Home » Opinione » Sa ia vlejti që të zbuloj sekretet amerikane të mbrojtjes

Sa ia vlejti që të zbuloj sekretet amerikane të mbrojtjes

XHAVIT ÇITAKUPara dy vjetësh Julian Assange ishte njeriu më i famshëm në botë, ndërsa tash po “ kalbet” në Ambasadën e Ekuadorit, në ballkonin e së cilës del nganjëherë dhe mallkon Suedinë që po e kërkon për shkak të përdhunimit

Nga XHAVIT ÇITAKU

Julian Assange para dy vitësh ishte njeriu që më së shumti kishte zënë vend në mediat e shkruara dhe elektronike në gjithë globin tokësor. Mirëpo, tash ai rri ulur dhe po “ kalbet” në Ambasadën e Ekuadorit në Londër pa pasur guxim asnjëherë të dalë jashtë apo se paku të bëj përpjekje për të “ ikur” në ndonjë vend tjetër. Po të mos ishte i interesuar një Prokuror suedez për veprat që ai ka kryer në këtë vend skandinav, Assange ndoshta do të ishte harruar tërësisht. Pra, ai akoma qendron atje dhe “ zoti e di” se edhe sa kohë do të mbetët i ngujuar në atë përfaqësi diplomatike. Nganjëherë del në ballkon dhe mallkon drejtësinë suedeze dhe me nostalgji shikon njerëzit, automjetet dhe gjithçka që lëviz përreth tij. Ndoshta, në shumë netët pa gjumë ka menduar thellë se sa e vlefshme ishte që ai të hyj kësaj pune dhe këtij aktiviteti të rrezikshëm apo më mirë me thënë me fut therrën në këmbë të shëndosh, siç thotë një fjalë popullore.

Dikur ishte krenar

Pas publikimit të mijëra dokumenteve sekrete , ky njeri mbante kryet “ lartë”, ishte krenar që kishte arritë një “ sukses” të madh. Ishte njeriu më i intervistuar në botë dhe kishte paralajmëruar se ai do të vazhdoi me këtë aktivitet edhe më vrullshëm. Kishte shkaktuar dëm të madh në raportet ndërmjet SHBA-ve dhe shteteve që ishin përmendur në ato dokumente. Mirëpo, ky njeri që dikur u bë jashtëzakonisht i famshëm refuzon të dalë jashtë sepse nuk dëshiron të dërgohet në Suedi dhe të merret në pyetje në një hetim për krimet e seksit. Nga drejtësia suedeze ai është arrestuar në mungesë. Prokurorja suedeze ka argumentuar se Assange duhet të merret në pyetje në Suedi për veprat e bëra, por ai refuzon të lëshoj “ tokën” ekuadoriane. Në anën tjetër, avokatët suedez kërkojnë nga Gjykata e Qarkut në Stokholm që të heq urdhërarrestin ndaj këtij njeriu me argumentimin se Prokurorja asnjëherë nuk ka provuar mundësinë për të mbajtur seanca dëgjimore në Londër. Thënë konkretisht Prokurorja Marianne Ny  refuzoi të udhëtoj në Londër me po aq kokëfortësi  sa Assange që ka refuzua të shkoj në kryeqendrën suedeze. E gjithë kjo situatë ka evoluar në një bllokim që gjithsesi duhet të marrë fund. Edhe pse Julian Assange e ka gabim kur mendon se Suedia do ta dëboj atë në tortur dhe dënim me vdekje në SHBA, ai kështu ka vendosur dhe ka arsyet e veta të mbetët paranojak. I gjithë opinioni ndërkombëtar e di që Assange ka hedhur në “ dritë” sekretet amerikane të mbrojtjes të dala nga ushtari Manning Chelsea, i cili u dënua me 35 vjet burg në SHBA.

I dyshuar për detyrim të paligjshëm, ngacmim seksual dhe përdhunim

Assange ka qenë i kërcënuar, i urryer, por edhe i dashur për “ Zbulimet” e tij dhe ndoshta ai kishte iluzionet e “madhështisë” në proces. Derisa para dy vjetësh ai ishte një “ yll” i famshëm, tani ai është “ rok yll” i keqkuptuar dhe është e mundur që u soll dhe u paraqit si i tillë. Gjatë një vizite në Suedi ai pati marrëdhënie seksuale me dy gra, të cilat më pastaj e paraqitën- raportuan në polici. Që një periudhë të gjatë këto gra po presin aktivitetin konkret të Prokurorës, e cila siç po shihet ende nuk po punon praktikisht. Të interesuara në vazhdimësi janë mediat suedeze se kjo punë nuk është aq e vështirë që Prokurorja t ë shkoi deri në Ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe të kryej punën e vetë, përkatësisht ta marrë në pyetje dhe më pastaj të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të parapara më ligjet pozitive suedeze. Këto dy gra e meritojnë që të mbahet gjykimi. Julian Assange është i dyshuar për detyrim të paligjshëm, ngacmim seksual dhe përdhunim. Këto akuza janë serioze, por vitet po shkojnë dhe kujtimet e tij po zbehen. Çështja duhet urgjentisht të marrë një përfundim në mënyrë që gratë e përdhunuara të vazhdojnë jetën e tyre e të mos mbesin gjithmonë në stres dhe në kujtimin e keq për ndodhitë e viteve më parë që vështirë e kanë të heqin nga kujtesa.

Dhe krejt në fund. Derisa Assange bëri një “ bum” në arenën ndërkombëtare, për vete nuk fitoi gjë. Pa vullnetin e dëshirën e tij po qëndron i mbyllur në ambasadë dhe askush deri me tash nuk është i interesuar që ta ndihmoj në çfarëdo forme qoftë. Athua ia vlejti që t’i hynë kësaj pune, përkatësisht që të zbuloj sekretet e mbrojtjes të shtetit më të fuqishëm në botë- SHBA-ve. Besoj se jo.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch