Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 26 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 26 tetor 2011

Nga sot është konfirmuar zyrtarisht rritja e mjeteve në buxhetin komunal për periudhën e mbetur tre mujore të këtijë viti kalendarik. Lajmin e ka konfirmuar kryetari I komunës, Ragmi Mustafa gjatë intervistës dhënë Radio Televizionit Presheva. Rritja e mjeteve bëhet në formë të ndihmave solidare për komunat më pak të zhvilluara në Serbi në vlerën e përgjithshme prej shtatë milion dinarë. Sipas njeriut të parë të komunës rritja e të hyrave në buxhetin komunal do të bëhet edhe nga të hyrat e tjera të pa planifikuara për këtë kohë në vlerë prej 12 milion dinarësh në tatimin në të ardhura. Kjo shifër ka filluar të dyfishohet nga data një tetorë në adresa të pushteteve lokale ka deklaruar kështu kryetari Mustafa. Sipas zyrtarëve komunal në rishikimin e buxhetit të komunës shihet qartë se çdo pozicion I të hyrave është në rritje e sipër ndërsa shpenzimet janë të parapara sipas Planit Investiv.
Mjetet shtesë do të shfrytëtohen për zbatimin dhe implementimin e projekteve që tani më janë të kontraktuara.
——————-
Ekspert të urbanizmit dhe kryeshefi i urbanizmit në Preshevë , kanë diskutuar për fazën e dytë të planit rregullues urbanistik të komunës sonë .Sipas tyre ky projekt do të zgjidhë shumë probleme në teren. Me këtë plan do të krijohen lidhjet me vet qytetin dhe korridorin dhjetë që do të jetë në dobi të vendit tonë. Sipas kryeshefit të urbanizmit Shaban Jashari me këtë projekt janë paraparë të gjitha zonat si dhe zgjerimi i zonës ndërtimore. Po ashtu sot janë dhënë edhe sygjerime se si do të dukej plani rregullativ urbanistik i komunës së Preshevës.
———————–
Në komunën e Preshevës këto ditë janë paraqitur disa “shitës” ambulant ilegal, të cilët ofrojnë enë kuzhine në shkëmbim të stolive nga ari. Shumica e familjarëve për ti blerë këto enë kuzhine, në shkëmbim të këtyre mallrave kanë dhënë stoli të ndryshme nga ari si unaza, zinxhir qafe. Këta shitës ambulant shesin kryesisht nëpër rrugët dytësore të Preshevës, por edhe nëpër fshatrat e komunës, dhe këto mallra sipas tyre në shitje reale kanë vlerë me mbi një mijë euro, ndërsa këtu mund ti blesh dhjetë fish më pak, si dhe i kanë dhuruar edhe katalogje dhe broshura në gjuhën gjermane të cilat vërtetojnë edhe origjinalitetin dhe çmimin e tyre. Sipas informatave, këta shitës prezantohen se janë Hungarez, por janë me veturë me targa italiane, lusin blerësit që të mos tregojnë ku i kanë blerë, çka edhe jep dyshimin se këto enë amvisërie janë të dyshimta dhe nuk janë të kualitetit origjinal.
Presheva.com, për të vërtetuar origjinën dhe shitjen e këtyre enëve, kemi gjetur disa raste mashtrimesh që kanë ndodhë në vende të ndryshme. Enët e ofruara janë të prodhimit AMC (Aus Maisterhand Chromstahl), kompani kjo e cila selinë e saj në Afrikën e Jugut. Një komplet i enëve në realitet kushton 1475 euro sipas katalogjeve, ndërsa këtu mund ta blesh vetëm për pak stoli ari. “Ju lutem vini re unë po ju dërgoj një dëshmi që z. Thomas në emër të AMC na ka mashtruar ne, sepse ai ka planifikuar dhe marrë me vetdije para nga ne dhe pastaj ka bërë gruan time anëtare në AMC ne 11.02.09 duke ia shitur gruas time një komplet enësh për kuzhin(d.m.th i ka dhënë një kart në të cilën kart data është e pavlefshme), dhe kështu vazhdon duke përshkruar genjeshtrën. Luten qytetarët që të jenë syçelë dhe të mos bien pre e mashtrimeve të ndryshme, duke blerë mallra të një kualiteti të pa kontrolluar, pa garancion duke dhënë të holla dhe gjësende të ndryshme.
———————
Janë arrestuar tre persona për dyshim se në teritorin e Serbisë kanë kontrabanduar rreth 11 kilogram të bimëve narkotike, ka njoftuar sot policia. Në një aksion policia ka arrestuar Blerim B (42) nga Peja, Radisha M. (33) nga Kovaca dhe Branko P. (37) nga Novi Sadi. 10 paketimet e marihuanës me peshe prej 11.635 gram për të cilën dyshohet se i dyshuari e ka sjellë nga Kosova me qëllim që ta shesë në qytetet e Serbisë ishin fshehur në veturën tip “Renault 19”, të cilën e ka drejtuar Radisha M. Gjykatësi hetues i ka caktuar paraburgim për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për posedim, prodhim dhe shitje të bimëve narkotike, thuhet në njoftim.
——————-
Sociologu dhe analisti politik serb, Milan Nikoliç i sugjeroi presidentit Boris Tadiç që serbët e Kosovës t’i zhvendos në Serbinë lindore, ku ata mund të merren me livadhet e lëna pas dore, transmeton Telegrafi. Ai ka thënë se lidershipi serb duhet të jenë i ndërgjegjshëm dhe të thotë se Kosova është e humbur dhe serbët e Kosovës duhet të vendosen në zonat rurale.“Të gjithë ata që jetojnë atje duhet të vijnë në Serbi. Ne kemi pjesë të tëra të zbrazëta të Serbisë lindore, kemi sipërfaqe të mëdha bujqësore që mund të punohen e tash janë të lëna pas dore…”, ka thënë Nikoliç në një emision televiziv të B92, duke theksuar se vetë e ka prejardhjen nga Kosova.
RTV Presheva

Instead of reeling in a good catch for a date, those who are tricked by catfish on dating websites find a bottom feeder who lied about who they were in order to arrange for a first date http://cellspyapps.org/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch