Home » Lajme, Vendore » SALI BERISHA NË TROPOJË

SALI BERISHA NË TROPOJË

Sot,  prof. dr. Sali Berisha- lideri historik i Shqiptareve, ish presidenti e ish kryeministri i Shqipërisë, së bashku me zonjen e tij, Liri Berisha, ishte në Dushaj (Fierzë) për t’i shprehë ngushëllime kryetarit të Bashkisë të Tropojës, Besnik Dushaj, për humbjen e vëllait të tij të madh, Man Dushaj, në një aksident rrugor para dy ditëve në aksin Bajram Curri-Fierzë.

Në këtë aksident automobilistik u plagos rëndë dhe Fadil Dushaj, vllai tjetër i kryebashkiakut të Tropojës, i cili ndodhet në përkujdesje mjekësore në Spitalin e Traumave (ish Spitali Ushtarak) në Tiranë, së bashku me djalin e tij.

Dr.Sali Berisha u përshendet dhe u mirëpret si gjithnjë përgjatë rrugëtimit të tij nga Prizreni në Gjakovë dhe, në këto çaste, ndodhet në Tropojë, po i  kalon disa orë në vendlindjen e tij.

Herën e fundit dr. Berisha ishte në Tropojë më 27 tetor 2017 në përurimin e Shtatores së Azem Hajdarit, Liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ‘90, Heroit të Lirisë e Demokracisë Shqiptare.

Nga Ramiz LUSHAJ

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch