Home » Lajme » RTV Presheva Lajmet 27 tetor 2011

RTV Presheva Lajmet 27 tetor 2011

Të gjithë studentët e Luginës së Preshevës që në afatin e parë kishin mbetur pa u regjistruar në univesitetet e Tiranës tani më zyrtarishtë jaën pranuar në fakultetet e tyre të përcaktuara. Vedimim I Ministrit të arsmimit ,shkencës dhe teknologjisë Myqerem Tafaj për pranimi e studentëve e ka konfirmuar edhe zyrtarisht kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në intervistët tonë dhe për edicionin e lajmeve.Pas qëndrimit në Tiranë të kryetarit Mustafa dhe përpjkeses së tij të vazhdueshme ministria e arsimit rriti kuaotat, duke e përmbyllë këtë enigmë për studentët e Luginës.Kryetari Mustafa rikonfirmon rishpërndarjen e kuotave për 202 vende të reja për studenët e Luginës,cka do të thotë se edhe problemet në mjeksin e përgjithëshme dhe fakultetet tjera definitivisht janë zgjidhur. Vlen të potencohet se në mjekësi të përgjithëshme vetëm nga republika e Shqipërisë kanë konkuruar 6000 për 220 vende e parapara, ndërkaq ministria e arsimit 30 vende i ndau vetëm për Luginën dhe kur analizohet ky proporcion nënkuptohet se Lugina do të ketë mjekë të rinjë më shumë se çdo qytet tjetër në Shqipëri. Ndërkaq deri më 5 nëntorë studentët duhet të shkojnë në Tiranë dë dhe duhet të riaplikojnë përsëri në fakultetet ku ata janë pranuar duke dorëzuar dokumentet origjinale, ndërsa deri më 10 nëntorë do të shpallen listat e pranimit të studentëve. Këtë vitë numri I studnetëve të Luginës ishte shumë I madhe në drejtim të fakulteteve të Tiranës e tërë kjo si rezultat I mos pranimit të diplomave të Prishtinës.
————
Komandanti I stacionit policorë në Preshevë, Avdi Bajrami përmes një njoftimi informon qytetarët se që nga fillimi I zbatimit të ligjit të ri për letërnjoftimet dhe pasaportat në stacionin policorë në Preshevë, qytetarët e komunës sonë kanë realizuar të drejtën e tyre sa I përket dokumenteve personale. Nga ana e përgjegjësve janë pranuar kërkesat dhe janë punuar dokumentet e rinjë biometrik. Mirëpo në stacionin policorë në Preshevë ekziston një numër I madh I letërnjoftimeve dhe pasaportave të gatshme që qytetarët e komunës së Preshevës nuk I kanë marrë ende për arsye të pa njohura. Për këtë arsye me këtë kumtesë dëshirojmë ti tregojmë qytetarëve tanë në obligimin ligjorë të posedimit të dokumenteve personale dhe që të gjithë qytetarët aplikuesit për dhënien e letërnjoftimit dhe pasaportës të cilët nuk I kanë marrë këto dokumente në afatin më të shkurtër të lajmërohen në stacionin apo të vinë në stacionin policorë që ti marrin këto dokumente, thuhet kështu në njoftimin e Komandantit të stacionit policorë në Preshevë, Avdi Bajrami .
—————–
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë dhe amvisërisë në Serbi, ku shteti ka paralajmërua se do ti gjobisë të gjithë ata që nuk e kanë kryer obligimin qytetar. Ftesa e liderëve politik nga Lugina e Preshevës si dhe atij i muftisë Muamer Zukorliq ka qenë i suksesshëm. Sipas të dhënave nga Instituti Republikan për statistika, në Bujanoc janë regjistruar nën 40% e numrit të planifikuar, në Preshevë 5 deri 10%, ndërsa në Medvegjë, gjatë 15 ditëve janë regjistruar rreth 70% e numrit të planifikuar të qytetarëve. Kur mbaroi regjistrimi, në emër të shtetit iu është drejtuar koordinatori i qeverisë për mardhënie me publikun i cili ndër të tjerash kishte deklaruar se “Qytetarët që bojkotojnë regjistrimin do të përballen me denime të parashikuara. Ligjet zbatohen për të gjithë qytetarët e Serbisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale”. Ai nuk kishte sqaruar vetëm se mënyrën se si dhe në çfarë mënyre mund ti denojë me dhjetra mijëra qytetarë të Luginës së Preshevës. Kur bëhet fjalë për refuzimin e regjistrimit të popullatës, komisionet komunale për regjistrim janë kompetente të nisin një proces tek organet e gjyqësisë, thuhet në një njoftim të institutit republikan për statistika. “Bojkoti në jug të Serbisë ka qenë masiv. Këtu komisionet regjistruese nuk kanë mundësi, po as në mënyrë fizike të fillojnë një proces që ti denojë një numër kaq të madh. Të vetmën zgjidhje mund të gjejnë organet republikane” thuhet nga insituti republikan për statistika.
——————-
Nëse themi se do të shikojmë të qetë se çka bëjnë shqiptarët, atëherë kjo është një porosi katastrofale. Thaçi duhet ta dijë se një sulm i armatosur ndaj serbëve nuk do të mbetet pa përgjigje. Nuk e kërcënoj askënd, por qartë them se Serbia do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq. Ai në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti”, ka thënë se situata në Kosovë po ashpërsohet në kornizën kohore e cila është shumë e pafavorshme për Serbinë, posaçërisht në kuptimin e pritjes së vendimit për kandidaturë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton javorja politike serbe “Novi Magazin”. Ai ka përkujtuar se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Beograd në muajin gusht, hapur ka thënë se kushti për vazhdimin e procesit të integrimeve në BE për Serbinë është zhbërja e institucioneve serbe në veri të Kosovës. Daçiq ka thënë se edhe Merkel asokohe e ka përmendur mundësinë që Kosova të shndërrohet në federatë. “Pse Kosova të mos jetë edhe federatë”, ka pyetur kancelarja gjermane, sipas pohimeve të Ivica Daçiqit, transmeton Koha. Edhe pse thotë se angazhohet për anëtarësim në BE, Daçiq ka thënë se “nuk do të jetë fundi i botës” nëse Serbia në dhjetor nuk e merr statusin e kandidatit. Duke folur për barrikadat në veri të Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë ka thënë se ato janë protesta kundër përpjekjes për të vendosur kufirin shtetëror në veri të Kosovës. “Do të doja që të mos kishte arsye që këto të ndodhin, por më mirë barrikadat se sa pushkët. Kur e përmend ‘Stuhinë’ në mendje e kam ndonjë sulm masiv që do të thoshte dëbim apo pogrom ndaj serbëve. Druaj nga një rezultat i tillë”, tha Daçiq.
—————-
Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, janë duke u kryer punët teknike. Këto punë janë pregaditje për festivalin tashmë tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare”. Punët teknike thuajse janë në përfundim e sipër për shkak se festivali do të fillokë më 9 Nëntor. Sipas drejtorit të këtij institucioni kulturor në komunën e Preshevës Naser Nuredini, të gjitha këto punë dhe pregaditjet janë duke u bërë me qëllim që mysafirët nga të gjitha trojet shqiptare të priten sa më mirë. Gjithashtu, intervenime ka pasur edhe në kulmin e shtëpisë së kulturës, me çka përshtaten kushtet të cilat kërkojnë trupat e teatrove pjesëmarrëse në festival. Festivali mbarkombëtarë shqiptarë “Ditet e Komedisëhqiptare”, ishte paraparë të mbahej në fund të këtij muaji, mirpo për shkak të intervenimeve teknike në Shtëpinë e Kulturës, për plotsimet e kushteve elemnetare, ai është shtyrë dhe do të fillojë më 9 Nëntor
—————
Këshilli I Bashkësisë Islame në Preshevë njofton të gjithë besimtarët e interesuar se edhe këtë vit si më parë me rastin e festës së Kurban Bajramit bën therrjen e kurbaneve për jetimët, familjet e dëshmorëve dhe skamnorët. Prandaj, ata të cilët shprehin dëshirë për të prerë kurban për këtë destinim mund ta bëjnë në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë në qendër të qytetit në Preshevë, përballë Xhamisë së vjetër Ibrahim Pasha. Allahu Fuqiplotë ua pranoftë të gjithëve therrjen e Kurbanit si dhe të gjitha ibadetet tjera.
RTV Presheva

At this juncture, if you’re not digitally www.essaydragon.com sharing what you do, you’re missing out on some great ideas happening in education and within other contexts – and, quite frankly, a plethora of resources

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch