Home » Opinione » SALI SALIHU MË NUK ËSHTË KËSHILLTARË I PVD-së

SALI SALIHU MË NUK ËSHTË KËSHILLTARË I PVD-së

Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc nuk i ka më 9 këshillatrë në Asamblenë komunale të Bujanocit, siç po thirret në deklaratat e tij kryetari i degës Shaip Kamberi dhe kryetari i këtij subjekti politik Riza Halimi, kjo ngase ish-partneri i koalicionit, Sali Salihu tashmë vepronë si këshilltarë i PDSH-së në Asamblenë Komunale të Bujanocit dhe jo si pjesë e koalicionit me PVD-në.

Arsyeja pse Salih Salihu nuk është më pjesë e këtij koalicioni është shkelja e marreveshjes nga ana e PVD-së subjekt ky që pas zgjedhjeve lokale, Sali Salihun e ka konsideruar si këhsilltarë të PVD-së dhe jo siç ka qenë e paraparë në marrveshje këshilltarë i Partisë Demokratike Shqiptare.

Sa i përket politikës së Riza Halimit si deputet në Parlamentin e Sërbisë, Salihu u shpreh se ai nuk njihet si deputet legjitim nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare, sipas Salihut politika e Riza Halimit është politikë centraliste, ku gjithnjë ka shkelur procesin e normave demokratike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Funksionimi i Këshillit Nacional sipas Salihut këshilltarë i Partisë Demokratike Shqiptare në asamblenë komunale të Bujanocit, është jolegjitim dhe i centralizuar sikurse në kohën e monizmit të ish-Jugosllavisë.

Krejt në fund Salihu u shpreh se në punimet e Asamblesë komunale do të jetë prezent dhe aktiv sikurse ka qenë deri më tash, ne të mirën e qytetarëve të komunës së Bujanocit, pa dallim nacionalitet./TP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch