Home » Lajme » RTP lajmet 3 nëntor 2011:

RTP lajmet 3 nëntor 2011:

Lagja e xhamisë së vjetër në Miratoc me gjatësi 1100 metra katrorë është duke u shtruar me kocka betoni.

Ndërkaq po në këtë lagje është punuar kanalizimi fekale me gjatësi 70 metra. Ilmi Agushi mbikëqyrës i punëve thotë se projekti kap vlerën e 1 milion e 600 mijë dinarë ndërkaq 50% i ka ndarë komuna dhe 50 të tjerat janë mjete të bashkatdhetarëve dhe banorëve të lagjes. Sipas tij kjo rrugë më parë ka paratë vështirësi kalimi për banorët , por tani me vendosjen e kockave të betonit kjo rrugë i ka dhënë edhe një pamje të mirë lagjes. Vendosja e kockave të betonit nëpër lagje tani po konsiderohet si alternativë më e mira pasi edhe në rast të ndonjë intervenimi nëntokësorë rruga prapë nuk shëmtohet, siç po ndodhë në rrugët me asfalt. Punë kryes i projektit në këtë lagje është ndërmarrja private për prodhimin e kockave të betonit 4 vëllezër.
—————-
Në bazën ushtarake “Jug” në Cepotin, komuna e Bujanocit dje janë stërvitur 330 përfaqësues të ushtrisë serbe, për herë të parë për të kontrolluar stërvitjet e tyre për pjesmarrjen në operacionet multinacionale.

Pas përfundimit të stërvitjeve “Mburoja 01”, kryeshefi i shtabit gjeneral të Ushtrisë Serbe, gjenerali Miloje Miletiq ka thënë se njësitet janë të përcaktuara për pjesmarrje në operacionet multinacionale. Sipas tij, baza ushtarake “Jug” do të shërbejë për përgaditjen e ushtrisë serbe, po edhe atyre të shteteve partnere që marrin pjesë në operacione të tilla. Gjenerali Miletiq ka theksuar se baza ushtarake “Jug” do të shëndrrohet në qendër regjionale, me siguri në perspektivë dhe qendër për “paqë dhe partneritet”. Baza Jug është hapur në nëntor të vitit 2009, ka hapsirë prej 35 hektarë tokë me 66 objekte
—————
Këshilli Nacional Shqiptar në fund të muajit tetor disponon me rreth 9 milion dinarë.

Më 26 tetor 2011, sipas ekstraktit të bankës nr.1, në xhirollogarinë e KNSH-së, figuronin 9.194.891,86 dinarë, që sipas kursit zyrtar të Bankës popullore është rreth 93.000,00 euro, ka njoftuar dje “presheva.com”-in një burim anonim brenda Këshillit Nacional Shqiptar. Përgjegjësit e Këshillit Nacional Shqiptar kanë refuzuar së fundi që t’i përgjigjen pyetjeve të “presheva.com”-it, duke mos shprehur transparencë dhe llogaridhënie ndaj opinionit publik, lidhur me shpenzime të caktuara financiare të tyre.
———————
Më datë 19 nëntor të këtij viti në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë mbahet për herë të parë konkursi ndërkombëtar I fotografisë artistike.

“Prefoto” konkurs ky I cili paralajmëroi të gjithë artdashësit e fotografisë se në këtë muaj do të mbahet një eveniment me përmasa të mëdha duke marrë parasysh se në këtë konkurs kanë të drejtë për pjesëmarrje të gjithë të apasionuarit e fotografisë. Në këtë konkurs kanë konkuruar 9 shtete me 150 fotografi ku nga juria janë përzgjedhur vetëm 54 fotografi të cilat do të publikohen me 19 nëntor dhe do të marrin çmim nga juria profesionale. Ndërkaq ky eveniment I rëndësishëm kulturor do të zgjas tre ditë dhe pas Preshevës rrugëtimin do ta vazhdoj në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
————–
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se Dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të dielën.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i pranoj haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet.
RTV Presheva

Allow them in on the decision-making process in terms of selecting an authentic goal for your class’ pbl unit and you will have increased their ownership essaysheaven.com/ of the unit from the get-go

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch