Home » Opinione » Rugova do ta kishte ndërtuar në Prishtinë xhaminë më moderne në Europë

Rugova do ta kishte ndërtuar në Prishtinë xhaminë më moderne në Europë

Shkruan: Nehat Hyseni

Pajtohem me të gjithë ata që flasin lidhur me diskriminimin e mbi 90 % të muslimanëve dhe me favorizimin e të krishterëve, sidomos në Prishtinë.
Atyre ortodoksë, të cilët, pa na pyetur fare dhe gjithësesi kundër vullnetit të shqiptarve të Kosovës, ndërtuan Kishën Ortodokse mu aty ku nuk do të duhej, në truallin e Universitetit dhe duke ua zënë frymën fakulteteve të UP-së.
Poashtu edhe me mbifavorizimin e katolikëve, duke ndërtuar Kishën Katolike gjigante dhe megalomane, që do t’i zinte mbrenda të gjithë katolikët e Kosovës komplet dhe nuk do të mbushej. Shikuar nga aspekti i numrit të katolikëve që në Prishtinë nuk e arrijnë 3% e banorëve të saj, dy kishat katolike, njëra në Ulpianë dhe tjetra mbi truallin e shkollës së mesme “Xhevdet Doda”, e cila u rrënua, si dhe objektet afariste, duke zënë reth 6.800 m2 hapsirë, është krijuar një disproporcion, ku
katolikët kanë krijuar hapsirë dhjetëra herë më të madhe për një besimtar krahasuar me muslimanët. Ato kisha nuk mbushen as përafërsisht asnjëherë, sepse janë tepër të mëdha, krahasuar me numrin e vogël të besimtarve katolikë.

Kurse, në anën tjetër muslimanët e Prishtinës, për shkak të mungesës së hapsirës në xhami, ata detyrohen të falen jashtë , nën qiellin e hapur, pa marrë parasysh kushtet atmosferike dhe motin, në diellin përcëllues veror, në borë e shi. Dhe kjo nuk e len askend indiferent.
Sepse, të gjithë kemi sy dhe po i shofim gjërat. Madje edhe frustrimet nuk po na mungojnë.

Por, ta fajësosh Dr. Ibrahim Rugovën për Kishën Katolike, thënë më së buti, nuk ka kuptim. Pra, është e tepërt!
Të kuptohemi. Rugova ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e Kishës Katolike në vendin e gjimnazit Xhevdet Doda. Këtë nuk e mohon askush!
Sepse, ai ka menduar t’i favorizojmë vëllezërit tanë të gjakut, katolikët, të cilët janë shqiptarë të Kosovës, meqë ishte nevoja e të dëshmuarit të tolerancës së islamit me krishterizmin në Kosovë. Por, edhe nga problemet e pamundësisë sonë reale për heqjen e Kishës Ortodokse serbe, që e ndërtoi regjimi i Millosheviqit, si shenjë e rrënjosjes së serbizmit dhe serbizimit në kryeqendrën e Kosovës.
Mjerisht, këtë vepër makabër, antishqiptare dhe anticivilizuese, të cilën as lufta jonë e armatosur dhe “çlirimtarët”, por as regjimi i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga proviniensa politike që doli nga ata, nuk na e hoqën qafe këtë godinë të shëmtuar. Ajo mbeti e paprekur, edhepse joaktive deri më sot.

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova askund nuk ka thënë se vendi më i qëlluar për ndërtimin e objektit të tretë fetar, dmth. të një Xhamie reprezentative dhe loderne se nuk e kishte vendin ideal midis këtyre dy kishave! Pea, midis Kushës Ortodokse dhe asaj Katolike, meqë ekziston hapsirë e madhe disahektarëshe, një pjesë e të cilës është e zënë nga barakat e shëmtuara që ia prushin imazhin qendrës së Kryeqytetit.
Përkundrazi, ideja më e logjikëshme ishte ndërtimi i një Xhamie reprezentative, në një sipërfaqe më së paku një hektar, pra me shadërvan dhe asete e objekte thera përcjellëse dhe impozante, që do ta hijeshonte Prishtinën, ku populli i Kosovës dhe rinia do të gjenin freskim dhe kënaqësi.
Pikërisht, zbehja dhe dobësimi i frymës së Rugovizmit e mundësoi mosrealizimin e idesë më të natyrëshme dhe të drejtë, që do të balanconte, si dhe do ta reflektonte realitetinn shoqërorë e konfesional në Kosovë.
Pra, po të ishte Rugova gjallë, ne do ta kishim tanimë të ndërtuar Xhaminë më moderne në Europë pikërisht midis dy kishave, si dëshmi e koekzistencës paqësore e vëllazërore dhe parajsës së harmonisë fetare në Kosovë.

Të ju them të drejtën, mua më ka trishtuar arroganca e ipeshkvit Dodē Gjergji lidhur me vizitën e Erdoganit në Kosovë, i cili në histerinë antiislame iu bashkua qeveritarëve serbë kundër Kosovës.
Posaçërisht më tmerroi fakti se dy kishat e krishtera midis Prishtinës po mundkan të gjejnë gjuhë të përbashkët kundër një kryeministri, mik të madh të shqiptarve, si dhe kundër muslimanëve të Kosovës, që përbëjnë mbi 90% të popullatës së saj, duke deklaruar se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”!
Prandaj, Ipeshkvi Dodë Gjergji, i cili nuk hezitoi që Kryeministrin Erdogan ta krahasoj me kasapin dhe kryekriminelin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin, ka për obligim moral dge fetarë që të kërkoj falje publike ndaj Qeverisë së Turqisë, Kryeministrit Erdogan dhe popullit të Turqisë.
Gjithashtu, edhe Ipeshkvia e Kosovës duhet t’i kërkoj falje, në emër të katolikëve të Kosovës, që janë vëllezër tanë të një gjaku!
Ipeshkvia e Kosovës duhet ta dēnoj publikisht Ipeshkvin Dodë Gjergji, poqese kërkon falje publike. Në të kundërtën, duhet shkarkuar nga posti i Ipeshkvit dhe duhet anatemuar! E gjithë kjo duhet bërë për hirë të ruajtjes dhe kultivimit të marëdhënieve tradicionalisht të mira, të kultivuara me shekuj midis muslimanëve dhe katolikëve në Kosovë.
Duhet theksuar se, besa Erdogani u (keq) përdorë edhe nga z. Thaçi, dhe PDK për fushatë parazgjedhore.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch