Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 31 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 31 tetor 2011

Vukmiroviq: Ende nuk dihet se a do të denohen shqiptarët për bojkotin e zgjedhjeve

 

Drejtori i institutit për Statistika Dragan Vukmiroviq sot ka deklaruar se në regjistrimin e popullatës dhe amvisërisë kanë marrë pjesë 50.000 persona, dhe se bojkot ka pasë vetëm në jug të Serbisë.

“Shqiptarët me masë të madhe nuk iu kanë përgjigjur ftesës për regjistrim. Më së paku janë regjistruar në Preshevë, pastaj Bujanoc dhe Medvegjë” ka thënë Vukmiroviq.

Sipas tij, ende nuk dihet se a do të denohen shqiptarët e jugut të Serbisë për shkak të bojkotit të regjistrimit në popullsisë dhe amvisërisë.

 

Partia Demokratike tërheq të gjithë anëtarët e saj nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve

 

Kryesia e Partisë demokratike, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.10.2011, ku morrën pjesë edhe kryetarët e zgjedhur të nëndegëve, mes tjerash analizoi procesin e formimit të nëndegëve të saja në të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit dhe konstatoi sy ky proces rezultoi si shumë i sukseshëm, pasi që arriti të formoj nëndegët në të gjitha vendbanimet.

 

Në këtë mbledhje gjithashtu u shqyrtua edhe hapja e paraleles së Fakultetit ekonomik nga Subotica të Universitetit nga Novi Sadi.Me këtë rastë Partia Demokratike në parim përshëndet hapjen e kësaj paralele, por njëkohësisht shpreh shqetësimin se me këtë veprim nuk plotësohohen as për së afërmi nevojat e Shqiptarve për arsim Universitar në Luginën e Preshevës duke pasur parasysh se në këtë fakultet do të studiohet drejtimi i marketingut, ndërsa nevojat e popullatës së këtushme janë shumë më të gjera. Deklarata e ministrit Markoviq edhe më shumë ngritë dyshimin se hapja e kësaj paralele të fakultetit ku studentët shqiptarë nuk do të vijojnë studimet vetëm në gjuhë amëtare (në vitin e parë do të mësohen tri lëndë në gjuhën serbe, pesë në gjuhën shqipe; në vitin e dytë pesë lëndë në gjuhën serbe dhe tri në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin e tretë në gjuhën shqipe do të mësohet vetëm një lëndë kurse të tjerat në gjuhën serbe) tregon qartazi se ky fakultet nuk i përmbush kërkesat e palës shqiptare për arsim të lartë Universitar në gjuhën amëtare ashtu siç ishte kërkuar nga këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve. Njëherit dyshojmë se qëllimi kryesor i qeverisë së Serbisë me hapjen e kësaj paraleleje është pengimi i njohjes së diplomave universitare që fitohen në Universitet e Kosovës si dhe pengimi i vijimit të mëtutjeshëm të studimeve nëpër këto Universitete.

 

Pas analizimit të veprimit dhe aktiviteteve dhe mungesës së rezultateve nga ana e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që të tërheq të gjithë anëtarët e saj nga ky institucion, pasi që KNSH nuk është duke vepruar ashtu siç ka proklamuar me rastin e themelimit të tij.

Partia Demokratike, po në këtë mbledhje, vendosi të filloj përgatitjet intensive për formimin e Forumit të gruas dhe Forumit rinor.

 

Nga 1 nëntori deri 1 prill për vetura obligative goma dhe pajisje të dimrit

 

Vozitësit në Serbi nga nesër deri me 1 prill janë të obliguar të kenë pajisjet dimërore si dhe mund të përdorin gomat e verës nëse kanë thellësi më së paku 4 milimetra ose dy dimërore në rrotat tërheqëse.

Në periudhën e dimrit është obligative edhe përdorimi i zinxhirave për borë, në vendet ku është e paraparë.

Nga viti i ardhshëm, sic ka njoftuar ministria e infrastrukturës, do të jetë obligative që në sezonin e dimrit të përdoren katër gomat e dimrit.

 

Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal

 

Në Shtëpinë e Shëndetit ne Preshevë nga  dita e sotme  ka filluar vaksinimi kundër sëmundjeve sezonale,qytetarët të cilët duan të mbrohen nga gipërat duhet të bëjën  vaksinim  I cili është pa pagesë e posaqërisht mund të lajmërohen  fëmijët dhe personat e moshuar kundër gripit sezonal.

Sipas teknikut medicinal Ylber veliu ky vaksinim është  I domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit pa marrë parasysh moshën e tyre.

Çdo person që nuk është në kontakt me virusin ,mund të bëjë vaksinimin  në përjashtim  tek ata  që janë alergji në mish dhe në vezë,dhe femijet e vegjel se pari duhet te kontakotj me pediatrin dhe pastaj te shihet se a ka nevoje per vaksinim..Kjo iniciativ  për mbrojtjen e shëndetsore  është një masë preventive që i takon gjith popullatës.

RTV Presheva

The sixth grade boys found the decaying vegetable on their way to football practice and it quickly turned rough housing into a vehicle for bullying celltrackingapps.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch