Home » Lajme » Rugova ishte burrë i urtë, i mençur,diplomat i shkëlqyer dhe strateg i pavarësisë së Kosovës

Rugova ishte burrë i urtë, i mençur,diplomat i shkëlqyer dhe strateg i pavarësisë së Kosovës

Nga XHAVIT ÇITAKU[1]

Ängelholm, 19 janar 2019

Kështu u tha në Akademinë e sotme përkujtimore në Angelholm të Suedisë e titulluar “Malli për Rugovën” kushtuar figurës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Në këtë event u mbajt edhe “ Dita e plisit” si dhe u përurua  numri i nëntë”Thesari kombëtar i mërgatës shqiptare”, dy leksikon, si dhe disa libra të rinjë të krijuesve të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi

Në Angelholm të Suedisë,në organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi në bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës-Dega në Suedi dhe Shoqatën Kulturore “Nënë Tereza” në Ängelholm u mbajt një Akademi përkujtimore “ Malli për Rugovën” si dhe manifestimi “ Dita e plisit”. Këto dy aktivitete u mbajtën në nderim të figurës së presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës si dhe të plisit këtij simboli të moçëm të identitetit tonë kombëtar. Ky event kulturor

Nën drejtimin e Saranda Isenit, Osman Ahmetgjekaj dhe fjalës përshëdnetëse të kryetarit të SHKSH “Nëna Terezë” në Ängelholm, për Presidentin Rugova folën Qibrije Hoxha, Hysen Ibrahimi dhe Ramë Manaj.

-Po bëhen 13 vjet nga shkuarja në amshim e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës, po bëhen 13 vite që jo vetëm njerëzit e afërm të tij, veprimtarët e LDK-së , por të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës shprehin shumë respekt , admirim e dashuri për këtë burrë të mash të shqiptarisë, për arkitektin e pavarësisë së Kosovës, për krijuesin e shtetit të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova ishte një  personalitet i papërsëritshëm i historisë më të re shqiptare, për të cilin shprehim falënderim me përkulje dhe respekt për veprimtarinë e tij sublime për realizimin e vizionit profecia , për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e popullit të Kosovës. Kështu tha në fillim të fjalës së saj Çibrije Hoxha, kryetare e degës së LDK-së në Suedi.

Ajo më tej  shtoj se falë këtij burri të  madh, të urtë e të mençur  me sukses po tejkalohen baticat e zbaticat rreth nesh e në mes nesh dhe për këtë arsyeja është e thjesht: “ Ne shkojmë e vijmë, kurse ideali mbetët, ne shkojmë e vijmë, ndërsa ideali mbetët, ne shkojmë e vijmë, Kosova e shqiptaria mbetën. Qentë lehin, por karvani vazhdon, ishte një thënie e juaj”. Ne jemi mësuar që me urtësi t’i tejkalojmë sfidat ngado që na vijnë dhe kështu do të vazhdojmë dhe në të ardhmen, sepse këtë ua kemi borxh brezave që vijnë në mënyrë që të mësojnë të vërtetën për të kaluarën e tyre. Prandaj ashtu siç kemi punuar deri me tash, për të cilën gjë na keni lavdëruar gjithnjë, ne veprimtarët e LDK-së, nuk do të ndalemi së punuari  edhe tash e në të ardhmen në afirmimin e vlerave demokratike të kombit tonë, tha ndër të tjera kjo veprimtare e devotshme për komb e atdhe.  

Ndërkaq, Hysen Ibrahimi dhe Qibrije Hoxha folën për përshtypjet e tyre pas takimeve që kishin pasur me këtë njëri të madh të kombit tonë. Ata thanë se Rugova ishte një njëri i urtë, i thjeshtë, i afërt, këshillues….

Plisi është një simbol identifikues i historisë sonë

Në këtë manifestim mori pjesë edhe Ramë Manaj, një veprimtar i devotshëm i LDK-së, bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Ibrahim Rugova dhe aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i Agjencionit të Arkivave të Kosovës. Ai në fillim theksoi se e ndien veten shumë mirë që është pjesëmarrës i këtij eventi të shkëlqyeshëm ku po promovohen, përurohen dhe valorizohen  vlera të çmueshme materiale e shpirtërore të kulturës sonë kombëtare shqiptare, aktivitete këto që po zhvillohen suksesshëm dhe në kontinuitet, që duhet tua kenë lakmi edhe organizma e shoqëri kudo në diasporë, por edhe në Kosovë. Ai foli edhe rreth historikut të plisit duke u bazuar në disa të dhëna të studiuesve të ndryshëm, për të përfunduar me këto fjalë:  Edhe ne shqiptarët, pasardhësit e pellazgo- ilirëve, në mesin  e simboleve tjera, kemi ruajtur, do të thoja me dashuri e xhelozi,, njëkohësisht qeleshen e bardhë mbi kokë, simbolin më karakteristik e më identifikues dhe atë pashkëputshëm gjatë periudhave të ndryshme të historisë sonë, të historisë së një etnie të lashtë, me shekuj e mileniume.

Rreth plisit foli edhe Hysen Ibrahumi, kryetar i SHSHKSH “ Papa KLementi i XI Albani”, i cili u angazhua për të qitur në dritë disa të dhëna që kanë shërbyer edhe si simbol verifikues, ku janë bërë kërkime për vendbanime të caktuara. Aty ku kanë parë gjurmë të plisit, qoftë në forma apo foto eventuale është aluduar për vendbanim shqiptar. Ai përmendi edhe fotografin e figurës së madhe të Papa Klementit të XI Albani, emrin e të cilit e mban Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar të Suedisë, e vendosur në ikonografi, tregon se ai kësulën e ka bartur në form të plisit. Ai me tej tha se populli shqiptar, kudo që është, duhet ta ruaj me kujdesin më të madh çdo simbol të vetin, përmes të cilit do të njihet e dallohet nga të tjerët. Një histori të tillë e kishte mësuar edhe ish presidenti amerikan Bill Klinton, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova e preferonte plisin e bardhë dhe e mbante në kokë shpeshherë, përfundoi ai.

Me disa të dhëna karakteristike dhe të argumentuara historikisht nga studiues të ndryshëm për plisin e bardhë foli edhe prof. Fetah Bahtiri . Së pari ai tregoi rreth prejardhjes së emrit të këtij simboli me domethënie të shumta në traditat dhe ritet tona. Plisi është edhe një kult i shenjtë  i bardhësisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë simbolizon pastërtinë, mençurinë, bujarin, urtinë, burrërinë, trimërinë dhe virtyte tjera fisnike të popullit shqiptar, tha ndër të tjera ky folës.

Krijimtari e pasur e anëtarëve të shoqatës së shkrimtarëve shqiptar

Në këtë event u përuruan edhe disa libra të krijuesve shqiptarë të tubuar rreth SHSHKSH “Papa Klementi i XI Albani” si dhe dy leksikon të rëndësishëm për mërgatën shqiptare që jeton e punon në këtë vend të largët.  Duke folur për leksikonin e Sadullah Zendeli- Dajës. Hysen Ibrahimi ndër të tjera theksoi: Edhe pse në moshën 84 vjeçare Sadullah Zendeli – Daja së fundmi doli me fjalorin e tij të shtatë suedisht- shqip , i cili i kushtohet nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Këtë punë aq të madhe autori e bëringa dëshira për të shërbyer popullit suedez dhe mërgatës shqiptare dhe të tjerëve që dëshirojnë t’a mësojnë gjuhën suedeze dhe anasjelltas. Ky leksikon i ka 10 mijë fjalë. Me këtë vepër si vazhdimësi e shumë fjalorëve të mëhershëm e shumë voluminoz, mund të konstatohet se Sadullah Zendeli – Daja ka hyr në plejadën e leksikografëve më të shquar të popullit shqiptar. Ai me kohë e kuptoi se sa shumë ka rëndësi një fjalor, ndaj me tërë qenien e tij iu qas kësaj pune dhe në këtë mënyrë mundësoj që dy popuj të komunikojnë mes tyre në të dy gjuhët: Shqip- suedisht dhe anasjelltas, tha ndër të tjera ky referues i kësaj vepre të madhe.

Një vlerë të çmuar kishte edhe përurimi i leksikonit të prof. Fetah Bahtirit suedisht shqip, i cili ka të bëj me shprehje, fraza dhe këshilla në shërbimet mjekësore.

Në këtë tubim u përuruan edhe librat e autorëve: Elhame Gjyrevcit “ Princesa Meri,” Idriz Gashit “Po të pres”, Saranda Isenit dhe Hysen Ibrahimit “Dhoma 334”, Hyre Tejecit “Monument dashurisë së përflakur për atdheun”, Xhavit Çitakut“Pëshpëritje e jetës në mërgim” dhe Remzi Bashës dy vepra me poezi.

Pjesëmarrësit e këtij tubimi shprehen kënaqësinë për punën e madhe që po bëhet botimin e “ Thesarit kombëtar të mërgatës shqiptare” në Suedi. Pikërisht sot u përurua vepra e nëntë, e cila me shifra e fakte tregon për një aktivitet të begatë që kanë zhvilluar për çështje kombëtare në tërë hapësirën ku jetojnë e punojnë shqiptarët në këtë vend skandinav. Fjalë miradije për këtë veprimtari të madhe tha edhe referuesi Sadullah Zendeli- Daja, aktualisht kryetar i unionit të shoqatave shqiptare, duke nënvizuar se të gjithë anëtarët e posaçërisht kryetari i SHSHKSH “Papa Klementi i XI Albani” po bëjnë një punë të çmuar në argumentimin e gjithë atij aktiviteti të madh që është zhvilluar për çështje kombëtare nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në Suedi.

Në fund u mbajt edhe një orë letrare. Poezitë e lexuara kryesisht iu kushtuan Dr. Ibrahim Rugovës, plisit si dhe mikut të madh të shqiptarëve Ulmar Qvick. Juria shpërbleu këta poet: Poezia më e mirë që e zuri vendin e parë ishte e  z. Idriz Gashi.


[1]Gazetar dhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch