë po përgatitet konkursi, i cili pritet të publikohet në muajin nëntor. Dy shtete shqiptare – Shqipëria dhe Kosova do ta shënojnë 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë me një projekt kombëtar arsimor, me vendosjen në përdorim të Abetares mbarëkombëtare, ndërsa nuk do të mund ta bëjnë këtë shqiptarët e Maqedonisë. Jo që nuk kanë dëshirë, por sepse institucionet dhe qeveria ku ato participojnë, nuk kanë bashkërenduar ende veprimet përkatëse.
—————–
Llogaritja e kohës dimërorë në Evropë fillon në natën ndërmjet ditës së shtunë dhe diel. Në natën ndërmjet 29 dhe 30 tetorit, në ora 03:00 duhet të lëvizin akrepat një orë pas, në ora 02:00. Llogaritja e kohës dimërore do të zgjasë deri në vikendin e fundit të muajit mars të vitit 2012.
RTV Presheva

But scores of articles college essay writer of pro-essay-writer.com about tech anxiety and tech addiction make it abundantly clear that our relationship with technology is very complicated

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch