Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » SA SHUMË ATDHE LE TEK EMNI YT NDREU

SA SHUMË ATDHE LE TEK EMNI YT NDREU

Kushtim atdhetarit vatran Jonuz NDREUT

Atdheun tand deshtën me ta marrë krejt,
Me të lanë pa kullë, oxhak, rrugë, varr…!
I more rrugët e mërgimit të largët, të gjatë,
Me Atdheun në sy, zemër, mendje, n’ballë…

Atdheu të rrinte te andrrat e tua me Sllovë…!
Në kangët për Elez Isufin… te Statuja e Lirisë,
Me hapecjet drejt “Vatres” së Nolit e Konicës,
Tek dy “A-të” e jetës tande: Shqipëri, Amerikë.

Ti ike sot, në Amshim, more me vete pak Atdhe.
Sa shumë Atdhe le për Ne, tek emni yt Ndreu.

Sllova i tha Drinit, Amerika i tha Atlantikut:
-Burrat e mirë si Jonuz Ndreu kurrë nuk ikin…!Ramiz LUSHAJ

Tiranë, 4 prill 2020

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch