Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 29 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 29 tetor 2011

Me 31 tetor fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

 

Prej të hënës, pra më 31 Tetor, do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal. Me këtë rast, drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, informon të gjithë qytetarët se vaksinimi është pa pagesë, dhe preferohet për personat mbi moshën 65 vjeçare, dhe atyre me sëmundje të ndryshme.

 

Drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë njofton të gjithë qytetarët se ky institucion më 31 tetor 2011 fillon me vakcinimin sezonal të qytetarëve. Qytetarët e interesuar të cilët kanë nevojë mund të lajmërohen të vakcinohen, e kjo vlen edhe për stacionet shëndetësore dhe ambulantat.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është pa pagesë dhe posaçërisht këshillohet për personat e moshuar, mbi 65 vjet, të sëmurëve me sëmundje kardio vaskulare, ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, të sëmurët kronik të inflamacioneve të veshkëve dhe organeve respiratore, persona me imunitet të dobsuar.

Duhe të vaksinohen edhe personat që janë të predispozuar ndaj infeksioneve gjegjësisht personave që punojnë në punë publike si shëndetsi, shkollë, polici, organeve drejtuese dhe të punësuarve tjerë.

Mund të vaksinohen edhe fëmijët më të moshuar se 6 vjet, të cilët nuk janë vaksinuar më herët kundër gripit, mirëpo në dy doza.

————————————-

Sonte, 60 minuta prapa në kohë

 

Sonte kthehet njehsimi dimëror i kohës. Në orën 3 të mëngjesit të së dielës, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa dhe do të tregojnë orën 2. Ora e dimrit do të zgjasë deri të dielën e tretë të muajit mars 2012. Qëllimi i ndryshimit të orës bëhet për shkak të kursimit të energjisë elektrike, me qëllim të shfrytëzimin më të madh të energjisë diellore.

 

Nesër do të zgjohemi të gjithë një orë më vonë. Kjo, sepse rikthehet ora diellore dhe akrepat do të lëvizin 60 minuta prapa. Në orën 2 të natës, në mes 29 dhe 30 tetorit ora do të ndërrohet, ndërkohë që në shumë shtete të botës tashmë po përllogariten se sa janë kilovatët e energjisë së kursyer, që prej 26 marsit 2011 kur hyri në funksionim ajo që njihet si “ora e ligjshme”. Qëllimi i ndryshimit të orës bëhet për shkak të kursimit të energjisë elektrike, me qëllim të shfrytëzimin më të madh të energjisë diellore.Të dielën e fundit të këtij muaji akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të shtihet gjerësisht nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Si ligj europian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet . Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Kjo sepse, në muaj prill dhe tetor dita zgjat më shumë dhe kështu kursehet më shumë energji elektrike.

Ndërrimi i orës e ka fillesën në vitet 700, kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin, e në këtë mënyrë kursehet edhe energjia.

Në atë kohë ideja nuk ishte shumë e përhapur sepse kursimet ishin realisht të pakta.

Por një shekull më vonë, (viti 1907) teoria u hodh sërish nga britaniku Ëilliam Ëillet dhe në 1916-tën në Britani u votua lëvizja e akrepave një orë përpara gjatë muajve të verës.

RTV Presheva

And while social media can enable troubled teens, mature teens tend to be ready to handle the digital world and embrace independent mobile spy login lives as responsible adults

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch