Home » Lajme » RTV Presheva lajmet nga rajoni 10 tetor 2011

RTV Presheva lajmet nga rajoni 10 tetor 2011

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me zyrtarë të lartë, ndërsa do të diskutohen çështje të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për statusin e dialogut për liberalizimin e vizave nga perspektiva e drejtësisë.Ndërsa, në takime të nivelit të lartë të BE-së, zëvendëskryeministri Kuçi pritet të diskutojë tema të cilat lidhen me dinamiken e zhvillimeve të fundit në vendin tonë dhe të tjera që planifikohen të zhvillohen.

———————————-

Në Pragë është hapur Forumi 2000, që është një tubim ndërkombëtar, me afro 140 pjesëmarrës nga e gjithë bota.Në Forumin 2000, që përfundon të martën, po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Hapjen e tubimit të sivjemë, që është i 15-ti jubilar, e bënë ish presidenti çek, Vacllav Havell, dhe fituesi i Çmimit Nobel, Xhozef Stiglic.
Në Forumin 2000, që përfundon të martën, po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
E pranishme është edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Raportohet se kundër pjesëmarrjes së presidentes Jahjaga në Forumin 2000, mbrëmë ka protestuar një numër i anëtarëve të një grupi çeko-serb.

 ——————————————-

Ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitry Olegovich Rogozin, ka thënë se Moska është e shqetësuar se Serbia për të hyrë në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën. Rogozin pohon se Serbia nuk mund të pretendojë që ta marrë planin për t’u bërë pjesë e Aleancës, sepse hyrja në NATO është e pamundur për shkak të situatës me Kosovën, pasi që- sqaron Rogozin- nuk u lejohet anëtarësimi shteteve që kanë konteste territoriale.Ai ka theksuar se Rusia është gjithmonë e gatshme t’u ndihmojë “vëllezërve serbë”, mirëpo para se të bëjë diçka duhet të dijë qëndrimin e Beogradit zyrtar, duke qenë se, sipas tij, vetë serbët e caktojnë fatin e tyre.

RTV Presheva

In other words, do not go http://customwritingassistance.com $200,000 into debt majoring in french poetry

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch