Home » Lajme » Ryva vjen me “Hajde zemër”

Ryva vjen me “Hajde zemër”

Me gjithë faktin se ka kohë që nuk ka nxjerrë në treg një këngë të re, këngëtarja dhe aktorja Ryva Kajtazi duket të mos jetë larguar nga muzika. Ajo tashmë ka lansuar këngën dhe klipin e saj më të re të titulluar “Hajde zemër”.

“Tash sa kam lansuar këngën time më të re. Për këtë këngë kam bashkëpunuar me Don Arbas dhe Big Basta-n. Është hera e parë që kam bashkëpunuar me këta bashkëpunëtor por mund të them se jam ndarë e kënaqur me gjithçka. Kënga titullohet ‘Hajde zemër’ është një këngë me shumë ritëm e që përkon shumë me temperaturat e larta vendore”, ka thënë Ryva për “InfoPress”, transmeton “Telegrafi”.

Këngëtarja ka premtuar se kjo nuk do të jetë e vetmja këngë për këtë verë.

“Shpresoj që shumë shpejt në shtator të dal edhe me një këngë, por kjo nuk është ende e sigurt nëse do të realizohet apo jo. Nuk varet vetëm nga unë, por edhe prej shumë faktorëve tjerë. E rëndësishme është që unë jam duke punuar maksimalisht”, ka thënë Ryva .

Video playlist the sweetest valentine’s day watch www.essayprofs.com the player below to see the whole playlist, or view it on youtube

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch