Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 10 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 10 tetor 2011

Rritet numri i studentëve  nga LP në Universitetin e Prishtinës

 

Vendimi i ministritë të Arsimit pranë qeverisë së Kosovës Ramë Buja, që të gjithë maturantët e Luginës së Preshevës me sukses të shkëlqyeshëm, të pranohen në fakultetet e Universitetit të Prishtinës, pritet që të realizohet në praktikë, me dekretë të rektoritë të UP Ramë Buja. Për shpejtimin e procesit të regjistrimit sa më shpejtë të maturantëve nga Presheva, Bujanoci, dhe Medvegja, të premten në Prishtinë, ka qëndruar kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Ai, pati takime me rektorinë e UP Mujë Rugova, nga i cili ka marrë qëndrimin se vendimi do të zbatohet edhe në praktikë, ndërsa kuotat do të rriten në fakultetin e mjeksisë dhe arkitekturës.

Ata të cilët nuk mund të regjistrohen aty ku kanë dëshiruar, do të mund të regjistrohen në fakultetet si motra.

Një gjë është e sigurtë, se kuotat në UP do të rriten, por rezultati përfundimtarë do të jepet në rektoratin e UP.

 

 

UNS hapë zyrtarisht vitin e ri akademik 2011/2012

 

Universiteti ndërkombëtar i Strugës dega në Preshevë në mënyrë solemne sot ka bërë hapjen zyrtare të vitit të ri akdemik 2011/2012.

Në këtë ceremoni festive kanë marrë pjesë profesor të UNS , rektori I këtij universiteti , përfaqësues politik nga Lugina, prind dhe studentë.

Hapjen zyrtare të vitit akademik e ka bërë drejtori ekzekutiv I UNS dega në Preshevë Gazemd Arifi I cili njiherit I ka uruar suksese  të gjithë studentëve dhe stafit arsimorë.

Ndërkaq në këtë ceremoni festive fjalën e  kanë marrë edhe profesor Bashkim Rama dhe profesor Bekim Adili të cilët po ashtu kanë lansuar mesazhe kundrejt studentëve për të ndjekur rrugën e studimeve.

Ndërkaq në UNS dega në Preshevë ligjeron kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe nënkryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi të cilët njiheri uruar studentët për këtë viti akademik.

Kurse, në këtë ceremoni fjala e hapjes zyrtare i takoi edhe rektorit të UNS Aleksandër Biberaj, i cili foli për iniciativën e hapjes së degës së UNS-ës në Preshevë si universitet i parë shqip në Luginë.

Në fund u dha një reportazh ku ishi paraqitur aktivitetet e UNS dega ën Preshevë .UNS dega në Preshevë njiherit sot ka shënuar edhe përvjetorin e parë të instalimit të tij në Preshevë, ndërkaq vitin e ardhshëm do të dalin edhe kuadrot e parë nga ky iniversitet.

Filloi sot greva e anëtarëve të sindikatës së policisë në Sërbi

 

Anëtarët e sindikatës së policisë të Sërbisë  kanë filluar sot grevën duke rrespektuar minimumin e procesit të punës.Gjatë periudhës së  grevës do të kryhen vetëm intervenimet urgjente,kalimiet kufitare do të punojnë me kapacitet të zvogluar,ndërsa dhënia e letërnjoftimeve,pasaporteve dhe të dokumenteve tjera do të bëhet vetëm për raste urgjente.Greva filloi pas bisedimeve të apsukseshme në mes të sindikatës së policis dhe të ministrit për punë të mbrenshme të Sërbisë Ivica Daqiq për plotësimin e kërkesave të policisë.Kryetari I sindikatës së policisë së Sërbisë velko Mihajloviq I ka thënë agjensionit të lajmeve Tanju se greva po zhvillohet në 90% të drejtorive Të policisë në Sërbi,duke përfshirë edhe policinë kufitare.Sindikata ka kërkuar përmirësimin e statusit financiar e social të të gjithë të punësuarve në Ministrinë e punëve të Mbrenshme,sistematizimn e ri, aplikimin e kontratës së veqantë kolektive për nënpunësit e policisë,ndërrimin dhe plotësimin e ligjit për ploicinë dhe uniformën e paisjet e reja.Sipas informatave me të cilat informohemi  në stacionin e policisë në Preshevë nuk është pranuar ftesa për grevë dhe puna zhvillohet normalisht si ditëve tjera.

After a judge granted them a http://spying.ninja/ restraining order, he has a little more freedoms

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch