Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 29 Qershor 2011

RTV Presheva lajmet 29 Qershor 2011

Me ftesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të akredituar në Beograd kryetari i komunës, Ragmi Mustafa po merr pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e shënimin të 235 vjetorit të shtetësisë amerikane. Sipas informatës së kabinetit të kryetarit takimet e tilla me ambasadat në Beograd dhe institucionet ndërkombëtare në tërësi që veprojnë tek ne janë tradicionale që organizohen çdo herë në përvjetore dhe solemnitete rasti.
———————
Shoqëria Kulturo Artistike “Rexho Mulliqi” e Preshevës arriti sukses të madh në Festivalin folklorik mbarëkombëtar i cili u mbajt prej 25 deri më 27 qershor në qytetin pitoresk të Sarandës. Në një konkurrencë të denjë ku morën pjesë 28 shoqëri kulturo artistike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Ajo e zuri vendin e dytë. Juria profesionale e festivalit si fituese e Festivalit e shpalli Shoqërinë Kulturore Artistike nga Vlora. Festivalin e organizoi Unioni Artistik i Komitetit Shqiptar ndërsa Shoqëria e jonë me programin e vet u paraqit natën e dytë, më 26 qershor, ku morën pjesë edhe shoqëritë nga Bujanoci, Gjilani, Ulqini e Saranda. Në orën 18 u organizua defileu nëpër qytet i shoqërive pjesëmarrëse, ndërkaq programi garues filloi në orën 19 në stadiumin e sporteve të vogla të qytetit. Fillimisht me një pikë të përbashkët muzikore u paraqitën të gjithë pjesëmarrësit e më pastaj shoqëritë pjesëmarrëse i prezantuan programet e tyre. Në ndërprerjet pas ndërrimeve të shoqërive këngëtarët e mirënjohur, si Nikollë Nikprelaj, Enkeleida Arifi, e të tjerë u paraqiten me këngët e tyre. Kryetari i Unionit Artistik i Komitetit Shqiptar, Azgen Haklaj deklaroi se karakteri i festivalit është ruajtja dhe kultivimi i vlerave artistike të folklorit shqiptar në të gjitha trojet etnike. Kryetari i Shoqërisë Kulturore Artirstike “Rexho Mulliqi. Hasim Nuhiu tha se është mjaftë i kënaqur me pjesëmarrjen dhe programin e paraqitur të shoqërisë sonë. Ky sukses i madhë shpresojmë se do të jetë një motivacion edhe më i madhë për punën e mëtejshme anëtarëve të shoqërisë, e cila më 25 korrik do të merr pjesë në festivalin e ardhshëm në Bujanoc.
——————–
Serbia dhe Maqedonia vazhdojnë të kryesojnë “top-listën” e azilkërkuesve në Belgjikë. Zyrtarja belge, Katy Verzelen, funksionare e lartë e Imigracionit në Ministrinë Federale të Brendshme të Mbretërise së Belgjikës ka deklaruar se azil kërkuesit kanë imazh të gabuar per procedurat e azilit në Belgjikë. “Në momentin që dorzojnë kërkesën për azil, ata mendojnë se do u jepet shtëpi, para, madje ka nga ata që mendojnë se u takon edhe veturë “, tha Verzelen. Sipas saj, kthimet vullnetare nga Belgjika do të asistohen nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin. Por edhe me këtë rast, ajo thotë se disa kërkojnë të perfitojnë nga keto organizata. “Belgjika pas heqjes së vizave per vendet e Ballkanit Përendimor i ka hequr këto ndihma financiare të quajtura ndryshe ‘IOM Shoping’ për të kthyerit në mënyrë vullnetare”, theksoi Katy Verzelen. Pyetjes së gazetarëve se nëse rrezikon Serbia dhe Maqedonia kthimin e regjimit të vizave Katy Verzelen është pergjigjur: “Në qoftë se do të ketë rritje të numrit të azilkërkuesve nga keto dy shtete, natyrisht që do të rishikohet qëndrimi ndaj tyre”. Pa pergjigje ka mbetur edhe pyetja se pse Shqipëria nuk ka të drejtë të pajisë shtetasit nga Kosova me pasaportë shqiptare, nderkohë që Rumania si vend anëtar i BE-së pajisë me pasaporta rumune shtetasit e Moldavisë. “Nuk kam informacion lidhur me atë se çfarë pyesni ju. Kjo është një çeshtje që i përket politikes”, deklaroi Katy Verzelen
———————
Futbollistët e rinjë nga Presheva kanë marrë vendin e parë në futboll të turneun ndërkombëtar të Durrësit. Në mesin e shumë ekipe nga Kosova , Maqedoni,Mali I Zi , Greqia futbollistët e rinjë nga Presheva kanë aritë që me rezultate bindse ti mposhtin kundërshtarët. Ndërkaq për vec vendit të pare, po ashtu Talentët e rinjë nga futbolli kanë marrë edhe cmimin e golashënuesit më të mirë. Saimir Memeti ishte ai që kundërshtarëve ia mbushi portat ,e gola dhe u konsiderua sulmuesi më I frikshëm I këtij turneu. Ky sukses I kësaj skuadra do të jetë një motivacion për ndeshjet tjera ndërkombëtare por ata jaën edhe e ardhmja e futbollit Preshevar.
——————
Edicioni qendrorë i lajmeve të Televizionit Presheva transmetohet çdo ditë edhe në web faqen www.kosovalindore.com. Lexuesit e kësaj web faqe kudo që jetojnë në diasporë kanë mundësi të mirë të përcjellin informacionet më të reja nga Lugina e Preshevës përmes Televizionit Presheva dhe webit kosovalindore.com. Përgjegjësi I kësaj faqe, Gadaf Ibrahimi njëherit bashkëatdhetarë I joni që jeton dhe vepron në Gjermani me shumë entuziazëm përgatit, kontrollon dhe mirëmban rrjetin e faqes kosovalindore.com. Web faqja www.kosovalindore.com selinë e ka në Gjermani e themeluar në periudhën e para luftës në Kosovë e cila njëherit është edhe ndër faqet më të vizituara nga bashkëatdhetarët tanë në vend dhe në diasporë.
———————
Nënkryetari i qeverisë serbe Jovan Kërkobabiq ka deklaruar se nga 1 tetori pensionet do të rriten prej 5 deri 6%. “Nëse llogariten edhe dy rritjet e mëhershme, atherë pensiobet për këtë vit gjithsejt do të rriten për rreth 15%” ka thënë Krkobabiq.
RTV Presheva

 

Yaks are posted anonymously, and are then voted http://cellspyapps.org/ up or down by other anonymous users within a 1

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch