Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 28 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 28 tetor 2011

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkovic ka deklaruar se diplomat e Universitetit të Prishtinës nuk mund të pranohen në Serbi, pasi, siç tha ai, Serbia nuk e njeh Kosovën. Qytetarët e Serbisë të cilët kanë kryer fakultete në Prishtinë nuk mund të llogarisin se Serbia mund t’i pranojë, i është përgjigjur Cvetkovic pyetjes së deputetit shqiptar Riza Halimi. Në mbledhjen e rregullt të Parlamentit Republikan në Serbi ku sipas rregullores qeveria përgjigjet në pyetjet e deputetëve, deputeti Halimi ka parashtruar një kompleks pyetjesh ku më tepër theks të veçant ka vënë në mospërputhjen e përgjigjeve që më herët kishin dhënë për të njejtën temë lidhur me problemet e ndjeshme jetësore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës ndër to edhe zgjidhja e problemit të kahmotshëm për mos njohjen e diplomave. Cvetkoviq në Kuvendin e Serbisë ka thënë se kjo mund të rregullohet vetëm në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Deputeti I vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka parashtruar pyetjet për zyrtarët qeveritarë edhe për çështjen e mos pranimit të pensioneve të punëtorëve që një pjesë të përvojës e kanë në ndërmarrjet apo institucionet e Kosovës, problemet për shtesat fëmijërore që kanë të bëjnë për fëmijët e lindur në Republikën e Kosovës dhe probleme të tjera me të cilat përballen shqiptarët e këtushëm. Shqiptarët e Luginës janë peng I raportit jo të mirë në mes të Beogradit e Prishtinës ka vlerësuar gjatë deklaratës për Radiotelevizionin Presheva, Riza Halimi. Sipas tijë problemet e grumbulluara me decenie mund të lëvizin pozitivish në favorin tonë vetëm me ndikimin e faktorit ndërkombëtarë që vepron në Serbi.
————–
Në Bujanoc, sot edhe solemnisht është hapur paralelja e fakultetit Ekonomik nga Subotica, i Universitetit të Novi Sadit. Gjenerata e parë e studentëve për vitin akademik 2011/2012, do të numëroj gjithsej 69 studentë në gjuhën shqipe dhe serbe, kurse do të financohen nga buxheti. Për formimin e kësaj paralele të fakultetit ekonomik nga Subotica në Bujanoc kanë një kontribut të përbashkët Fakulteti Ekonomik nga Subotica, Universiteti Shtetërorë i Tetovës, Ministria e Arsimit dhe Shkencave, Trupi Koordinues i qeverisë serbe, Misioni i OSBE-së në Serbi si dhe qeveria e Krahinës së Vojvodinës.
Në hapjen solemne të pranishëm kanë qenë Ambasadorë të shteteve të akredituar në Beograd, Ministri i arsimit, ai i pakicave, dekanë, rektorë, liderë të partive politike dhe studentë. Gjatë fjalimeve të tyre që të gjithë uruan për hapjen e këtij fakulteti dhe suksese studentëve. Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve Mary Ëarlick, dhe ai i Britanisë së Madhe Michael Davenport, vlerësuan lartë punën që është bërë për këtë projekt. Ambasadorja e SHBA-ve, gjatë fjalës së saj tha se ky është një sukses, pasi projekti i hapjes së fakultetit ekonomik këtu ka kërkuar punë. Andaj unë uroj të gjithë studentët dhe popullatën e kësaj ane sepse kjo ditë sot për ju është festë. Për ambasadorin e Britanisë së Madhe sot çdo studentë është i lumtur pasi mund të studioj në gjuhën e vetë amtare. Dy nga studentët e pranuar në fakultetin ekonomik në paralelen e Bujanocit Alban Hasani nga Presheva dhe Almedina Fetahu nga Tërrnoci, shprehen të lumtur pasi që kanë mundësi të studiojnë në vendin e tyre. Në paralelen e fakultetit Ekonomik të Suboticës, në Bujanoc, ligjëratat për studentët serb dhe romë do të zhvillohen në gjuhën serbe, kurse për studentët shqiptarë 14 lëndë do të jenë në gjuhën shqipe. Gjithashtu për studentët shqiptarë, është paraparë që edhe provimi i diplomës të jetë në gjuhën amtare.
——————–
Banorët e Shoshajës së Poshtme me kontributin e tyre po ndërtojnë xhami të re. Ata përherë të parë shtëpi të zotit kishin ndërtuar në vitin 1967 ndërkaq në vitin 1985 ata e rinovuan përsëri për të krijuar kushte më të mira të xhematit. Por si e kohës dhe për arsye se fshati ka pasur shtim të banorëve ata këtë herë nga themelet por e ndërtojnë xhamin e re. Imami i xhamisë Abedin Limani thotë se në ndërtimin e xhamisë po kontribojën të gjithë banorët duke filluar nga ndërmarrjet private , mërgimtarët dhe banorët e fshatit. Sipas imamit me ndërtimin e xhamisë së re do të krijohen kushte më të mira edhe për nxënësit që vijojnë mësim besimin.Imam I parë I xhamisë në Shoshaja e Poshtme të Poshtme kishte qenë hafëz Tasimi dhe që atehëre në këtë xhami kanë shërbyer edhe 2 imam të tjerë .Faza e parë e xhamisë pritet të përfundojë në fund të muajit dhjetor, ndërkaq çdo ndihmë e humanistëve do të ishte e mirëpritur për finalizimin e xhamisë.
——————-
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Dana Rohrabacher, thotë se shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës është zgjidhje e mirë, nga e cila të dyja palët do të përfitonin. Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, ligjvenësi amerikan thotë se hapja e çështjes së kufijve nuk do të ndikojë në çështjet e tjera në rajon, sepse bëhet fjalë për shkëmbim territoresh mes dy vendeve sovrane. Rohrabacher thekson se nëse e Kosovës i njihet e drejta për vetëvendosje, edhe serbëve në veri të Kosovës duhet t’u njihet e drejta për vetëvendosje. Por, për të ekziston një zgjidhje shumë e lehtë, sepse në Luginën e Preshevës 90 për qind e popullsisë janë kosovarë, të cilët nuk duan të jenë pjesë e Serbisë. Lidhur me shqetësimet se hapja e çështjes së kufijve mund të ketë ndikim negativ në rajon, Rohrabacher mendon se frika nga kjo zgjidhje nuk është e arsyeshme.
“Kosovarët në veçanti mund të përfitojnë nga kjo zgjidhje, sepse 90 për qind e popullsisë në veri të lumit Ibër është e përkatësisë serbe. Dhe nëse situata vazhdon të injorohet dhe nuk bëhet asgjë, ata do ta humbasin atë pjesë të territorit”, thotë Rohrabacher.

——————
Bashkimi Evropian tashmë, në hartën e saj zyrtare, e ka shkëputur Kosovën nga Serbia. Në ueb-faqen zyrtare të BE-së, ‘Europa.eu, figuron harta e Serbisë si shtet, pa Kosovën si pjesë përbërëse të saj. Mediat serbe, me të zbuluar këtë informatë, kanë kontaktuar Ministrinë e Jashtme serbe, e këta të fundit kanë thënë se do të kërkojnë nga Brukseli sqarim zyrtar për këtë rast. Në informatat e paraqitura në këtë ueb-faqe, BE saktëson se Serbia ka 77.474 kilometra katrorë, ndërkaq në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë shkruan 88.361 kilometra katrorë. Në të njëjtën kohë, edhe numri i banorëve të Serbisë është pa Kosovën. Edhe pse Kosovën nuk e kanë njohur 5 nga 27 shtetet e BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), si duket kjo nuk i ka penguar hartuesit e faqes zyrtare të BE-së që Kosovën, në njëfarë mënyre, ta shpallin shtet në vete
——————
Sekretari i Fondit Humanitarë Komunal në Preshevë, Besnik Emini njofton shfrytëzuesit se ky fond do të bëjë shpërndarjen e ndihmave në artikuj ushqimorë për familjet në nevojë me rastin e festës së Bajramit. Shpërndarja e ndihmave do të bëhet prej datës 31 tetorë deri më datë pesë nëntorë në lokalin që gjendet në lagjen e Karposhit, thuhet kështu në njoftimin e Sekretarit të Fondit Humanitarë Komunal në Preshevë.
——————-
Drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë njofton të gjithë qytetarët se ky institucion më 31 tetor 20011 fillon me vakcinimin sezonal të qytetarëve. Qytetarët e interesuar të cilët kanë nevojë mund të lajmërohen të vakcinohen, e kjo vlen edhe për stacionet shëndetësore dhe ambulantat.
RTV Presheva

Valerie klein for a practical personal finance lesson to incorporate in middle school http://essaysheaven.com math

2 Responses

  1. Dina thotë:

    Me habiti Juria, qe preevc Juliana Pashes qe me ka mrekulluar kur e kam degjuar live, te tjeret nuk kane asnje lloj vlere, vetem ate te te kenduarit tallava. Ndersa Pandi Laco eshte pa lidhje fare.

  2. Adilio thotë:

    Ej AG me respekt Nga ARBNORI (TBA) nga Prizreni po folim fer jeni nisha kejt qa kap sa ka KOBER e AG ska ma te fort o daj nese muensh me ma ba nje nder te madh me fol ni her me ty pash zotin jeni nr 1 ne world

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch